-
VIDEO
Operacioni ‘Ura’/ SPAK sekuestron 12 mln euro pasuri të 3 trafikantëve në Durrës! Dyqane, troje, ndërtesa, bodrume e apartamente, 10 prej tyre të Visit të Pojës (LISTA)
SPAK sekuestron 21 pasuri në Durrës me vlerë rreth 12 milionë euro, të dyshuara si të përfituara nga trafiku ndërkombëtar i drogës. Pasuritë i përkasin Doçit, Juxhin Draxhit dhe Ervin Zeqirit, pjesë e grupit kriminal të goditur në kuadër të operacionit “Ura”. Mes tyre sipërfaqe toke, ndërtesa, dyqane e bodrume por dhe njësi biznesi i lokale e restorante në zonën e plazhit.
-
VIDEO
Prishet akseleratori linear te Spitali Onkologjik në QSUT, pacientët me tumor nuk mund të bëjnë radioterapinë
Pajisja që shërben për radioterapinë e të sëmurëve me tumor në spitalin Onkologjik, akseleratori, nuk funksion. QSUT në një reagim të vonuar pas insistimit të vazhdueshëm të Report Tv, njoftoi se pajisja pësoi defekt të premten e do të rregullohet të hënën. Edhe një tjetër pajisje, brakiterapia, nuk ka funksionuar për një kohë që QSUT nuk e përcakton
-
VIDEO
I riu në Lezhë nuk i ndalon postbllokut të policisë, efektivët qellojnë me armë në drejtim të mjetit! Vihet në pranga
Një i ri nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar në aksin Lezhë-Milot, pranë fshatit Gajush, duke u ndjekur nga efektivët që qëlluan në drejtim të automjetit. I riu u ndalua dhe janë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
-
VIDEO
Lezhë/ Përfshihet nga flakët banesa 1-katëshe në Shëngjin, forcat zjarfikëse në vendngjarje
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e tij në banesat përreth.
-
VIDEO
Akuzohet për trafik droge në Itali, arrestohet në Dibër 40-vjeçari, do ekstradohet në vendin fqinj (EMRI)
Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia në Dibër me qëllim ekstrdimin drejt Italisë. Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, për të cilën Kodi Penal italian parashikon dënim mbi 4 vjet burgim.
-
VIDEO
Lezhë/ Policia kap 45-vjeçarin duke ‘vaditur’ kanabisin
Policia zbuloi në një parcelë në fshatin Berzanë, 150 bimë narkotike cannabis sativa. Autori i dyshuar, Zef Kola, 45 vjeç, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët.
-
VIDEO
Ndotet vija bregdetare në Vlorë nga 'Rrapi' tek vilat, dyshohet për detergjentë ose vajra kuzhine! Pushuesit kërkojnë ndërhyrje urgjente
Në sipërfaqen e ujit vërehet një shtresë e bardhë dhe vajore, e cila sipas banorëve dhe pushuesve, ngjan me detergjentë ose mbetje vajrash të përdorur nga kuzhinat e subjekteve private në zonë.
-
VIDEO
Tepelenë/ Kultivuan 194 bimë kanabis pranë banesës së tyre, arrestohen babë e mirë në Mezhgoran (EMRAT)
Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë pasi kishin kultivuar 194 bimë kanabis pranë banesës së tyre, në fshatin Mezhgoran.
-
VIDEO
Sezoni turistik, motoambulancë 24 orë në Shëngjin, Prendi: E pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme mjekësore
Krahas autoambulances, për herë të parë këtë sezon veror në Shëngjin është vënë në funksion edhe një motoambulancë, e cila do të qëndrojë në gatishmëri pergjatë 24 orëve për t’iu përgjigjur rasteve emergjente.
-
VIDEO
Fier/ Zjarri përfshinë një pronë private në Peshtan, digjet stalla e bagëtive
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pasditen e sotme një pronë private në fshatin Peshtan né Fier duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Ngjarja ka ndodhur në pronësinë e një shtetasi, ku sipas burimeve paraprake, zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike e dalë nga pompa vaditëse e ujit.
-
VIDEO
Operacioni ‘Plazhi i Lirë’, sekuestrohen 170 çadra e shezlongë në Vilë Bashtovë e 'Rërën e Bardhë'! Hetohen penalisht 6 persona
Në kuadër të operacionit 'Plazhi i Lirë', Policia sekuestroi 170 çadra dhe shezlongë të vendosura pa leje në Vilë Bashtovë dhe 'Rërën e Bardhë'. Për rastin u hetuan penalisht 6 persona nga Durrësi, Kavaja dhe Tirana.
-
VIDEO
Korçë/ Po transportonte drejt Tiranës 8 emigrantë nga vendet e treta, shpallet në kërkim 26-vjeçari
Një 26-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Korçës pasi u kap duke transportuar drejt Tiranës, 8 emigrantë nga Vendet e Treta