• VIDEO

    Kodi i ri Penal, Sadushi: S’e kam draftin, duhet të jetë sa më i qartë

    Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi thotë se nuk e ka ende në duar draftin e Kodit të ri penal. Megjithatë, ai u shpreh se Kodi duhet të jetë sa më i qartë e i kuptueshëm, përpara se të jetë i ashpër e kompleks.

  • VIDEO

    Kodi i Ri Penal/ Zaçaj: Ligji penal duhet të jetë parzmore për qytetarin, jo shpata e shtetit

    Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Holta Zaçaj, gjatë tryezës së organizuar për prezantimin e ndryshimeve në Kodin e Ri Penal, theksoi se Kodi Penal nuk duhet të shihet thjesht si një listë ndalimesh, por si gramatika morale e shtetit dhe pasqyra e ndërgjegjes sonë kombëtare.

    “Nuk ka tirani më të egër sesa ajo që ushtrohet nën mburojën e ligjit dhe në emër të drejtësisë,” –duke cituar Montesquieun,  kreu i Kushtetueses dha një mesazh të drejtpërdrejtë mbi nevojën për kujdes në legjislacionin penal.

    Ajo theksoi se Kushtetuta është kufiri dhe themeli mbi të cilin duhet të ndërtohet çdo normë penale, ndërsa të drejtat, liritë dhe garancitë kushtetuese janë telajoja ku shkruhen këto norma. “Vetë normat penale janë tregues i nivelit të qytetarisë së një kombi,” – deklaroi Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese.

    Zaçaj nënvizoi rolin e Gjykatës Kushtetuese duke theksuar se kjo Gjykatë nuk qeveris dhe as nuk harton ligje. Detyra e saj është të ruajë Kushtetutën dhe të sigurojë që çdo ligj të matet me standardin më të lartë të drejtësisë.”

  • VIDEO

    Kodi i ri Penal/ Nga ashpërsimi i masave për krimet ndaj të miturve, lirimi me kusht i të dënuarve përjetë te ndryshimet për shkeljet me evazionin fiskal

    Në Tiranë u prezantua drafti i Kodit të ri penal, ku ka disi risi, për t’iu përshtatur sfidave të kohës dhe legjislacionit evropian. Të tilla janë ndëshkimet për krimet ndaj të miturve, krimet kibernetike, sigurinë ushqimore, veprat penale në fushën e prokurimit publik dhe konfliktit të interesit, shkaktimi i vetëvrasjes nëpërmjet bullizimit etj. Propozohet lirimi me kusht i të dënuarve me burg përjetë. 

    • VIDEO

      Numër i lartë zjarresh në 24 orët e fundit, bilanci i AKCM: 29 vatra, 10 ende aktive, mbi 680 forca në terren! Sot temperatura 42 gradë

      Zjarret rrisin intensitetin e tyre në vend me numër të lartë vatrash të regjistruar edhe përgjatë 24 orëve të fundit. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bëri sot bilancin e tyre dhe dëmeve të shkaktuara, zonave me rrezik dhe atyre nën monitorim.

      Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri, 10 prej të cilave janë ende aktive dhe 4 nën monitorim. Problematike mbeten situatat në qarqet e Vlorës dhe Korçës, ku janë pjesa më e madhe e vatrave aktive në disa fshatra.

      Gjithashtu edhe zjarri në Parkun e Lurës në Dibër, në Kakavijë e Dropull, Elbasan, Kurbin dhe Berat.

      Në terren janë forca të shumta nga toka, por edhe mjete fluturuese nga ajri, si helikopterët e ushtrisë ‘Cougar’ dhe avionët e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile. Gjithashtu në ndihmë kanë ardhur forca ajrore edhe nga Grqia në zonën kufitare me Gjirokastrën.

      Në aksion janë 52 mjete dhe 680 forca operacionale, mes tyre edhe disa mjete fluturuese. Rreziku më i lartë mbeten temperaturave, që sipas autoriteteve sot arrijnë në 42 gradë Celcius.

    • VIDEO

      Fier/ Vajza mbyti babain, pranga edhe nënës! 56-vjeçari dhunohej sistematikisht, jetonte në dhomë të veçuar

      Një ditë pasi u shoqërua në polici, vihet në pranga edhe e ëma e 26-vjeçares që mbyti të atin me tel. Së bashku me të bijën, kanë pastruar trupin e 56-vjeçarit me qëllim raportimin e ngjarjes si aksidentale. Viktima shkonte shpesh me shenja dhune në punë, por i deklaronte si aksidente. Jetonte i veçuar në një dhomë jashtë banesës. Pas mbytjes vajza e dëmtoi dhe në pjesët intime, mohon abuzimin seksual

      • VIDEO

        Kodi i ri Penal, Rakipi: Shkeljet e para me tatimet do trajtohen si administrative, kur ka shifra të mëdha kalojnë direkt si hetim penal

        Arben Rakipi, drejtues i Grupit të Punës për hartimin e Kodit të ri Penal, shpjegoi një tjetër risi që lidhet me shkeljet e punonjësve të administratës së Tatimeve.

        “Një tjetër risi tjetër që doja ta përmendja lidhet me një proces dekriminalizimi që ne kemi bërë për një grup vepre të fushës së Tatim Doganave dhe tjetër. Si një tendencë që jep autoritet administratës publike në raport me shkeljet e para të vërtetuara. Ne kemi ndjegur alternativën që administrata tatimore dhe autoriteti tatimor do të vlerësojnë administrivisht shkeljet e para dhe nëse shkeljet e dyta do të pikasen atëherë merr juridiksion sistemi i drejtësisë penale. Nëse shkelja e parë, që në rrugë të zakonshme vlerësohet nga pikëpamja administrative, është me nivel të lartë shmangie evazioni, sjell kompetencën e prokurorit të ushtrojë ndjekjen penale pavarësisht zgjidhjes së rregullit që përshkrova. Nga pikëpamja praktike, do të ulë numrin e çësahtjeve por do të shtojë edhe përgjegjësinë e organeve përkatëse.”, u shpreh ai.  

      • VIDEO

        Rama ultimatum bizneseve në akset kombëtare: Deri më 31 korrik lironi hapësirat, ose ndëshkoheni me masa të rënda

        Bizneset në akset kombëtare kanë afat deri më 31 korrik të lirojnë hapësirat publike, ose në të kudnërt ndërhyn IKMT-ja dhe do përballen me gjoba e ndjekje penale. Për bizneset me leje ndërtimi, do ketë një plan riorganizimi nga ARRSH. Rama thotë se gardhet e tyre do të tërhiqen në maksimumin e mundshëm.

      • VIDEO

        Kodi i ri penal/ Rakipi shpjegon risitë: Përshkrimi i koncepteve për të shmangur keqinterpretimet gjyqësore! I kemi dhënë peshë specifike kritereve ku bazohet dënimi

        Arben Rakipi, drejtues i Grupit të Punës për hartimin e Kodit të ri Penal, shpjegoi disa nga risitë.

        “ Risitë kryesore të Kodit tonë penal. Ndër të parat kam listuar përshkrimin e koncepteve, instituteve kryesore. Përpos faktit që kjo është një e re, kodet e mëparshme s’e kanë,  dua të them rëndësinë. E para konceptet janë të rëndësishme për mënyrën sesi zbatohen duke zgjidhur një cështje konkrete. Në pamundësi të këtij rregullimi konceptual, lë shteg për keqkuptime të ndryshme. Deri më sot kanë qenë gjykatat ato që kanë përshkruar përmbajtjen e koncepteve dhe ne kemi menduar se konceptet janë të domosdoshme të shënohen në ligj për shkak të efektit të tyre detyrues. Efektet që lidhen me komentarë apo qëndrime të profesionistëve të caktuar nuk janë detyrues. Ishte e udhës paralel me sa vendime gjyqësore kanë shënuar si bazë e kuptimit të tyre, kemi shtuar gamën e interpretimit të atyre koncepteve në mënyrë që praktika gjyqësore të mbështetet në një dokument të unifikuar. Jam me shprese se ato koncepte nuk do të lënë shteg për t’u keqinterpretuar. Sistemi gjyqësor do të ketë element më tepër pavarësie në raport me to. Vlen për çdo lloj të reje që lidhet me këtë kod, siç është disa elementë komentues në dispozita. Dispozitat, sidomos ato që lidhen me koncepte që kanë pasur keqinterpretime gjyqësore. Gjykata shpesh mban qëndrime të ndryshme sepse lidhen me elementë të faktit por edhe të njohjes dhe aftësive kanë bërë që elementë të njohjes të marrin ngarkesë të ndryshme.

      • VIDEO

        Vlorë/ Bie intensiteti i zjarrit në Dukat, por avancon drejt Smokthinës! Kreu i Emergjencave, Skëndaj: Ka dëme materiale, por jo në njerëz e banesa!

        Zjarret në qarkun e Vlorës vijojnë të përbëjnë një sfidë për forcat e emergjencës.

        Situata paraqitet veçanërisht problematike në malin e Sevasterit dhe Ploçës, në territorin e bashkisë Selenicë, si dhe në bashkinë e Delvinës, ku janë aktive tre vatra më të rrezikshmen në zonë.

        Kreu i emergjencave në Prefekturën e Vlorës, Robert Skëndaj, konfirmon se në malin e Dukatit këtë të premte situata është më e qetë, me vetëm një vatër ende aktive ku po vijon puna në terren për izolimin e flakëve. Ndërkohë, në bashkinë e Delvinës, për shkak të terrenit të vështirë dhe përhapjes së shpejtë të flakëve, ndërhyrja po bëhet si nga toka, ashtu edhe nga ajri me helikopter.

        Në zonën e Sevasterit dhe Ploçës, zjarri është avancuar në drejtim të Smokthinës, duke vështirësuar ndërhyrjen për shkak të terrenit të thepisur dhe të pakalueshëm.

        “Në këto zona ka pasur dëme të konsiderueshme në pemëtari dhe sipërfaqe me bimësi të dendur, por fatmirësisht nuk janë raportuar persona të lënduar dhe nuk ka pasur dëme në banesa”, tha Skëndaj ndër të tjera.

        Vlora, si një nga qarqet më të prekura gjatë kësaj periudhe, ka regjistruar vatra të shumta zjarri, ku më problematikja për disa ditë me radhë ka qenë ajo në Dukat, e cila rrezikoi edhe Parkun Kombëtar të Llogarasë.

        Situata të vështira janë regjistruar gjithashtu në bashkitë Selenicë dhe Delvinë, ku autoritetet vijojnë përpjekjet për të kontrolluar përhapjen e flakëve dhe për të mbrojtur zonat e banuara.

      • VIDEO

        Vlorë/ Zaptoi hapësirën publike para hotelit të tij dhe e shfrytëzonte për parkim privat, nën akuzë pronari! Lirohet edhe sheshi para biznesit

        Procedohet penalisht 66-vjeçari pronar i një hoteli që kishte zaptuar hapësirën publike dhe e shfrytëzonte si parkim privat për biznesin e tij. Në mbështetje të Policisë Bashkiake, automjetet e parkuara në këtë hapësirë u larguan, me qëllim lirimin e hapësirës publike

      • VIDEO

        Gati drafti i ri/ Manja: Kodi Penal aktual s’i përgjigjet sfidave të kohës! Thirrje opozitës të kontribuojë, në BE shkon Shqipëria

        Sot po prezantohet drafti i Kodit të Ri Penal, i hartuar nga një grup ekspertësh i udhëhequr nga Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, një fjalën e tij tha e Kodi Penal aktual nuk i përgjigjet sdifave të kohës.

      • VIDEO

        Gjirokastër/ Shtëpi bari dhe vjedhje energjie në Spanjë, arrestohet edhe personi i dytë për dosjen e Gjykatës së Sabadell! Ekstradimi në proces

        Spanja e kërkonte për kultivim të bimëve narkotike në shtëpi bari me llamba dhe vjedhje të energjisë, "Wanted" kap me qëllim ekstradimin edhe personi e dytë të dosjes. Po sot në Kavajë, për të njëjtën dosje, është arrestuar edhe 54-vjeçarja Valjeta Beni. Pritet ekstradimi i të dyve, rrezikojnë deri në 6 vite burg

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv