-
VIDEO
Zjarret bllokojnë përkohësisht edhe doganën e Goricës që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut
Pas bllokimit të punës në Kakavijë që lidh Shqipërinë me Greqinë, zjarret kanë shkaktuar të njëjtën problematikë edhe në kufirin me Maqedoninë e Veriut në doganën e Goricës.
-
VIDEO
Flet vëllai i 56-vjeçarit të vrarë në Fier: Kisha 2 vite pa folur, nuk e linte gruaja
Fier - Familja Rama në Frashër të Patosit ka hapur dyert e mortit ndërsa të afërm pas vrasjes së Anesti Rama, që u mbyt me tel nga vajza e tij.
-
VIDEO
Fier/ Vajza vret babain duke e mbytur me tel, arrestohet dhe pranon krimin: Nuk më jepte para! Bashkëpunëtore edhe mamaja (EMRAT)
Në dijeni të vrasjes ishte edhe mamaja e vajzës. Pasi vrau të atin, e bija telefonoi policinë duke pretenduar se babai kishte humbur jetën si pasojë e një ngjarje aksidentale.
-
VIDEO
Rifillon qarkullimi në Kakavijë, doganierët grekë ndërprenë punën për shkak të zjarrit në kufi
Për shkak të një zjarri në anën greke të kufirit, pala greke bllokoi punën për rreth 1 orë e 30 minuta për shkak të tymit të dendur.
-
VIDEO
Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, era e fortë dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve! Priten përforcime nga Berati për shuarjen e vatrës
Një zjarr ka rënë në pyllin e fshatit Lybeshë, në Njësinë Administrative Vërtop, në Poliçan. Zjarri ka rënë në sipërfaqen e pyllit me pisha dhe më pas është përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.
-
VIDEO
Kurbin/ U futën për t’u larë, 16-vjeçari dyshohet se është mbytur në lagunën e Patokut, shoku i tij përfundon në spital! Pritet ndërhyrja e polumbarëve
Një 16-vjeçar dyshohet se është mbytur në lagunën e Patokut këtë të enjte, pasi u fut për t’u larë bashkë me shokun e tij bashkëmoshatar. Ky i fundit është dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk është gjetur ende trupi i të miturit që dyshohet se është mbytur.
-
VIDEO
Vijon zjarri në fshatin Kalasë të Delvinës, terreni i thepisur pengon ndërhyrjen nga toka, po përdoren 2 helikopterë për shuarjen e flakëve
Zjarri në Kalasë vazhdon ende. Ndërhyrja nga toka është bërë shumë e vështirë për shkak të terrenit të thepisur dhe të pasigurt, ndaj autoritetet kanë angazhuar edhe dy helikopterë për të ndihmuar nga ajri në operacionin e shuarjes së flakëve.
-
VIDEO
Kosovë/ Të rinj në Suharekë përdhosin flamurin kombëtar
Policia ndaloi dhe më pas liroi disa të mitur të cilët në një video u panë të dëmtonin dhe përdhosin flamurin e Shqipërisë. Për rastin reaguan edhe vetëranët e UÇk-së që e cilësojnë ngjarjen si një pasqyrë të krizës morale në shoqëri.
-
VIDEO
Dosja “Veliaj”/ SPAK bën të penduar financieren e Ajola Xoxës! Adela Kondakçiu, bashkëpunëtore pasi u mor në hetim
Në dosjen ndaj Erion Veliaj SPAK ka edhe një të penduar. Prokuroria e Posaçme ka bërë bashkëpunëtore të drejtësisë Adela Kondakçiun, ish financieren e Ajola Xoxës. Report Tv ka mësuar se janë gjithsej 30 të pandehurit për dosjen, 14 persona dhe 16 kompani.
-
VIDEO
Tiranë/ Shpërthim me tritol në garazhin e ‘Visit të Garave’, dëmtohen 4 mjete të parkuara! I arrestuar më herët për vjedhje makinash (VIDEO)
Garazhit në pronësi të Elvis Kosovës, të njohur për garat e shpejtësisë me makina, iu vendos një sasi tritoli në orët e para të mëngjesit në Tiranë. 39-vjeçari i tha policisë se nuk ka dijeni kush mund të jenë autorët pasi nuk kishte konflikte me njeri. Gushtin e vitit të kaluar ai u ndalua si i përfshirë në vjedhjen e një makine 200 mijë euro në Gjermani, por më tej u la i lirë.
-
VIDEO
Zjarret ‘shkrumbojnë’ malet! Lura, Dukati e Shkopeti nën pushtetin e flakëve! Në Delvinë u afrohet banesave
Qindra hektarë me pyje po digjen në disa zona të vendit. Situata më problematike mbetet në Lurë, aty ku është e vështirë ndërhyrja nga ajri për shkak të tymit. Ndërsa në zonat e tjera po operojnë helikopterët e ardhur nga Hungaria e Kroacia në ndihmë të Forcave tona të Armatosura.
-
VIDEO
Zjarr mes dy fshatrave në Gjirokastër, favorizohet nga era e fortë
Një zjarr ka rënë midis fshatrave Prongji dhe Kardhiq të Gjirokastrës, të cilat po favorizohen nga era e fortë.
Gazetari i Report Tv në Gjirokastër, Piro Nase, bën me dije se në terren kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse. I pranishëm është edhe komandanti i këtij reparti, Gramoz Llapi.
Forcat e emergjencës janë duke punuar për të izoluar dhe shuar tërësisht zjarrit, me qëllim për të mos lejuar përhapjen e tyre drejt zonave të banuara.