-
VIDEO
Berisha vijon të nxijë Shqipërinë, edhe pse doli blof e çon 'trenin bullgar' në Asamblenë Parlamentare të OSBE: Jemi i vetmi narkoshtet në Europë!
Sali Berisha vijon të nxijë Shqipërinë edhe në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE, që zhvillohet në Porto të Portugalisë. U kërkon ndihmë për zgjedhje të lira, duke pretenduar përsëri për farsë elektorale dhe tren bullgar, edhe pse nuk gjeti asnjë provë dhe rinumërimi provoi të kundërtën. Kreu i PD: Në Amerikën Latine punojnë 14 mijë shqiptarë për kartelet e drogës
-
VIDEO
Sezoni turistik, nis sot patrullimi i përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj të Kosovës
Që prej ditës së sotme ka nisur zyrtarisht patrullimi i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit në Shqipëri, në kuadër të masave për sezonin turistik veror. Artur Selimaj, thotë se kjo lehtëson menaxhimin e trafikut në akset kryesore që lidhin Kosovën me Shqipërinë dhe me bregdetin.
-
VIDEO
I nxehti "përvëlues" prek edhe Shqipërinë. Plazh, "shatërvan", çadra e kapele, si po përballohet vapa (PAMJET nga qytetet kryesore)
Vendi ynë është përfshirë nga i nxehti përvëlues që pritet të kulmojë të mërkurën.
Për të përballuar temperaturat e larta, qytetarët nga i gjithë vendi kanë zgjedhur mënyra të ndryshme, sipas mundësive.
Shumë janë dyndur drejt bregdetit dhe ata që e kanë të pamundur të pushojnë, zgjedhin të mbrohen nga i nxehti me kapele e çadra.
-
VIDEO
Në fuqi njohja e pensioneve me Italinë/ U ‘digjej’ mundi i jetës, emigrantët për Report Tv: Drejtësi e vonuar, por historike
Dita e sotme shënon një ngjarje historike për emigrantët shqiptarë, pasi ka nisur zbatimi i marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të pensioneve me Italinë. Të gjithë shqiptarët që kanë punuar në Itali do të mund të bashkojnë vitet e sigurimeve në 2 vendet dhe të përftojnë pension në bazë të totalit të viteve të kontributeve. Të njëjtat të drejta do t’i kenë edhe italianët që kanë punuar apo punojnë në Shqipëri.
-
VIDEO
Shkrimtari Ismail Kadare, një ‘banesë’ vetëm për veten? Prehja në varrezat e Tufinës dhe nderimi nga miqtë e politika
Një vit më parë Shqipëria humbi shkrimtarin e saj, më të madh të të gjitha kohërave, Ismail Kadarenë, i cili u nda nga jeta në moshën 88 vjeçare. Ndërkohë që iu rezervuan homazhe me të gjithë nderimet shtetërore, përcjellja e tij në banesën e fundit, u zhvillua në një ceremoni private familjare. Ndërsa kryeministri ka premtuar një banesë vetëm për Kadarenë, ideja ende nuk është konkretizuar.
-
VIDEO
Tirana kryeson/ 35 aksidente të rënda me monopatina në vend në 17 muaj (por jo të gjitha raportohen në polici)! Ligji ende mungon
35 aksidente me pasoja të rënda me monopatina u regjistruan në të gjithë vendin nga 1 janari 2024 deri më 31 maj 2025, 18 prej të cilave në Tiranë. Trendi shihet në rritje në 5 muajt e parë të këtij viti. Gjatë këtyre 17 muajve policia vendosi 913 gjoba, pjesa dërrmuese e të cilave janë vetëm gjatë këtij viti. Përtej këtyre shifrave zyrtare, numri i dëmtimeve nga monopatinat është disa herë më i lartë, siç dëshmojnë dhe shifrat e atyre që përfundojnë në spital.
-
VIDEO
Vrasja e ish-policit Malko, dëshmon në GJKKO babai i Leonard Dukës: As unë dhe as djemtë s'kishim konflikte me Santiagon, Ervis Martinajn s'e njoh! Emrat ua kam dëgjuar në TV
Seanca në Gjykatën e Posaçme për Leonard Dukën, që akuzohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në gusht të vitit 2019. Muhamet Duka rrëfen lidhjet me të pandehurit e dosjes, mohon konfliktet me ish-policin Malko apo njohjen me 'mbretin e kumarit' Martinaj. Gjyqi shtyhet për më 9 korrik, SPAK do japë konkluzionet dhe pretencën për 6 të pandehurit. Duka: S'më ka goditur kurrë askush!
-
VIDEO
Elbasan/ Flakët përfshijnë kodrat me ullishta e shkurre, zjarrfikësit në aksion për t’i shuar
Një vatër zjarri ra sot në një sipërfaqe me ullinj dhe shkurre, në afërsi të fshatit Balëz, në Elbasan. Zjarrfikësja ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për lokalizimin e vatrës, për të parandaluar përhapjen e saj dhe kryer shuarjen e plotë
-
VIDEO
Vlorë/ Vetura ‘Golf’ përplas këmbësoren te vijat e bardha dhe më pas ‘Audi-n’, 65-vjeçarja përfundon në spital!
Një automjet i markës “Golf” goditi një këmbësore të moshuar rreth 65 vjeçe, e cila po kalonte në vijat e bardha te rruga Transballkanike. Pas goditjes, vetura u përplas edhe me një tjetër automjet të tipit “Audi”
-
VIDEO
Një vit pa Ismail Kadarenë, Pirro Misha: Vepra e tij, identitet kombëtar! Fat që patëm një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës
Në një 1-vjetorin e ndarjes nga jeta, akademikë, shkrimtarë, poetë dhe politikanë kanë nderuar kolosin e letërsisë, Ismail Kadare. Ndryshe nga kryeqyteti, në shtëpinë muze të shkrimtarit në Gjirokastër, nuk ka asnjë aktivitet përkujtimor.
-
VIDEO
Autorë të 9 vjedhjeve, arrestohen 2 ‘skifterët’ në Tiranë! Momenti kur vjedhin një banak teksa recepsionisti fle (EMRAT)
Dy të rinj, autorë të 9 vjedhjeve kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës. Të arrestuarit janë identifikuar si Erjon Sopoti dhe Abdulla Zyberi
-
VIDEO
Arrestohet 42-vjeçari në Shkodër, policia sekuestron dy armë, silenciator dhe kokainë (EMRI)
Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve narkotike.