-
VIDEO
Bllokohen 33 mjete lundruese nga Ksamili në Koman gjatë një jave, 8 prej tyre për shkelje të perimetrit të sigurisë! Shpëtohen në det 9 persona
Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare gjatë kësaj jave janë intensifikuar monitorimet dhe kontrollet dhe si rezultat nga Ksamili në Koman janë kontrolluar 452 mjete lundruese nga të cilat 33 janë bllokuar.
-
VIDEO
Flakë në Markat të Konispolit, riaktivizohet vatra e zjarrit në Kalasë të Delvinës
Është riaktivizuar sërish vatra e zjarrit në Kalasë të Delvinës. Ndërkohë, raportohet për një vatër zjarri edhe në në malin Saraqin në Markat, Konispol. Në terren ndodhen 40 forca zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen.
-
VIDEO
Haki Çako: Zjarret në vend në kontroll, situatë e favorshme falë ndryshimit të kohës
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako thotë se situata me zjarret në vend është në kontroll. Në një deklaratë për mediat, Çako falënderoi të gjithë ekuipazhet që kanë marrë pjesë në terren për shuarjen e flakëve.
Çako tha se disa nga vatrat më problematike, të cilat kanë rrezikuar seriozisht jetën dhe normalitetin e banorëve ka qenë në Malin e Shpiragut, në qytetin e Vlorës, në Malin e Shashicës, mbi Kaninën, në Brosh, në Piqeras, por edhe në Bulqizë. Çako shprehet se falë ndryshimit të kohës, jemi në një situatë krejt të favorizueshme, por gjithsesi të gjitha vatrat në terren po mbahen në monitorim dhe po punohet për shuarjen e tyre.
-
VIDEO
Aksioni i lirimit të hapësirave publike, Rama publikon videon: Shkodra ka nisur të marrë frymë lirisht
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në rrjetet sociale një video nga Shkodra, ku është zbatuar aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara.
-
VIDEO
Lezhë/ Po shkonte për të bërë atentat, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari i armatosur me armë zjarri me fishek në fole
Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë arrestuar në flagrancë një 39-vjeçar të armatosur që po udhëtonte me motor, i cili sipas informacioneve të siguruara nga blutë, po lëvizte me qëllim kryerjen e një ngjarjeje kriminale për shkak të një konflikti të mëparshëm.
-
VIDEO
PAMJET/ Borshi i shkrumbuar, avioni Canadair nga Italia në operacion për shuarjen e flakëve! Momenti kur mbushet me ujë
Një avion Canadair nga Italia i ka ardhur në ndihmë vendit tonë për të shuar flakët në Borsh. Pamjet që vijnë nga Borshi turistik janë të trishta. Malet janë totalisht të shkrumbuara, ndërsa në operacion përveç avionit Canadair për shuarjen e flakëve po punon edhe një helikopter Coguar.
-
VIDEO
Durrës/ Trafikoi dhe shfrytëzoi një 20-vjeçare ruse për prostitucion, arrestohet 46-vjeçari
Policia e Durrësit ka arretuar një 46-vjeçar, i cili kishte futur në mënyrë ilegale në Shqipëri një shtetase 20-vjeçare nga Rusia, në tetor 2023, përmes Podgoricës. Ai e kishte mashtruar duke i premtuar punësim si kameriere, por më pas, përmes dhunës dhe kërcënimeve, e kishte shfrytëzuar për prostitucion për afro dy vite.
-
VIDEO
S’ka më ‘leverdi’ për paraburgimin, Kodi i ri Penal e barazon me burgun! ‘Shtrenjtohet’, shkon në 7 mijë lekë një ditë
Kush kalon sot një vit në paraburgim, pra i arrestuar por ende i padënuar me vendim të formës së prerë, i konsiderohet në fund sikur të ketë kryer një vit e gjysmë dënim.
Ky raport 1 me 1.5 për një ditë paraburgim bënte që personat që ishin në qeli të zvarrisnin sa më shumë të mundeshin gjykimin e tyre, pasi, ju leverdiste llogaritja e kohës në paraburgim si kohë shtesë në fund të dënimit.
Kjo bënte që shumë gjyqe të dështonin apo të shtyheshin me manovra false nga avokatët dhe të pandehurit, në rastet kur e kishin të qartë se nga ky proces nuk do të dilnin të pafajshëm.
-
VIDEO
Drejt fikjes zjarri që filloi 3 ditë më parë në malin Shpirag, vetëm 1 vatër aktive në zonën kodrinore të fshatit Paftal
Është drejt fikjes zjarri që filloi 3 ditë më parë në malin Shpirag. Vetëm një vatër zjarri ka mbetur tashmë në zonën kodrinore të fshatit Paftal. Është punuar gjatë gjithë natës nga forcat zjarrfikëse dhe forcat e ushtrisë, të cilët kanë mbyllur të gjitha vatrat, duke shmangur edhe rrezikun e përhapjes së flakëve drejt fshatrave Paftal e Galinë.
Gjatë orëve të mëngjesit, në fikjen e zjarrit kanë mbërritur edhe dy helikopterët e ushtrisë, që hodhën ujë nga lartësia. Në fikjen e zjarrit janë angazhuar forca të shumta zjarrfikësish, forca policie, forca të shumta ushtarake dhe shtabet e emergjencave në bashki e prefekturë.
Aktualisht ka vetëm një vatër aktive, ku po punohet nga zjarrfikësit dhe ushtria për fikjen e saj, ndërkohë që e gjithë zona po mbahet nën kontroll. Shërbimet zjarrfikëse dyshojnë për një zjarrvënie të qëllimshme, që rrezikoi disa fshatra dhe shkrumboi qindra hektarë tokë, ndërkohë që dëmet e shkaktuara nga zjarri nuk janë përllogaritur ende. Ndërsa situata në Poliçan është nën kontroll.
Një ditë më parë situata në fshatrat Zgërbonj e Vasjar ku janë evakuar nga banesat. Zjarri ka përshkuar gjithë zonën, ndërsa janë shkrumbuar pyje me shkurre e pisha të egra. Ditën e sotme situata është nën kontroll. Vetëm disa vatra të cilat janë nën monitorim.
-
VIDEO
Shqipëria në pushtetin e flakëve, Italia sjell në ndihmë avionin Canadair
Në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, një avion zjarrfikës Canadair është nisur nga Italia dhe do të angazhohet në operacionet ajrore për shuarjen e flakëve në jug të vendit, në zonat Borsh, Piqeras dhe Lukovë.
Ky mjet ajror do të forcojë ndërhyrjet në terrene të vështira dhe të paarritshme nga toka, duke dhënë ndihmë në përballimin e situatës së zjarreve që kanë përfshirë këto zona.
Ndërkohë, helikopterët e Forcës Ajrore do të angazhohen pranë fshatit Zhulat, në rajonin e Gjirokastrës, si dhe në zonën e Qafëbuallit, pranë Bulqizës.
-
VIDEO
Tiranë/ Arrestohet 63-vjeçari që shkaktoi djegien e 600 hektarëve në Parkun Kombëtar të Dajtit (EMRI)
Policia e Tiranës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të zjarrvënies së ndodhur një ditë më parë në zonën e mbrojtur të Malit me Gropa, ku u dogjën rreth 600 hektarë kullota dhe bimësi natyrore brenda Parkut Kombëtar të Dajtit.
I arrestuari është Bahri Hysa, 63 vjeç, banues në Fushë-Stanë. Hetimet paraprake tregojnë se ai, gjatë punës si bari në zonë, ka ndezur zjarr në një sipërfaqe kullotë në vendin e quajtur “Fushë Stanë”. Zjarri, i favorizuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta, është përhapur me shpejtësi, duke përfshirë lugina dhe zona të tilla si Gryka e Mullinit dhe Qafa e Qershisë, të cilat ndodhen brenda kufijve të zonës së mbrojtur.
-
VIDEO
Zjarre në fshatin Zhulat të Gjirokastrës, 71 forca të angazhuara për shuarjen e flakëve, ndërhyrja nga ajri e domosdoshme
Një zjarr ka përfshirë kurorën e gjelbër të fshatit Zhulat në Bashkinë Gjirokastër që në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave zyrtare, zjarri ka nisur rreth orës 04:00 dhe për shkak të terrenit të vështirë forcat zjarrfikëse e kanë të pamundur ndërhyrjen e plotë nga toka.
Në operacion janë angazhuar 14 zjarrfikës, 20 ushtarë të Forcave të Armatosura, 7 forca nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARSH) dhe 30 punonjës nga Bashkia Gjirokastër.
Të gjithë efektivët në terren po përballen me vështirësi të mëdha, pasi për të mbërritur në vatrën e zjarrit nevojiten rreth 4 deri në 5 orë ecje me këmbë për shkak të terrenit të thyer.
Zjarrfikësit e konsiderojnë ndërhyrjen nga ajri si domosdoshmëri për të izoluar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në pyllin me bredha. Autoritetet vijojnë monitorimin dhe kërkojnë mbështetje të menjëhershme ajrore për neutralizimin e situatës.