-
VIDEO
Policia shton masat, 42 shoferë të arrestuar dhe proceduar në një javë, bllokohen 28 makina! Ja 5 ‘shënjestrat’ e Rrugores
Të paktën 42 shoferë u arrestuan dhe proceduan gjatë javës së fundit dhe 28 makina u bllokuan për shkelje të ndryshme rrugore. Policia bën më dije se do të ketë në vijimësi masa të shtuara në rrugë për të shmangur aksidentet rrugore dhe ndëshkuar drejtuesit kundravajtës
-
VIDEO
Korçë/ Aksion për zhurmat në zonat turistike, e pësojnë 3 subjektet e para, 20 mijë lekë të rinj gjobë! Masa dhe për ata që shkelin orarin
Pas sensibilizimit të bizneseve dhe qytetarëve, Policia nis kontrolle për nivelin e zhurmave në zonat turistike të Korçë dhe zonat e banuara
-
VIDEO
Prej disa ditësh nuk punonte, akseleratori linear te Spitali Onkologjik në QSUT vihet në funksion pas denoncimit të Report Tv
Pajisja që shërben për radioterapinë e të sëmurëve me tumor në spitalin Onkologjik, akseleratori, është rregulluar pas disa ditësh.Kjo nuk është hera e parë që pacientët me sëmundje tumorale ndërpresin radioterapinë për shkak të probleme me akseleratorin linear.
-
VIDEO
Vlorë/ Makina përplas çiftin e turistëve të huaj te ‘Plazhi i Vjetër’, dërgohen për mjekim në spital, njëri me dëmtime në kokë
Të dy personat e plagosur kanë marrë fillimisht ndihmën e parë mjekësore në qendrën shëndetësore verore në zonën e plazhit të vjetër, ndërsa më pas me autoambulancë janë dërguar drejt spitalit rajonal të qytetit, për ndihmë mjekësore më të specializuar
-
VIDEO
Vlorë/ Zjarri në Hoshtimë dhe Kërkovë, 30 ha tokë e djegur! Kreu i emergjencave civile: Zona është nën monitorim, hetime për zbulimin e shkaqeve
Rreth 30 hektarë tokë me bimësi, shkurre si dhe 600 rrënjë ullinj janë djegur nga zjarri që përfshiu të dielën fshatin Hoshtimë të Vlorës, por edhe zonën e fshatrave Kërkovë dhe Bestrovë.
-
VIDEO
Zjarri te tregu sezonal i plazhit të Durrësit dëmtoi 35 stenda, Policia: Shkak shkëndija elektrike në çatinë e një prej dyqaneve, era ndihmoi përhapjen!
Zjarri i rënë ditën e djeshme në tregun sezonal të plazhit të Durrësit dyshohet se ka ardhur në rrethana aksidentale, nga një shkëndijë elektrike mbi çatinë e një prej dyqaneve dhe më pas është përhapur duke shkaktuar dëme materiale. Policia dhe institucionet kanë nisur hetimet, tregu i mbyllur deri në një vendim të dytë
-
VIDEO
Situata e zjarreve/ Temperaturrat rrisin rrezikun, Ministria e Mbrojtjes: 26 vatra në 24 orët e fundit, u shuan të gjitha! Rreth 56 ha të djegura, në aksion edhe helikopteri ‘Cougar’
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri, të cilat sipas Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, janë neutralizuar të gjitha, pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren. Ja qarqet ku pritet sot nivel i 'rrezikut të lartë'
-
VIDEO
U mor i pandehur për shkeljet me tenderin 2.29 mln € për Shpal-Rrëshen/ Kreu i KPP Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK, i komunikohet akuza
Myzyri u paraqit sot në SPAK, ku iu komunikuan akuzat për shkelje e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Javën e kaluar u mor i pandehur për shkeljet me tenderin e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me vlerë 2.29 milionë euro.
-
VIDEO
Lezhë/ Ekzekutimi i biznesmenit Nikulaj, killeri portugez Saraiva në Gjykatë me masa të forta sigurie! Do përballet me 10 dëshmitarë
Të paktën 10 dëshmitarë do të dëshmojnë në gjykatë, në çështjen penale ndaj portugezit Saraiva. Paraqitja e tij është bërë me forca të shumta policie dhe masa të forta sigurie, që prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm kur është paraqitur në godinë. Portugezi u ekstradua në Shqipëri më 31 dhjetor 2023 nga Maroku
-
VIDEO
Trafik mjetesh lundruese nga Korfuzi në Shqipëri, arrestohet 23-vjeçari në Sarandë! Tre të tjerë në kërkim (EMRAT)
Një person është arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim pasi dyshohen se vodhën një skaf dhe gomone në Korfuz
-
VIDEO
Vijon zjarri në Kërkovë të Vlorës, zjarrfikëset po punojnë me pompa dore për fikjen e flakëve
Zjarri në fshatin Kërkovë vijon ende aktiv, ndërsa forcat zjarrfikëse po luftojnë me flakët me mjete rrethanore, kryesisht me pompa dore, për shkak të terrenit të vështirë që nuk lejon futjen e automjeteve zjarrfikëse. Helikopteri nuk ka mundur të operojë gjatë mbrëmjes, ndërsa zjarrfikësit mbeten në gatishmëri dhe po punojnë në kushte të vështira për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit.
-
VIDEO
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Kemi shuar 20 vatra! Vetëm 2 aktive, në Hoshtimë të Vlorës dhe pyllin e Ballenjës në Bulqizë
Ministria e Mbrojtjes raporton se deri në orën 20:00, janë raportuar gjithsej 22 vatra zjarri në rang vendi, nga të cilat 20 janë shuar plotësisht, falë angazhimit të strukturave operacionale në terren.