-
VIDEO
Bulevardi 'Dëshmorët e Kombit' si fushëbetejë, Bashkia e Tiranës nis heqjen e mijëra gurëve të hedhur ndaj policisë
Për pesë ditë me radhë, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë është kthyer në një fushëbetejë përplasjesh të ashpra mes protestuesve dhe policisë. Pas gjithë asaj që ndodhi, në bulevard kanë mbetur grumbuj të mëdhenj gurësh, të cilët u hodhën në drejtim të efektivëve gjatë protestave, si dhe trotuare të dëmtuara nga shkulja e pllakave.
Këtë të diel, punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë nisur punwn pwr pastrimin e bulevardit dhe heqjen e gurëve, fillimisht me ekskavator dhe më pas duke i mbledhur një nga një, për të pastruar bulevardin nga mbetjet e përplasjeve të pesë ditëve më të dhunshme që kryeqyteti ka parë në dekada.
-
VIDEO
Me kallashnikov e pistoletë në taksi drejt Maqedonisë së Veriut, 30-vjeçari kapet në Dibër! Armët dyshohet se i mori në Tufinë
Një 30-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në Dibër, pasi u kap me një kallashnikov dhe një pistoletë në taksinë që drejtonte. Armët dyshohet se i kishte marrë në zonën e Tufinës, në Tiranë, dhe po i transportonte drejt Maqedonisë së Veriut, ku synonte të kalonte përmes kufirit të gjelbër.
-
VIDEO
Gjykata e Lartë, zyrat e Bankës së Shqipërisë dhe filiali i bankës së djegur, çfarë mbeti pas zjarreve të protestuesve
Mure të nxira, fasadë e shkrumbuar dhe një skelet i çuditshëm hekuri i ekspozuar shihen te Gjykata e Lartë. Ndërsa te zyrat e Bankës së Shqipërisë te ish-hotel ‘Dajti’, dera kryesore, e cila u shpërthye nga protestuesit e më pas mori flakë, është tërësisht e nxirë.
-
VIDEO
Tirana 11 orë në kaos! Molotovë Gjykatës së Lartë e Bankës së Shqipërisë te ish-hotel Dajti! Digjet banka private, plaçkiten biznese! 21 efektivë dhe 13 protestues të lënduar
Tirana përjetoi një tjetër ditë dhune. Breshëri gurësh, molotovësh e fishekzjarrësh, makina të djegura dhe sulme ndaj Bankës së Shqipërisë e Gjykatës së Lartë. Edhe RENEA në terren. Policia ndërhyri me ujë e gaz lotsjellës. Një makine iu vu flaka në mes të bulevardit, ndërsa një efektivi i shpërtheu molotovi në këmbë.
-
VIDEO
Protesta në rrethe/ Protestuesit thyejnë xhamat e Postës Shqiptare në Durrës, në Korçë merr pjesë edhe mësuesi! Elbasani e mbyll me përqafime me policët
Sot vazhduan protestat në disa qytete, ku u shënua vetëm 1 incident në Durrës. Ndërsa në Shkodër u vu re prania e fëmijëve të vegjël. Në Korçë protesta ishte paqësore, ndërsa Elbasani e mbylli me përqafime mes protestuesve dhe policëve.
-
VIDEO
Lëndohet protestuesi, gjakoset në sy! Merr ndihmën e parë
Një protestues ka marrë lëndim në sy, ku shihet edhe i gjakosur. Ai është i shtrirë në tokë dhe po merr ndihmën e parë. Ende nuk dihen rrethanat sesi ka ndodhur plagosja e protestuesit.
-
VIDEO
Protesta e dhunshme, 16 protestues të lënduar! 3 prej tyre plagosen në sy, njëri humb ndjenjat
16 protestues në total janë lënduar nga përplasjet me policinë ditën e sotme. Kamera e Report Tv ka arritur të fokusojë disa raste kur është nevojitur edhe ndihma e bluzave të bardha.
-
VIDEO
U dogj nga molotovët e protestuesve, pamjet e makinës të shkrumbuar me targa franceze
Kjo është makina me targa franceze që protestuesit i vunë flakën pak më parë duke hedhur molotov. Zjarri tanimë është shuar dhe duket sesi automjeti është plotësisht i shkrumbuar.
-
VIDEO
Aksion në sheshin ‘Skënderbej’, zbarkojnë automjetet e policisë
Policia ka hyrë me një mori automjetesh në sheshin “Skënderbej” për të shpërndarë protestuesit.
-
VIDEO
Me armë në protestë, protestuesi nuk ndal breshërinë e plumbave në mes të turmës
Një video e rëndë po qarkullon në rrjetet sociale, ku një protestues shfaqet me armë në dorë gjatë ditës së dytë të protestës.
-
VIDEO
Zjarrfikësit shuajnë flakët e frikshme te Gjykata e Lartë
Zjarrfikësit kanë shuar flakët e frikshme që përfshinë godinën e Gjykatës së Lartë. Zjarri, i shkaktuar nga sulmi me molotovë i protestuesve, nisi në një biznes në katin e parë, ngjitur me godinën e Gjykatës së Lartë. Por flakët u përhapën edhe në zyrat e gjykatës, po në katin e parë.
-
VIDEO
Humbi ndjenjat në protestë, qytetari në gjendje të mirë shëndetësore
Protestuesi i moshuar i cili pak më parë humbi ndjenjat dhe u transportua në spital, është i vetëdijshëm dhe jashtë rrezikut. Duket se ai pyetet për familjarët e tij dhe përgjigjet se ndodhen në Athinë.