-
VIDEO
Vlorë/ Zjarri në malin e Shashicës, vijnë në ndihmë dy avionë zjarrfikës
Një vatër e fuqishme zjarri ka shpërthyer mesditën e sotme në malin e Shashicës, në Vlorë, duke vënë në alarm autoritetet vendore. Terreni i thepisur e ka bërë thuajse të pamundur ndërhyrjen nga toka, duke detyruar kërkesën për ndihmë ajrore.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Memaliaj, 10-vjeçari vdes pas përplasjes së dy fuoristradave, 3 të plagosur rëndë! Të përfshirë dhe 2 ukrainas
Një aksident me pasojë vdekjen sapo ka ndodhur para pak minutash në aksin kombëtar Memaliaj-Mallakastër, pranë kthesës së ish-minierës së qymyrgurit në Memaliaj. Makinat bëhen copash, policia në vendngjarje. Një nga mjetet me targa të huaja, udhëtonin dy të rinj ukrainas
-
VIDEO
‘Ndihemi mirë këtu’, Rama ndan videon e turistëve në Sarandë: Na pëlqejnë plazhet, njerëzit, traditat e ushqimi
Kryeministri Rama ka ndarë eksperiencat e disa turistëve në Sarandë, të cilët vlerësësojnë pamjet e mrekullueshme të bregdetit, traditat, ushqimin si dhe mikpritjen e njerëzve.
-
VIDEO
Vlorë/ Shfaqen dy vatra zjarri, në Selenicë e Shashicë
Dy vatra të tjera zjarri janë shfaqur në Vlorë, njëra në zonën e Selenicës e tjetra në Shashicë.
Zjarret e rëna në këto dy zona, për momentin nuk paraqesin rrezikshmëri për zonat e banuara.
Drejt vendngjarjes janë forcat zjarrfikëse, të cilat po bëjnë të mundur vendosjen e zjarri nën kontroll.
-
VIDEO
Digjet Shqipëria! Zjarre në Shkopet-Dukat-Delvinë-Borsh. Situatë problematike në Berat e Konispol, evakuohen banorët e fshatrave Paftali dhe Markat (VIDEO)
Vatrat aktive të zjarreve po monitorohen me dronët Bayraktar në të gjithë vendin. Zjarri në malin e Shpiragut ka zbritur poshtë dhe ka prekur fshatin Paftali. Banorët e këtij fshati po evakuohen nga ekipet e emergjencave. Edhe në fshatin Markat të Konispolit është shfaqur një vatër zjarri. Një banesë është djegur, teksa ka nisur dhe evakuimi i banorëve. Zjarri vijon në malin e Dukatit. Vatra në Delvinë mbetet aktive dhe është përhapur drejt Borshit. Problematike paraqititet situata edhe në Zall Gjoçaj të Matit.
-
VIDEO
Ishte kthyer në makthin e qytetarëve dhe bizneseve, arrestohet hajduti ‘serial’ në Tiranë! I sekuestrohen 600 mijë lekë dhe 8200 euro
Policia e Tiranës ka arrestuar një 47-vjeçar pasi vidhte portofola, celularë, shuma parash, në stacionet e autobusëve dhe në biznese.
-
VIDEO
Bie zjarr edhe në Bërzhitë të Tiranës, ndërhyn helikopteri nga ajri
Një zjarr i fuqishëm ka rënë në zonën e Bërzhitës në Tiranë.
Flakët e zjarrit aktualisht po djegin shkurre dhe pemë.
Ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse nga terreni.
Kurse nga ajri është aktivizuar helikopteri.
-
VIDEO
Zjarret/ Nis evakuimi i banorëve edhe në Konispol, digjet një shtëpi në Markat, rrezikohen edhe të tjera
Në fshatin Markat të Konispolit ka nisur evakuimi i banorëve pas shfaqjes së një vatre zjarri.
Në këtë fshat, gazetari i Report Tv, Limos Didani, raporton se zjarri ka djegur deri tani një banesë. Ndërsa shumë të tjera rrezikohen gjithashtu nga flakët.
-
VIDEO
Temperaturat ekstreme, OSHEE merr masa në Kukës për parandalimin e zjarreve pranë linjave të energjisë elektrike
Si pasojë e këtyre ndërhyrjeve, është bërë e nevojshme stakimi i përkohshëm i disa linjave, çka ka sjellë ndërprerje të përkohshme të energjisë në disa lagje të qytetit.
-
VIDEO
Zjarri në Berat/ Evakuohen banorët në fshatin Paftali, flakët pranë banesave
Banorët e fshatit Paftali në Berat kanë nisur të evakuohen për shkak të flakëve të zjarrit që po u afrohen banesave.
Ekipet e emergjencës janë duke larguar banorët për shkak të rrezikshmërisë që paraqet situata.
Ndërkohë, zjarri në malin e Shpiragut u riaktivizua paraditen e sotme, pasi u fik mbrëmë.
-
VIDEO
Shfaqet një tjetër vatër zjarri në Konispol
Një vatër zjarri në fshatin e Konispolit është shfaqur në këto momente.
Zjarri raportohet të ketë rënë në fshatin Markat të Konispolit, në skajin më jugor të Shqipërisë.
Banorët kanë bërë apel për ndihmë për shkak të situatës së krijuar.
-
VIDEO
Zjarret në Delvinë/ Banorët e fshatit Kopaçëz: Këtu ka dëme të mëdha, jemi si në mesjetë, tani të na rrojë Edi Rama
Fshati Kopaçëz i Delvinës është dëmtuar rëndë nga zjarri i një dite më parë.
Shumë ullinj e pemë janë djegur e shkatërruar, ndërsa fshati përballet me mungesën e ujit.
Banorët e fshatit thonë për mikrofonin e Report Tv se dëmetjanë të mëdha. Sipas tyre, dyshohet që të kenë ngordhur edhe bagëti në mal, ku ende janë aktive vatrat e zjarrit.