-
VIDEO
Tropojë/ 48-vjeçarja e zhdukur prej 22 korrikut, dyshohet se është larguar nga dhuna e bashkëshortit, nuk përjashtohet pista e vrasjes
Prej datës 22 korrik, një grua 48-vjeçare nga fshati Bujan i Tropojës rezulton e zhdukur. Ajo ishte e martuar në Bujan, ndërsa familjen e origjinës e ka në fshatin Mejdan, e shpërngulur në Tiranë, sipas banorëve të zonës të cilët nuk donin të dilnin para kamerës.
-
VIDEO
Pamjet e reja me dronin ‘Bayraktar’ nga zjarret në Lukovë dhe Shën Vasil
Teksa situata e zjarreve mbetet kritike, pamjet e reja të siguruara me dronin Bayraktar tregojnë pasojat e dëmeve, vatrat aktive, por edhe betejën e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Emergjencave dhe Zjarrfikësve me flakët në terren apo nga ajri.
Një ndër qarqet më të prekura nga zjarret është edhe Vlora, kryesisht aksi Sarandë-Konispol, por edhe zona e Dukatit, Sherishtës, Kaninës, Senicës, Sasajt, Markatit, Vergos etj.
Këto janë pamjet nga sipër të marra me dron nga vatrat e zjarreve dhe pasojat mbi zonat e Lukovës dhe Shën Vasilit në Sarandë.
Aksioni për shuarjen e vatrave të mbetura po vijon me intensitet të lartë nga grupet operacionale.
-
VIDEO
Selmani u kthye nga Greqia, tha se nuk fliste prej 10 ditësh me viktimën pas grindjes, por kamerat e sigurisë e tradhtuan! U filmua duke hedhur qesen
Ilirjan Selmani, i arrestuar si i dyshuar për krimin e ndodhur sot në Pogradec, ku Kozeta Teço, 52 vjeçe, u dhunua, u vra dhe më pas u dogj banesa për inskenim si zjarr, nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga Greqia.
-
VIDEO
Zjarret në Delvinë, Ardit Bido për Report Tv: Dëme në shtëpi të pabanuara, kullota e ullinj, do ketë një vlerësim të tyre
Ardit Bido tha se gjatë mbrëmjes së kaluar janë shuar disa vatra zjarri, ndërsa vijojnë që të jenë aktive vatra midis Kalasës dhe Vanës. Bido tha se dëmet janë të mëdha në banesa që janë të pabanuara, në pyje dhe në kullota.
-
VIDEO
‘Shteti të ndahet nga llumi’/ Spahiu: Rrugët plotë me gangsterë të pasur dhe halabakë ordinerë!
Shqipëria është mbushur me gangsterë, alabakë dhe njerëz banalë, ku shumë prej tyre kanë veshur edhe kostum zyrtari, politikani e biznesmeni. Sistemi ka dështuar dhe duhet një ndryshim rrënjësor në gjithçka, pasi më shumë vlerësohet kjo kategori sesa intelektualët dhe profesionistët.
-
VIDEO
Durrës/ Sherr për ‘dopio gjashtën’ mes të moshuarve, njëri plagoset me thikë pas përleshjes, tjetri shoqërohet!
Durrës- Loja e dominove është kthyer në një përleshje mes dy të moshuarve, përplasje që degradoi deri në përdorimin e armëve të ftohta, me pasojë një të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës rreth orës 15:00, në qendër të qytetit, në sheshin "Pranvera".
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa patrulla policie dhe një autombulancë që transportoi drejt spitalit të plagosurin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
-
VIDEO
Trajleri përplaset 'kokë më kokë' me veturën në rrugën Peqin-Rrogozhinë, një person i plagosur! Të dy mjetet bëhen copash
Policia Rrugore ndodhet në vendngjarje për të hetuar dhe zbardhur shkaqet dhe rrethanat. Nga përplasja të dy mjetet pësuan dëmtime të rënda
-
VIDEO
Konispol/ Ndezi zjarr për pastrimin e tokës, dogji 3.5 ha kullotë dhe një stallë me bagëti të imëta, nën hetim 70-vjeçari
Nga hetimet paraprake dyshohet se më datë 26.07.2025, rreth orës 09:00 i moshuari ka ndezur zjarr me qëllim pastrimin e një pjese toke kullotë në malin e fshatit Markat dhe, si pasojë e përhapjes së flakëve nga era e fortë, është djegur një sipërfaqe prej 3.5 hektarësh me barishte dhe shkurre.
-
VIDEO
Zjarret në Dibër, 4 vatra ende aktive! Problematike situata në Parkun Kombëtar të Lurës dhe Zall-Gjoçaj
Në qarkun e Dibrës raportohen aktualisht 4 vatra zjarri aktive.
Më problematikja mbetet ajo në Parkun Kombëtar Lurë, nga ana lindore ‘Gurë-Lurë’ dhe është afruar në distancë të konsiderueshme fshatit Sinë, të Njësisë Administrative Arras.
Vatra e dytë e zjarrit në Zall-Gjoçaj është problematike me zhvillime në dy vatra, njëra nga Mas-Deja dhe vatra tjetër nga Qafa-Tolla edhe në Bulqizë, që vazhdon të jetë aktive, sikurse vatra e zjarrit në ‘Majën e Lepurit’, ku ndodhen dhe antenat e kompanive celulare.
-
VIDEO
Delvinë/ Riaktivizohet zjarri në Kalasë, në terren asnjë zjarrfikës! Banorët aksion për shuarjen e flakëve
Në zonën e Kalasë në Delvinë mesditën e sotme është riaktivizuar sërish vatra e zjarrit.
Flakët ndodhen afër zonës së banuar, ndërsa në terren nuk ka asnjë shërbim zjarrfikës.
Në këtë situatë banorët janë mobilizuar për fikjen e flakëve.
-
VIDEO
Spahiu: Duhen ndëshkuar gjyqtarë dhe prokurorë që nxjerrin sekretin, jo gazetarët që i publikojnë!
Duhen ndëshkuar gjyqtarë dhe prokurorë që nxjerrin sekretet e dosjeve hetimore dhe jo gazetarët që i publikojnë ato.
-
VIDEO
Librazhd/ Grabitën me dhunë 2 persona, arrestohet 33-vjeçarja dhe bashkëpunëtori (EMRAT)
Policia e Librazhdit ka vendosur në pranga një 33-vjeçare dhe bashkëpunëtorin e saj 32-vjeç pasi iu morën me dhunë sendet personale, 2 personave.