-
VIDEO
Tymi mbulon Rrugën e Durrësit, protestuesit sulm me pllaka trotuari dhe molotovë policëve! Efektivët u përgjigjen me gaz lotsjellës e ujë
Rruga e Durrësit në kryeqytet është kthyer në një ‘skenë lufte’, pasi protestues të maskuar kanë sulmuar me gurë dhe sende të fortë drejt Ministrisë së Arsimit dhe efektivëve të Policisë, ndërsa këta të fundit u janë përgjigjur me ujë, gaz lotsjellës dhe plumba gome.
-
VIDEO
Një ‘flutur’ mes protestuesve të dhunshëm në Tiranë
Mes protestës së dhunshme që po zhvillohen në Rrugën e Durrësit, para Ministrisë së Arsimit, ku persona të maskuar po përballen me efektivët e Policisë me gurë e sende të forta, një vazjë, me ‘krahë’ si të një fluture, është shfaqur mes protestuesve.
-
VIDEO
Protesta e dhunshme në Tiranë, një personi i bie të fikët! Ambulanca i shkon në ndihmë
Një person nuk është ndjerë mirë dhe i ka rënë të fikët gjatë protestës së dhunshme që po zhvillohet ditën e sotme në Tiranë.
-
VIDEO
Protestuesit tjetër sulm ambasadës së Vatikanit, i vënë flakën kabinës së rojës
Protestuesit kanë sulmuar sërish ambasadën e Vatikanit, që ndodhet në hyrje të rrugës së Durrësit. Siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv, ata i kanë vënë flakën kabinës së rojës.
-
VIDEO
Sulmet e protestuesve me gurë ndaj efektivëve, Policia reagon me plumba gome
Policia ka përdorur edhe plumba gome, në një rast, kur protestuesit po sulmonin me breshëri gurësh ndaj efektivëve.
-
VIDEO
Me kostum panda dhe pankartën ‘Mos dhunoni nxënës e studentë’, protestuesi bën 'show' para policëve
Një protestues i veshur me kostum panda ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit. Me një pankartë ku shkruhej “Mos dhunoni nxënës e studentë” dhe mesazhe të tjera në kostum, ai ka kërcyer përballë efektivëve të policisë.
-
VIDEO
‘Allahu nuk e do shkatërrimin’- Balla publikon videon e vajzës me hixhab që thyen pllaka trotuari në protestë: Zemërimi nuk e justifikon dhunën!
Taulant Balla tregon gjithashtu se në mëngjesin e sotëm ka takuar një hoxhë, i cili sipas tij i ka kujtuar një mësim nga Kurani, ku dënohet shkatërrimi dhe bëhet thirrje për ruajtjen e rendit në tokë.
-
VIDEO
Protestuesit sulme të ashpra me gurë efektivëve, policia heq ‘bllokadën’ me kangjella nga rruga
Protestuesit sulme të ashpra me gurë efektivëve, policia heq ‘bllokadën’ me kangjella nga rruga
-
VIDEO
Protestat/ PD: Ilirjana Kuçana u mbajt 8 orë në komisariat, u dhunua dhe iu sekuestrua telefoni! Intimidimi politik
Partia Demokratike pretendon se pedagogia Ilirjana Kuçana, njëkohësisht anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së, është mbajtur për 8 orë në Komisariatin nr. 1, ku është dhunuar, fyer dhe intimiduar nga efektivët e policisë.
-
VIDEO
Elbasan, adoleshentët përqafohen me policët në protestë
Protesta e të rinjve në Elbasan nisi me një numër dukshëm më të ulët pjesëmarrësish, krahasuar me tubimet e mëparshme. Të rinjtë kanë marshuar në rrugët e qytetit, duke hedhur thirrje kundër kryeministrit Edi Rama: “Rama, jep dorëheqjen” dhe “Ngrihuni nga kafja”.
-
VIDEO
Mësuesi i bashkohet nxënësve në protestën në Korçë: Jo akteve të dhunës!
Një grup të rinjsh po marshojnë në pedonalen e Korçës me thirrjet “Bashkohuni me ne” dhe “Edi Rama, jep dorëheqjen”. Protestës i është bashkuar edhe mësuesi i gjimnazit “Themistokli Gërmenji”, Leonidha Puqi.
-
VIDEO
Protesta/ I riu për Report Tv: Mbarojmë universitetin, por s'gjejmë punë! Paga të ulëta, duhet të ndryshojë klasa politike
Ersli Selimi, një i ri që i është bashkuar protestës para Ministrisë së Arsimit, thotë për Report Tv se të rinjtë përballen me mungesën e vendeve të punës, pagat e ulëta dhe koston e lartë të jetesës. Ai kërkon edhe ndryshimin e klasës politike.