-
VIDEO
'Vetëm bukë e qumësht do çoj në shtëpi, frutat i shoh e s’i blej dot', pensionistët në Fier ankohen për çmimet! Tregtarët: Ka rënë fuqia blerëse
Në tregun e fruta-perimeve të qytetit të Fierit ka një rënie drastike të fuqisë blerëse. Pensionistët po reduktojnë ndjeshëm blerjet për shkak të kushteve të vështira ekonomike dhe pensioneve të ulta. Ndërkohë, tregtarët ndihen në vështirësi, pasi mallrat e tyre mbeten stok.
-
VIDEO
Meta lihet në qeli, avokati: Pati debat me prokurorin! Kartat e kreditit janë përdorur nga Kryemadhi
GJKKO la në qeli Ilir Metën, ndërsa avokati i tij Kujtim Cakrani, në një prononcim për gazetarët zbuloi edhe çfarë ndodhi në seancën që zgjati rreth 4 orë. Avokati tha se Meta ka kundërshtuar provat e reja të SPAK me një fjalim për rreth 1 orë, ndërsa shtoi se e dinin që kreu i PL nuk do të lirohej, pasi po mbahet në qeli për arsye politike. Për kartën e kreditit që SPAK akuzon se e kanë përdorur për blerje dhe shpenzime jashtë shtetit, avokati tha se Meta nuk ka asnjë lidhje, por se ato i ka përdorur ish-gruaja Kryemadhi.
-
VIDEO
Ambasadori i OSBE-së takim me Këshillin e Lartë Gjyqësor në Pogradec: Program i ri, hapje zyrash informimi në çdo gjykatë
Ambasadori i OSBE, Michel Tarran, ka zhvilluar një takim me Këshillin e Lartë Gjyqësor në Pogradec. Ai ka deklaruar se do të ketë një program të ri që do të parashikojë hapjen e zyrave të informimit në çdo gjykatë.
-
VIDEO
Aksident në Vlorë-Levan/ Taksia përfundon në parcela, lëndohen turistët dhe shoferi
Një aksident rrugor është shënuar sot në aksin Vlorë-Levan. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes pëe zbardhjen e plotë të shkaqeve.
-
VIDEO
Në çdo pikë kufitare, vizitorët priten me ‘TEA’! Çfarë ofron Shqipëria, gjithçka në një aplikacion
Një staf i posaçëm i Agjencisë Kombëtare të turizmit është vendosur në cdo portë hyrëse të vendit, për t’iu prezantuar vizitorëve bukuritë që duhen parë nga Shqipëria.
-
VIDEO
Administrata Doganore, Rama: 12 milionë euro të arkëtuara, mbi 3100 deklarata të përpunuara në ditë
Dogana shqiptare funksionon pa ndërprerje 24 orë në ditë, me një staf prej 1200 punonjësish të shpërndarë në 18 degë dhe 16 zyra doganore, duke mbuluar të gjithë territorin doganor të vendit.
-
VIDEO
Aktivitetet kulturore/ ‘Vala Fest 2025’ vjen në Shkodër e Tiranë, dy ditë nën ritmet e muzikës live
Aktivitet sportiv me biçikleta, muzikë live, një program argëtues për fëmijë dhe shumë më tepër mund t’i shijoni gjatë “Tirana Fest 2025” në sheshin “Skënderbej” në 27 dhe në 28 qershor, duke filluar nga ora 17:00
-
VIDEO
Vodhën 10 biçikleta në Tiranë, dalin pamjet kur hajdutët bëjnë ‘kërdinë’
Nga hetimet ka rezultuar se gjatë periudhës Janar-Qershor kanë vjedhur 10 biçikleta dhe motomjete elektrike, në lagje të ndryshme gjatë natës.
-
VIDEO
Dita e 8-të e rinumërimit të votave të Tiranës, të hapura 939 kuti! PD ka humbur më shumë vota
Dita e tetë e rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës. Rivlerësimi nuk ndryshon deri më tani asnjë rezultat, por ka shkaktuar pakënaqësi te disa kandidatë, të cilët janë shprehur se KAS po ua kthen votat në të pavlefshme.
-
VIDEO
I nxehti ekstrem përfshin vendin! Fieri, më i rrezikuar nga zjarret
Temperaturat ekstreme dhe thatësira kanë shtuar ndjeshëm rrezikun për zjarre në vend. Qarku i Fierit konsiderohet më i ekspozuari, ndërsa sot është regjistruar temperatura maksimale prej 36 gradësh. Në ditët në vijim pritet të ketë rritje! Mbrojtja Civile deklaron se 11 qarqet e tjera paraqesin rrezik te moderuar, ndaj qytetarët duhet të tregohen të kujdeshëm.
-
VIDEO
Berisha-Koçit: Kartelet e drogës të nxorrën nga parlamenti! E di që do thuash jo, por po të ishe i tyre s’do dilje
jatë fjalës së tij në Kuvend, Sali Berisha iu drejtua edhe deputetit Petro Koçi, i cili nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së re pasi u tërhoq dhe nuk kandidoi për 11 maj. Berisha iu drejtua duke i thënë se nga parlamenti e nxorrën kartelet e drogës sepse nuk është pjesë e tyre.
“Petro kush të nxori ty nga parlamenti, kartelet të nxorën. E di që do të thuash jo, por ata të nxorën se po të kishe qenë i tyre nuk dilje ti. Ti do thuash atë që të kanë programuar, fol, nuk fol njëlloj flet.”, u shpreh ai.
Më pas, Berisha vijoi me akuzat e njëjta për vjedhje zgjedhjesh. “Këtë verë nuk festuat dot fitoren me farsë sepse në Bruksel, Strasburg dhe forumet ndërkombëtare u damkosët si një grup i shkrirë në një me kartelet e drogës.”, u shpreh Berisha.
-
VIDEO
Operacioni ‘Kontigjenti’, qarkullonin me armë pa leje dhe me 40 mijë euro të pajustifikuara! Policia e Tiranës vë në pranga 2 persona
Policia e Tiranës finalizoi operacionin 'Kontigjenti', duke arrestuar dy persona, Petrit Kurti dhe Halit Ajazi, për mbajtje të paligjshme të armëve dhe posedim të 40 mijë eurove të pajustifikuara. Gjatë kontrolleve u sekuestruan dy pistoleta, municion luftarak dhe shuma e dyshuar si produkt i veprimtarisë kriminale.