-
VIDEO
Rëndohet zjarri në landfillin e Elbasanit, flakët përhapen me shpejtësi në orët e mbrëmjes
Zjarri që përfshiu pasditen e sotme fushën e mbetjeve në landfillin e Elbasanit është përkeqësuar ndjeshëm në orët e mbrëmjes.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa tymi i dendur ka shkaktuar shqetësim për banorët përreth.
Forcat zjarrfikëse po vijojnë punën për izolimin e zjarrit, ndërsa rreziku mbetet i lartë.
-
VIDEO
Zjarri në fushën e mbetjeve, Arben Cara: E vështirë shuarja, e kemi izoluar të mos rrezikohen banesat! Të zbatohet ligji për zjarrvënësit
Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës Arben Cara, ka deklaruar se zjarri në landfillin e mbetjeve në Elbasan është i vështirë për tu shuar pasi vatra është e madhe. Ai tha se zjarri është izoluar që të mos rrezikohen banesat.
Cara ka kërkuar që të zbatohet ligji për zjarrvënësit, të vuajnë dënimin për dëmin që shkaktojnë
‘Për vatrën aktuale ku ne jemi kemi angazhuar edhe 60 forca zjarrfikëse nga disa bashki fqinje nga Tirana, Berati dhe Kavaja, ku po punohet për izolim e saj, janë mbetje urbane që janë të vështira për tu shuar. Bashkia vet ka vendosur disa fadroma duke i izoluar me mbetje të lumit të Shkumbinit, është shumë e përhapur dhe kemi arritur që ta izolojmë që të të mos rrezikohen banesat. Edhe ushtria është angazhuar me 2-3 automjete, edhe pse ajo fiket riaktizizohet në pak sekonda. Po duhet që të zbatohet ligji për zjarrvënësit, të vuajnë dënimin për dëmin që shkaktojnë', tha ai.
-
VIDEO
'EU Reporter' publikon letrën e nënës së Veliajt: Pse Europa po i mbyll sytë ndaj një shkeljeje flagrante të vlerave mbi të cilat u ndërtua BE-ja?
Media europiane EUReporter publikoi një artikull mbi arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, ku shkruan se mbahet në paraburgim prej 5 muajsh nga SPAK pa qenë ende i akuzuar zyrtarisht. EUReporter publikon edhe një letër të hapur nga nëna e tij, ku ngrihen akuza për shkelje të të drejtave themelore dhe abuzim me masën e paraburgimit.
-
VIDEO
"Fuqia është te zëri zoti Rama, jo te gjatësia", kryeministri "përplaset" me gazetaren në Shkup
Para nisjes së samitit dhe panelit të parë të diskutimeve, Rama ka dhënë një deklaratë për mediat.
-
VIDEO
600 zyrtarë publikë trajnim për përdorimin e Inteligjencën Artificiale, Pirdeni: Po përdoret edhe për përshtatjen e legjislacionit me BE
Ministria e Administratës Publike dhe AKSHI, mbështetur nga ekspertë ndërkombëtarë, kanë firmosur një marrëveshje për trajnim në përdorimin e Inteligjencës Artificiale të 600 punonjësve të administratës. Inteligjenca artificiale po përdoret tashmë në përkthimin dhe përshtatjen e legjislacionit të BE-së në gjuhën shqipe.
-
VIDEO
Zjarret në Fier, nënkryetari i bashkisë: Fermerët të mos bëjnë djegie të barërave në toka, 3 zona me shërbim zjarrfikës 24 orësh
Duke iu referuar numrit të lartë të zjarreve përgjatë muajve janar-qershor por edhe eksperiencës së sezonit të kaluar veror, është vendosur që ekipet dhe mjetet zjarrfikës të instalohen në tre zona të ndryshme përgjatë gjithë verës në Bashkinë Fier.
-
VIDEO
‘Ruani unitetin me çdo sakrificë’, fjalimi i Fortlumturi Joanit në lamtumirën për Mitropolitin e Gjirokastrës: Ia kushtoi jetën shërbimit të Ungjillit, bashkëpunëtor i Anastasit
Kreu i kishës ortodokse të Gjirokastrës, Hirësia e tij, Dhimitri u përcoll me nderime në banesën e fundit. Ceremonia u drejtua nga Kryepiskopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Joan, i shoqëruar nga anëtarët e Sinodit të Shenjtë dhe klerikë të ardhur nga mitropoli të ndryshme të vendit dhe nga jashtë kufijve, përfshirë Greqinë dhe Malin e Zi.
-
VIDEO
Merr flakë fusha e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit, forcat zjarrëfikëse mbërrin në vendngjajre
Sipas informacioneve, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa në vendngjarje po punohet për shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Humbi kontrollin e motoçikletës në rrugën Lezhë-Shëngjin, drejtuesi përfundon i plagosur në spital
Aksidenti ndodhi pasditen e kësaj të marte, në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. I plagosuri u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve
-
VIDEO
I jepet lamtumira e fundit Mitropolitit të Gjirokastrës, varroset në Kishën e Dropullit! Ceremonia drejtohet nga Fortlumturi Joani
Kreu i kishës ortodokse të Gjirokastrës, Hirësia e tij, Dhimitri u përcoll me nderime në banesën e fundit. Ai u varros në kishën e Shën Premtes në Dropull, ndërsa në ceremonine e lamtumirçs morën pjesë klerikë të shumtë, besimtarë dhe përfaqësues të pushtetit qendror e lokal.
-
VIDEO
E rëndë në Patos/ Dyshohet se kryente marrëdhënie me të bijën, arrestohet babai: Ka ndodhur vetëm një herë! Nëna: Është abuzuar sistematikisht që 5-vjeçe
Një ngjarje tronditëse raportohet në Patos, ku një 12 vjeçare është abuzuar seksualisht, brenda familjes, aty ku duhet të ishte streha më e sigurt për të. 12-vjeçarja e ka vuajtur abuzim sistematik seksual që nga mosha 5 vjeçare, derisa mori guximin të dalë prej kthetrave të të atit pedofil. Ai tashmë është arrestuar dhe ka pranuar para hetuesve ka kryer marrëdhenie me të bijën, por se kjo ka ndodhur vetëm një herë.
-
VIDEO
Vlorë/ Ndezi dy zjarre në pak orë te pika e grumbullimit të mbetjeve urbane në Nartë dhe rrezikoi ‘Pyllin e Sodës’, arrestohet 38-vjeçari
Ndezi dy zjarre në pak orë në një grumbull mbetjesh urbane në vendin e quajtur “Pika e grumbullimit të inerteve, Jalli, Nartë”, duke ndotur ajrin dhe duke vënë në rrezik banesat përreth, si dhe zonën e mbrojtur të "Pyllit të Sodës", Policia identifikon dhe kap në flagrancë autorin e zjarrvënies