-
VIDEO
BBC ‘jehonë’ zbulimit arkeologjik në liqenin e Ohrit: Vendbanimi më i vjetër me palafite në Evropë, një komunitet jetoi atje deri në 8 mijë vjet më parë
Zbulimi i bërë nga ekipi i kërkimit nga Zivra dhe Shqipëria ofron të dhëna që sugjerojnë se një komunitet i organizuar gjuetarësh dhe bujqish ka jetuar aty rreth 8,000 vite më parë.
-
VIDEO
Vihen nën kontroll tre vatrat e zjarreve në fshatrat Plesat, Kardhiq dhe Prongji të Gjirokastrës
Gjirokastër- Vihen nën kontroll flakët e zjarrit në fshatrat Plesat, Kardhiq dhe Prongji të Bashkisë Gjirokastër.
Pas një operacioni të gjatë dhe të vështirë, zjarri që përfshiu tre fshatrat është vënë nën kontroll. Gazetari i Report Tv, Piro Nase, informon se që prej orës 04:30 të mëngjesit, forcat zjarrfikëse dhe strukturat mbështetëse kanë arritur të shuajnë plotësisht vatrat e zjarreve, duke parandaluar përhapjen e flakëve në drejtim të zonave të banuara.
Në operacion asistuan efektivi zjarrfikës, punonjës të bashkisë, 15 forca të ushtrisë.
Aktualisht, grupet në terren janë të angazhuara në shuarjen e trungjeve ende të aktivizuara dhe monitorimin e zonës, për çdo riaktivizim të mundshëm të flakëve.
-
VIDEO
Përplasen dy automjete në Berat, ‘prekin’ edhe një tjetër të parkuar! 3 të plagosur
Një aksident është shënuar në rrugën e Uznovës në vendin e quajtur "Divizioni", ku një automjet tip BMW me targa AA 533 UV është përplasur me një Golf me targa AB 042 LT.
Si pasojë e përplasjes së fuqishme, dy mjetet kanë dalë nga rruga në dy kahe të kundërta duke prekur edhe Ford Fokus me targa AA 218 RU që ishte i parkuar.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit BMW, Elvi Hila, 29-vjeç dhe shtetasit Kaliopi Ibro, 24-vjeçe dhe Ardit Dodoveci, 17-vjeç, që udhëtonin në mjetin tip Golf. Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Beratit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
-
VIDEO
Delvinë/ Flakë të fuqishme rrezikojnë edhe fshatin Vergo, situatë e vështirë nga vatra në Senicë
Flakët e fuqishme rrezikojnë edhe fshatin Vergo në Delvinë. Situatë e vështirë mëngjesin e sotëm në Senicë, teksa zjarri zgjeron vatrën e tij prej ditës së djeshme.
Aktualisht raportohet nga gazetari i Report Tv, Limos Didani, se zjarri rrezikon fshatin Vergo në Delvinë. Janë siguruar edhe pamjet e flakëve të fuqishme dhe banesat jo shumë larg tyre.
Zjarret kanë vijuar gjatë natës. Aktualisht zjarret janë ende aktive edhe në Tatzat, ashtu si në Senicë.
A.Q/Shqiptarja.com
-
VIDEO
Rrëmbim, dhunë seksuale, armë dhe vjedhje, arrestohet në Cërrik 52-vjeçari i kërkuar nga Italia! Pritet ekstradimi, rrezikon 15 vite burg
Kapet në Cërrik dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një 52-vjeçar në kërkim ndërkombëtar për rrëmbim, dhunë seksuale, vjedhje dhe armë.
-
VIDEO
Rama ndan pamjet: Turistë nga e gjithë bota në Parkun Kombëtar të Butrintit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Parku Kombëtar i Butrintit, ku turistë nga e gjithë bota kanë zgjedhur që të vizitojnë këtë sit arkeologjik.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se turistët prekin historinë dhe bukurinë e parkut.
“Mirëmëngjes dhe nga Parku Kombëtar i Butrintit që zgjohet çdo ditë me zërat e vizitorëve që vijnë nga e gjithë bota për të prekur historinë dhe bukurinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
-
VIDEO
Zjarri pranë fshatit Tatzat, bashkia Delvinë. Ndërsa vatrat e zjarrit në Kalasë janë fikur të gjitha, zjarri ka vazhduar drejt Tatzatit.
-
VIDEO
Nuk arkëtuan 442 mijë euro nga taksat e parkingut, arrest shtëpie për ish-nënkryetaren e Bashkisë Fier, akuzë dhe 2 drejtorëve e sekretarit (EMRA+DETAJET)
Tre zyrtare të Bashkise se Fierit dhe një drejtor rajonal i Tatimeve kane abuzuar me detyren, duke i shkaktuar buxhetit te bashkise një dëm prej 422 mije eurosh. Gjykata ka lene në arrest shtepie dy prej tyre ndersa dy te tjere u pezulluan nga detyra. Nga hetimet rezulton parkimi publik i qytetit funksionte pa fatura fiskale.
-
VIDEO
Përmbyset automjeti në hyrje të ‘Fushë-Arrëzit’, shkak dyshohet shpejtësia e lartë, shoferi 18-vjeçar dërgohet në spital
-
VIDEO
Kurbin/ U fut për t’u larë, 16-vjeçari mbytet në lagunën e Patokut, polumbarët gjejnë trupin e pajetë! Shoku i tij përfundon në spital në gjendje të rëndë
Dy 16-vjeçarë, te cilet kishin hyrë në det përmes kanalit që lidh lagunën Adriatiku, gjatë kohës që po laheshin, jane fundosur ne uje ku njëri prej tyre është arritur te nxirret në gjendje të rënduar dhe është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Ndërsa, shoku i tij është mbytur dhe trupi i tij është gjendur nga polumbarët e forcave speciale RENEA, rreth 4 orë pas ngajrjes.
-
VIDEO
Riaktivizohen sërish helikopterët për shuarjen e zjarrit në Delvinë
Situata në fshatin kalasë të Delvinës në Sarandë, vijon të mbetet problematike.
-
VIDEO
Zjarri në Kakavijë, kryebashkiaku Toli: Janë djegur 4 shtëpi, kemi evakuuar 4 banorë! Për shuarjen e flakëve Greqia po na ndihmon me ndërhyrje nga ajri
Kryetari i Bashkisë Dropull, Dhimitër Toli, ka reaguar në lidhje me zjarrin e rënë në Kakavijë pasditen e sotme. Ai shprehet se për shkak të zjarrit janë djegur 4 shtëpi në fshat, si dhe janë shpëtuar 4 banorë. Gjithashtu, ai bën me dije se për shuarjen e flakëve, Greqia po ndihmon me ndërhyrje nga ajri.