-
VIDEO
Kukës/Gjendet një trup i pajetë pranë 'Urës së Drinit të Zi', policia nisin hetimet për identifikimin e viktimës
Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës. Sipas policisë, trupi i përket një burri, por ende nuk është identifikuar. Nga informacionet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
-
VIDEO
Radhë kilometrike në pikën kufitare të Vërmicës, kamionët nga Shqipëria presin për të hyrë në Kosovë, shkak masa që ndaloi lëvizjen e tyre në autostrada
Në aksin Bardhoc–Vermicë të rrugës Morinë-Kukës me drejtim nga Shqipëria drejt Kosovës është krijuar një rradhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë. Kamionët, të parkuar në dy rreshta përgjatë rrugës, po presin të hyjnë në Kosovë përmes pikës doganore të Vermicës.
-
VIDEO
Plagosje me thikë në Vlorë, policia në vendngjarje
Një person është plagosur këtë pasdite në Vlorë në zonën e njohur si “Aleksandria”.Policia ka mbërritur në vendngjarje.
-
VIDEO
Zjarri në Lukovë përparon drejt fshatit Bregas në Finiq, në ndihmë edhe banorët e zonës për shuarjen e flakëve
Zjarri në Lukovë po përparon drejt fshatit Bregas në Finiq, ku në ndihmë kanë ardhur edhe banorët e zonës të cilët po luftojnë për të ndalur flakët e zjarrit.
-
VIDEO
Vijon zjarri në Dukat-Fushë, në ndihmë shkon edhe helikopteri
Në fshatin Dukat- Fushë në Vlorë, vijon zjarri që ka nisur që presj pasdites së sotme.
Ndërkohë, në ndihmë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve ka shkuar edhe helikopteri.
-
VIDEO
Grushte kamerierit në Vlorë, avokati: Nuk e goditi polici, por shoku i tij! Isufi vetëm e shtyu, policia të marrë pamjet e plota
Mbrojtja e Ardian Isufit, policit të përfshirë në dhunën ndaj kamerierit në Vlorë vetëm për një shishe ujë, thotë se nuk është polici ai që e goditi 18-vjeçarin me grusht, por miku me të cilin ai ishte ulur për kafe. Avokati Kujtim Cakrani, kërkoi që policia të shohë të plota pamjet e dhunës në hotel, pasi ndaj efektivit po hidhet baltë.
-
VIDEO
Vijon zjarri në Lukovë, helikopteri në ndihmë për shuarjen e flakëve, nuk rrezikohen banesat
Vazhdon të jetë aktiv zjarri në Lukovë, forca zjarrfikëse dhe forca të ushtrisë janë në gatishmëri.
Ndërkohë, një helikopter operon nga ajri për shuarjen e flakëve.
Aktualisht, nuk paraqitet rrezik për shtëpitë dhe zonat e banuara.
-
VIDEO
Mbyllen hetimet për dosjen ‘Meta’/ E pandehur edhe Fatime Kryemadhi! SPAK i komunikon akuzat Ema Çokut e Pirro Xhixhos
Nëntë muaj pas arrestimit të ish Presidentit Ilir Meta dhe vendosjes së masave të tjera të sigurisë, SPAK ka vendosur mbylljen e hetimeve dhe dërgimin në gjyq të dosjes Meta-Kryemadhi. Report Tv deri tani ka mësuar 5 të pandehur për dosjen. Përveç Metës, Kryemadhit, Piro Xhixhos dhe Ema Çoku nën akuzë zyrtarisht është edhe ish vjehrra e kreut të PL, Fatime Kryemadhi. Akuza i komunikohet nesër.
-
VIDEO
Zjarr i madh në Dukat Fushë, shtëllungat e tymit mbulojnë zonën, rrezikohen disa banesa
Një vatër e re zjarri është raportuar këtë të hënë në Dukat Fushë. Nga pamjet e siguruara nga vendgjarja, zjarri duket se ka djegur një sipërfaqe të madhe toke dhe vatra është ende aktive. Të favorizuara nga era e fortë dhe temperaturat e larta, flakët po përparojnë drejt disa banesave.
-
VIDEO
E rëndë në Pogradec/ Gruaja dhunohet për vdekje dhe e djegin në shtëpi! Shoqërohet autori i dyshuar, dyshohet se kishin lidhje intime
Një grua që jetonte e vetme në Pogradec u dhunua për vdekje dhe më pas autori e dogji brenda në banesë për të fshehur gjurmët. I buzëqeshur ai u shoqërua nga policia në vendin e krimit, S’kam lidhje me vrasjen, thotë ai. Report Tv solli pamjet kur grupi hetimor kërkon për prova në koshin e plehrave. Tha se kishte 10 ditë që s'fliste me viktimën, por pamjet e kameras së Fast-Food-it e tradhtuan
-
VIDEO
Shkodër/ Lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe zhvillon turizmin, punime me ritme të larta në rrugën Shirokë-Zogaj
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga këto punime, duke e cilësuar një investim të rëndësishëm infrastrukturur që jo vetëm nxit turizmin, por lidh edhe Shqipërinë me Malin e Zi
-
VIDEO
Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Fier, prishen mure dhe struktura metalike në lagjen '8 Shkurti'
Policia bashkiake ka vijuar edhe sot aksionin për lirimin e hapësirave publike në lagjen “ 8 shkurti” në Fier.
Pas njoftimeve paraprake janë ndërmarrë ndërhyrje për prishjen e obiekteve, mureve, konstruksioneve metalike dhe gardheve në fuksion të zgjerimit të hapësirave të përbashkëta për një qytet më funksional.
Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon prej disa ditësh në disa qytete të vendit. Aksioni ka në fokus çlirimin e trotuareve, shesheve dhe hapësirave të përbashkëta nga ndërtimet pa leje, tavolinat, kioskat dhe strukturat e përkohshme që kanë zaptuar territorin publik.