-
VIDEO
Gjirokastër/ ‘Maserati’ shpërthen në flakë gjatë daljes nga tuneli i Skërficës, vetëm dëme materiale
Automjeti tip “Maserati”, me targa AB803RX, ka marrë flakë dhe menjëherë zjarrfikëset e Gjirokastres kanë shkuar në vendngjarje për t’i shuar dhe shmangur rëndimin e situatës
-
VIDEO
Droni zbulon parcelat me kanabis në Fier të fshehura mes shkurreve
Një parcelë kanabisi është zbuluar në fshatin Çipllakë të Fierit, të fshehura mes shkurreve.
Bëhet fjalë për 190 bimë kanabisi të cilat u asgjësuan gjatë aksionit të koduar “Koordinata”.
Uniformat blu arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar të bimëve narkotike, 41-vjeçarin Leo Tafa.
-
VIDEO
Aktivitetet kulturore/ 'Ethno pulse', muzika arbëreshe në pazarin e Korçës! Rikthehet 'Lumina', festivali i muzikës elektronike
Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend.
-
VIDEO
Mbyllja e Urës së Milotit paralizon qarkullimin, ekspertë dhe banorë të zonës të indinjuar
Mbyllja e urës së vjetër mbi lumin Mat, në pikun e sezonit turistik, ka paralizuar lëvizjen në rrugën nacionale Lezhë-Milot si dhe ka renduar trafikun përgjatë superstradës.
-
VIDEO
Lezhë/ Përkeqësohet situata nga zjarri në Shkopet, lëndohen edhe disa zjarrfikës të Mirditës! Ndërhyrje edhe me helikopterë të MEMC-së
Lezhë- Situata nga zjarri në zonën e Shkopetit është përkeqësuar ndjeshëm, pasi gjatë orëve të vona të natës së kaluar flakët janë përhapur edhe në krahun e Fangut, në Mirditë.
Për pasojë, terreni i vështirë dhe mungesa e mjeteve të specializuara kanë vështirësuar ndërhyrjen. Gjatë përpjekjeve për të ndalur përhapjen e zjarrit në orët e para të mëngjesit, disa punonjës të Bashkisë Mirditë kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa po përpiqeshin të ndërhynin me mjete rrethanore.
Aktualisht, flakët ndodhen pranë zonës së antenave në majën e Kulmës dhe janë në zbritje drejt fshatit Fang.
Edhe këtë të premte është ndërhyrë nga ajri me helikopter të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, por pa arritur të vihet nën kontroll vatra kryesore. Autoritetet lokale po monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa rreziku për përhapje të mëtejshme mbetet i lartë për shkak të erës dhe temperaturave të larta.
A.Q/Shqiptarja.com
-
VIDEO
Durrës/ U ndalua për drejtim mjeti pa patentë, ‘Zona’ i zbulon edhe qeset me hashash! Arrestohet 18-vjeçari, i shiste në zonën e plazhit
Policia finalizoi operacionin e koduar “Zona”. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” bënë të mundur lokalizimin dhe më pas kapjen e të riut, banues në Rrashbull. U ndalua për kontroll mjeti, i gjenden dhjetëra doza hashashi në qese farmaceutime
-
VIDEO
U ekstradua nga Dubai, GJKKO konfirmon masën 'arrest në burg' për Denis Bajrin! I akuzuar për vrasjen e mikut të tij Gjin Boriçi
GJKKO ka konfirmuar masën “arrest në burg” për Denis Bajrin, i cili u ekstradua më 23 korrik nga Dubai. Ai akuzohet për eliminimin e Gjin Boriçit (Ndojit) në Vau Dejës më 9 gusht 2020.
-
VIDEO
Edicioni i katërt i ‘Marathon Enkelana’, nesër bllokohen me nga 2 orë akset Lin-Pogradec dhe Tushemisht-Pogradec! Pjesëmarrës atletë nga 38 vende
Edicioni i katërt i ‘Maratona Enkelana’ ditën e nesërme do të sjellë jo vetëm eventin sportiv, por edhe bllokimin për nga dy orë me radhë të dy prej akseve kryesore në qytetin e Pogradecit dhe dy fshatrat turistikë Lin dhe Tushemisht
-
VIDEO
Dropull/ I vuri zjarrin fshatit Kakavijë teksa punonte me troko, Policia arreston 39-vjeçarin e dyshuar! U dogjën dhe 4 shtëpi (EMRI)
Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Kakavijë të Gjirokastrës ditën e djeshme, për shuarjen e të cilit u desh edhe ndërhyrja nga ajri e autoriteteve të Greqisë me helikopterë.
Ngjarja ndodhi pasi i ndaluari Kosta Nini, 39 vjeç, gjatë punës me troko, ndezi zjarr që rrezikoi jetën e banorëve, si dhe dogji 4 banesa, sipërfaqe pyjore dhe pemë frutore.
“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas njoftimit se në fshatin Kakavijë kishte rënë zjarr, Policia e Gjirokastrës ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të këtij rasti, shtetasit K. V., 39 vjeç, banues në këtë fshat. Nga këto veprime rezultoi se 39-vjeçari, gjatë punës në banesën e tij, me troko, ka shkaktuar zjarr, i cili i favorizuar nga era e fortë, ka rrezikuar jetën e banorëve në fshatin Kakavijë, si dhe ka djegur 4 banesa, sipërfaqe pyjore dhe pemë frutore”, njoftoi policia vendore.
Banorët u evakuan nga shërbimet e Policisë, ndërsa zjarri u shua si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve të Zjarrfikëses, Policisë së Shtetit, FRONTEX-it dhe Forcave të Armatosura, të asistuara nga helikopterë të autoriteteve greke.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "shkatërrimi i pronës me zjarr" dhe “shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.
“Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për të gjithë banorët që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarr, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast zjarrvënieje dhe paligjshmërie në tërësi, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm”, bëri me dije policia vendore.
-
VIDEO
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jani Prengës, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO, burg përjetë kopshtarit Festim Bexhdili! Ende në kërkim Altin Hajri
Jepet i njëjti verdikt edhe pas kthimit për rigjykim nga Gjykata e Lartë! Apeli i GJKKO-së vendosi sot që të lërë në fuqi dënimin e shkallës së parë, me burg përjetë për Festim Bexhdilin, kopshtarin e kompleksit ‘Golden’, në pronësi të të shumëkërkuarit Altin Hajri, për akuzën e rrëmbimit dhe zhdukjes pa gjurmë të trupit të Jani prengës, më 17 janar 2020 nga Kamza në Shijak. Dy prokurorët e SPAK dhanë pretencë të ndryshme seancën e kaluar
-
VIDEO
Zjarri në Senicë/ Kryeplaku Nika: Dëmet janë kolosale dhe në banesa, na u dogj kisha, simboli i fshatit! Banorja: Na vunë zjarrin, 3-4 shtëpi u dogjën
Situata nga zjarret në Delvinë mbetet kritike, teksa flakët kanë shkrumbuar sipërfaqe të mëdha me pemë e bimësi, deri tek banesat dhe madje nuk kursyen as kishën e Shën Dhimitrit në fshatin Vergo.
Ajo pësoi dëme të mëdha materiale, teksa i është rrëzuar çatia sipas banorëve dhe pamjeve. Banorët dhe kryeplaku thonë se dëme pësuan edhe 3-4 shtëpi që u rrënuan, ndërsa vatra e zjarrit vijon të kërcënojë banesat e tjera të fshatit.
Kryeplaku Llambi Nika tha se dëmet janë kolosale.
“Dëmet që janë bërë janë jashtëzakonisht të mëdha, kolosale, situata është e rëndë. Dëme te kisha, shtëpi dhe në toka, por dëmi më i madh është ai shpirtëror i njerëzve, i të gjithë bashkëfshatarëve dhe dua t’i falënderoj bashkinë e Delvinës, të gjitha autoritetet vendore për aksionin. Disa shtëpi janë djegur dhe rrënuar me themel. Kisha e para, që është simboli i fshatit, nga e cila transmetonim dashurinë, vëllazërinë dhe mirësinë”, u shpreh ai.
Kurse një prej banoreve shprehet se zjarri vijon ende t’i kërcënojë nga pjesa e poshtme e fshatit, kurse vatra erdhi nga zona e Kalasës.
“Na u dogj fshati komplet, banesat dhe madje edhe kisha e para e punës, na i ra çatia përdhe. Janë djegur të gjitha, se kush e vuri zjarrin, se di, erdhën thanë nga fshati kalasë. Janë djegur nja 3-4 shtëpi, edhe pemët. Edhe tani prapë vazhdon e vjen zjarri nga poshtë”, u shpreh ajo
-
VIDEO
Kodi i ri Penal, Sadushi: S’e kam draftin, duhet të jetë sa më i qartë
Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi thotë se nuk e ka ende në duar draftin e Kodit të ri penal. Megjithatë, ai u shpreh se Kodi duhet të jetë sa më i qartë e i kuptueshëm, përpara se të jetë i ashpër e kompleks.