-
VIDEO
Zjarri në Bashaj po përhapet me shpejtësi, rrezikon zonën e mbrojtur të Piksit në Gjirokastër
Një zjarr aktiv prej disa ditësh në zonën Bashaj, Bashkia Delvinë, rreth 1 km në jug të tunelit të Skërficës, po përhapet me shpejtësi drejt majës së malit, i favorizuar nga era.
-
VIDEO
Vijon zjarri në Kalasë, flakët po përhapen drejt Shën Vasilit dhe Vanës, zjarrfikësit në gatishmëri për të shpëtuar banesat
Vijon zjarri në Kalasë të Delvinës, ndërsa flakët po përhapen edhe drejt Shën Vasilit dhe Vanës
-
VIDEO
Himarë/ Flakët afër banesave në Sasaj, rrezikohen 50 shtëpi, evakuohen banorët
Përkeqësohet situata nga zjarri në fshatin Sasaj.
-
VIDEO
Aktivizohen vatrat e zjarrit në Lukovë, tymi ‘pushton’ Vlorën
Janë aktivizuar mbrëmjen e sotme edhe vatrat e zjarrit në Lukovë. Në pamjet e siguruara nga Report Tv shihet se tymi ka mbuluar Vlorën.
-
VIDEO
Sarandë/ Policia gjobit dhe nis hetimin ndaj 31- vjeçarit, bllokoi rrugën duke parkuar automjetin në mënyrë të parregullt
Me 20 mijë lekë gjobë dhe është vënë nën hetim nga policia një 31- vjeçar, në Sarandë, pasi parkoi automjetin në mënyrë të parregullt, mbi trotuar, duke penguar qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve, në një nga rrugët e qytetit të Sarandës.
-
VIDEO
Zjarri në Kalasë, mbërrin në zonë ministri Pirro Vengu, në ndihmë edhe helikopteri për të shuar flakët
Ndërsa zjarri në fshatin Kalasë vijon, në ndihmë ka shkuar edhe helikopteri, i cili ka nisur hedhjen e ujit nga ajri, me qëllim izolimin e flakëve që rrezikojnë të përhapen në sipërfaqe më të mëdha dhe banesa.
-
VIDEO
Zjarri në Delvinë, policia ka nisur evakuimin e banorëve të fshatit Kalasë
Pasi zjarri në fshatin Kalasë në Delvinë vijon, policia ka nisur evakuimin e banorëve.
-
VIDEO
Vlorë/ Prishi qetësinë publike duke vënë muzikë mbi normat e lejuara, gjobitet me 2 mln lekë pronari i një beach bari në Dhërmi
Policia në Vlorë, ka gjobitur me 2 mln lekë administratorin e një beach bari në Dhërmi, për prishje të qetësisë publike, pasi vendosi muzikë mbi normat e lejuara. Gjatë kontrollit, u konstatua se muzika në ambientin e lokalit tejkalonte kufijtë e lejuar me ligj, çka solli vendosjen e një masë administrative ndaj administratorit të subjektit.
-
VIDEO
Delvinë/ Zjarri përparon drejt fshatit Kalasë, rrezikohen banesat, kërkohet ndërhyrje nga ajri me helikopter
Delvina vijon ende të përballet me zjarret. Gjatë pasdite së sotme, zjarri ka hyrë në fshatin Kalasë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se nga zjarri rrezikohen të digjen banesat.
-
VIDEO
Zjarret në vend, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA: Jemi në terren në disa qarqe, janë marrë masa edhe për evakuuime
Arben Kingji, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ndodhet në zonën e Qafës së Buallit dhe Planit të Bardhë në Bulqizë, në krye të operacionit për shuarjen e dy vatrave aktive të zjarrit. Ai konfirmoi se 35 trupa të FA janë angazhuar vetëm në këtë zonë.
-
VIDEO
Vengu nga Vlora: Kemi një situatë më pozitive, vatrat e zjarrit po shuhen, forcat zjarrfikëse mbeten të angazhuara në terren
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu po ndjek nga afër situatën e krijuar me zjarrin në Vlorë e jo vetëm. Në përfundim të mbledhjes së Komitetit të Emergjencave Civile në Vlorë, ministri Vengu theksoi se angazhimi i institucioneve është i plotë dhe po punohet intensivisht për rikthimin e normalitetit në zonat e prekura.
-
VIDEO
Sarandë/ Kanoset me thikë burri i ish kandidates së PD, shpallet në kërkim 21-vjeçari! Matilda Qurku publikon VIDEOT: Prindërit e tij kanë punuar te biznesi im, i kam paguar plotësisht
Një 21-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Sarandës, pasi mbrëmjen e djeshme, ka kanosur me thikë një 41-vjeçar, i cili është bashkëshorti i Matilda Qurkut, ish kandidate për deputete e Partisë Demokratike në Qarkun Vlorë.