-
VIDEO
Zjarr nga molotovët e protestuesve te ish-hotel ‘Dajti’, ndërhyn RENEA
Forcat RENEA kanë zbritur në terren pas përkeqësimit të përplasjeve në bulevard. Protestuesit sapo i kanë vënë flakën derës kryesore të ish-hotel ‘Dajtit’.
-
VIDEO
Pamje të rënda, protestuesi i moshuar humb vetëdijen! Mbërrin ambulanca
Një protestues i moshuar është shtrirë në tokë dhe ka humbur vetëdijen. Pamjet janë mjaft të rënda, ndërsa pranë tij ka protestues të tjerë që po përpiqen ta ndihmojnë duke i dhënë ndihmën e parë. Sapo ka mbërritur dhe ambulanca që po e transporton drejt spitalit.
-
VIDEO
Protestuesit sulme edhe Autoritetit të Sigurisë Kibernetike, flakë në muret e godinës
Protestuesit kanë sulmuar me gurë e molotovë edhe Autoritetit të Sigurisë Kibernetike. Në muret rrethuese të godinës, ku ndodhen bimët, ka flakë.
-
VIDEO
Tensionet në protestë, policia krijon formacione mbrojtëse me mburojat
Policia ka krijuar disa formacione mbrojtëse pranë autobotëve të ujit, pasi një prej tyre mori flakë pak më parë për shkak të molotovëve të hedhur nga protestuesit.
-
VIDEO
Fishekë gome në protestë, Policia: Rast i kufizuar dhe sipas ligjit, vetëm mjete të certifikuara nga BE! 132 efektivë të lënduar, qëllohen me ‘lumë’ gurësh, vida e zara metalikë
Hita ka sqaruar përdorimin e fishekëve të gomës gjatë protestave në Tiranë, duke theksuar se policia i ka përdorur në mënyrë të kufizuar vetëm mjete të lejuara dhe të certifikuara. Hita tha se protestuesit kanë qëlluar me vida e zara metalikë në drejtim të efektivëve.
-
VIDEO
Protestuesit bllokuan auto-ambulancën, ministri Malaj publikon pamjet: E papranueshme, çdo vonesë mund të kushtojë një jetë!
Teksa e ka cilësuar të papranueshëm veprimin e protestuesve që kanë bllokuar një auto-ambulancë, ministri Malaj thekson se çdo vonesë e auto-ambulancës mund të kushtojë një jetë njerëzore.
-
VIDEO
Protestuesit marrin zvarrë makinën me targa franceze dhe i vënë flakën në mes të bulevardit
Protestuesit kanë tërhequr zvarrë një makinë me targa franceze në mes të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku më pas i kanë vënë flakën.
-
VIDEO
Protestuesit marrin zvarrë makinën me targa franceze dhe i vënë flakën në mes të bulevardit
Protestuesit kanë tërhequr zvarrë një makinë me targa franceze në mes të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku më pas i kanë vënë flakën
-
VIDEO
Lëndohen një protestues e një polic! Disa të shoqëruar, ende asnjë prej të maskuarve
Një protestues i moshuar dhe një polic janë lënduar nga përplasjet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit.” Protestuesi duket të jetë lënduar në sy, ndërsa polici në këmbë pasi vihet re se çalon.
-
VIDEO
Protestuesit fshihen pas ‘mburojës’, nuk reshtin sulmet me gurë drejt policisë
Një grup protestuesish të maskuar kanë marrë një lloj kompensate për ta përdorur si mburojë kundrejt gazit lotsjellës, teksa vijojnë të sulmojnë me gurë e sende të forta.
-
VIDEO
VIDEOLAJM/ Plaçkitje gjatë sulmeve, Report Tv siguron pamjet! Turma e protestuesve të maskuar zbraz dyqanet
Në një prej tyre, ata kanë plaçkitur parfume, ndërsa në tjetrin veshjet. Të maskuarit shihen teksa dynden brenda bizneseve dhe rrëmbejnë ç’të munden.
-
VIDEO
Mes gazit lotsjellës e gurëve, protestuesi fal namazin
Një protestues me maskë kundërgaz është mënjanuar për pak çaste nga protesta dhe është vendosur te Kullat Binjake, ku po fal namazin.