-
VIDEO
Lushnje/ Po vidhte një kishë në lagjen ‘Kongresi’, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari
Një 48-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Lushnjës pasi tentoi të vidhte sende me vlerë në një Kishë Katolike, në lagjen "Kongresi".
-
VIDEO
Arrestohet autori i zjarrit në Shetel të Shijakut, policia: Po digjte mbeturinat dhe flakët i dolën jashtë kontrollit
Policia ka njoftuar ditën e sotme se është bërë i mundur arrestimi i autorit të dyshuar të zjarrit që përfshiu një sipërfaqe të pyllëzuar në fshatin Shetel, Njësia Administrative Gjepalaj, Shijak, duke rrezikuar djegien e banesave.
“Falë veprimeve të shpejta hetimore, në orët e para të mëngjesit të sotëm, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit I. B., 58 vjeç, banues në fshatin Shetel, Njësia Administrative Gjepalaj, Shijak.
Arrestimi i tij u bë pasi, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe ka përfshirë një sipërfaqe të madhe të pyllëzuar në fshatin Shetel, duke rrezikuar edhe banesat pranë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, mbi bazën e nenit 206/a të Kodit Penal, "Shkatërrimi me zjarr i pyjeve ose i mjedisit pyjor",- njofton policia.
-
VIDEO
Shkaktoi zjarrin në malin e Shashicës, arrestohet 33-vjeçari
Policia e Vlorës ka arrestuar një person me akuzën e zjarrvënies në malin e Shashicës. Në pranga u vu Elmaz Fejzaj, 33 vjeç, banues në fshatin Kaninë, i cili dyshohet se ka ndezur zjarr për pastrimin e barërave në një kullotë në Shashicë dhe më pas zjarri është përhapur edhe në drejtim të territorit të fshatrave Kaninë dhe Sherishtë.
-
VIDEO
Zjarret në Korçë/ Prefektura: 171 forca në terren! Aktive vatrat në Dishnicë, Strelcë dhe Parkun Kombëtar të Prespës
Prefektura e Qarkut Korçë ka njoftuar se vijojnë operacionet për shuarjen dhe monitorimin e vatrave të zjarrit në qark, me një angazhim të gjerë të forcave.
Sipas informacionit zyrtar të datës 27 korrik 2025, ora 08:30, në terren janë angazhuar rreth 171 forca njerëzore, ndër to efektivë të shërbimit zjarrfikës, strukturave pyjore, njësive administrative dhe repartit ushtarak 1033 Drenovë.
Në operacion po përdoren gjithashtu 7 mjete zjarrfikëse të tipeve të ndryshme dhe 5 mushka të ngarkuara me ujë dhe mjete shuarjeje, për të mundësuar ndërhyrjen në zonat me akses të vështirë.
Për orientimin dhe mbikëqyrjen e situatës nga ajri, janë vënë në përdorim dronë të cilët ndihmojnë në koordinimin e operacioneve. Autoritetet vijojnë të monitorojnë nga afër gjendjen dhe të ndërhyjnë për neutralizimin e çdo vatre aktive.
-
VIDEO
Borshi nën terrorin e flakëve, PAMJE nga operacioni i zjarrfikësve mëngjesin e sotëm
Pamjet e mësipermë tregojnë luftën e zjarrfikësve me flakët masive që kanë përfshirë pjesë të mëdha të fshatit Borsh në Himarë, prej mbrëmjes së djeshme.
-
VIDEO
Përmirësohet situata në Kaninë! Vengu në terren: U ndalua autori i zjarrvënies në Shashicë
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndodhet në Vlorë, aty ku situata është më kritike nga zjarret. Në një prononcim për gazetarët, ministri u shpreh se ka një përmirësim të situatës në Kaninë, por kritike mbetet vatra e Sherishtës, ku janë evakuuar edhe 4 familje. Ndërkohë, në Kaninë forcat janë në gatishmëri, por ministri thekson se nuk ka rrezik për banorët.
Zjarri që nisi në Shashicë kaloi në Sherishtë, ndërsa ministri Vengu bëri me dije se kanë ndaluar edhe autorin e zjarrvënies.
-
VIDEO
Situatë problematike nga zjarri në Sherishtë, flakët i afrohen landfillit! Dredha: Kemi evakuuar 4 familje
Situata vijon të jetë problematike nga zjarri në Sherishtë. Flakët i janë afruar landfillit të Sherishtës. Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha i cili ka zbritur në terren bën me dije se 4 familje janë evakuuar, pasi zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe rrezikoheshin banesat. E njëjta gjë do të bëhet edhe në Kaninë, nëse zjarri u afrohet banesave.
Dredha tha po bëjnë çmos që flakët mos të prekin landfillin e Sherishtës, ndërkohë që zjarrvënien e quajti të qëllimshme.
-
VIDEO
Zjarri ‘pushton’ Borshin, afrohet deri pranë plazhit, evakuohen banorë të zonës dhe turistët në hotele! Rruga Himarë-Sarandë e pakalueshme
Është përkeqësuar situata me zjarret në jug të vendit, veçanërisht në Borsh, ku flakët i janë afruar plazhit. Rruga kryesore Himarë-Sarandë pranë Borshit momentalisht është e pakalueshme për shkak të rrezikut nga flakët që kanë pushtuar fshatin turistik.
-
VIDEO
Mbetet ende aktive vatra e zjarrit në fshatin Kopaçëz të Delvinës, pamjet nga flakët afër banesave
Vazhdon të jetë aktiv zjarri në fshatin Kopaçëz, në zonën e Vergos, në Delvinë.
-
VIDEO
Vengu dhe Dredha monitorojnë nga afër zjarret në Shashicë dhe Kaninë, dyshohen të qëllimshme! Ministri: E papranueshme!
Pas inspektimit nga afër të situatës ë zjarreve në Berat dhe drejtimit të operacioneve nga Baza e Kuçovës, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu i është drejtuar Vlorës mbrëmjen e sotme.
-
VIDEO
Bregdeti i Vlorës nën pushtetin e flakëve! Pamjet e frikshme të zjarreve në Kaninë, Borsh, Lukovë, Piqeras dhe Shashicë
Këto janë pamjet gati apokaliptike të orëve të vona të natës nga zjarret në zonën bregdetare të qarkut të Vlorës, në zonën kodrinore të saj.
-
VIDEO
Vengu inspekton zjarret në Berat, flet nga baza e Kuçovës: 36 vatra, 12 janë shuar, temperaturat ekstreme! Të gjitha forcat në gatishmëri, nga ajri e toka
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka qenë sot në Qarkun e Beratit, duke ndjekur nga afër operacionin për shuarjen zjarrit në zonën e Shpiragut dhe monitorimin nga baza e Kuçovës, prej nga ngrihen edhe avionët e ardhur nga misionet e vendeve partnere.