-
VIDEO
Fier/ Aksident i rëndë në aksin Fier-Ballsh, tre të mitur të plagosur, dy në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:00, në aksin “Fier–Ballsh”, në afërsi të fshatit Plyg. Sipas informacioneve paraprake, një 15-vjeçar nga fshati Mbyet, i cili drejtonte një automjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, duke bërë që makina të dalë nga rruga.
-
VIDEO
Tepelenë/ Aksident në kthesën e Mezhgoranit, automjeti përmbyset në rrugë
Një aksident rrugor ka ndodhur në Tepelenë, në kthesën e fshatit Mezhgoran në aksin Tepelenë-Këlcyrë. Një automjet tip Volksvagen drejtuar nga personi me inicilaet H.L. nga Tirana ka dale nga rruga dhe për pasojë mjeti është përmbysur në rrugë.
-
VIDEO
Vlorë/ Policia kontrolle në bare dhe disko për ndotjen akustike, gjoba deri në 4 mln lekë për shkelësit
Policia e Vlorës ka zhvilluar kontrolle në disa lokale nate dhe ambiente të muzikës në qytet, në kuadër të masave për parandalimin e ndotjes akustike. Aksioni është ndërmarrë nga efektivë të Komisariatit të Policisë Vlorë dhe është përqendruar kryesisht në baret dhe diskot që ndodhen në zonat turistike dhe përgjatë Lungomares.
-
VIDEO
Plazhet publike, Bashkia e Durrësit nis pastrimin pas vëzhgimit të Report Tv
Menjëherë pas vëzhgimit të transmetuar në Report Tv lidhur me situtën në plazhet publike ka reaguar bashkia e Durrësit.
Mjetet e punës të ndërmarrjes së pastrim gjelbërimit kanë pastruar dhe pluguar plazhin publik të Vollgës siç akoma e quajnë durrsakët.
Pushuesit në intervistat tona patën bërë vërejtje lidhur me gjendjen e këtij segmenti i cili duhej pastruar nga leshterikët sidhe duhej pluguar. Sot pasdite situata aty ka ndryshuar 100 %.
‘Vijojmë nga puna për sistemimin e plazheve publike. Ndërhymë në shëtitoren “Taulantia” në lagjen 1, për të dhënë shërbim për të gjithë banorët e zonës si dhe pushuesit e shumtë', thuhet në një postim të kryebashkiakes Emirjana Sako.
-
VIDEO
Berat/ Përleshje për një gjobë, qytetari zihet me grushta me policin bashkiak, policia nis hetimin
Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ku shihet një punonjës i Policisë Bashkiake duke goditur një qytetar, janë kryer hetimet e nevojshme dhe është nisur procedimi në gjendje të lirë për të dy personat e përfshirë.
-
VIDEO
Hakerët iranianë sulmuan faqen online të Bashkisë Tiranë, AKSK: Po punohet për rikthimin
Faqja e bashkisë së Tiranës, u sulmua dhe doli jashtë funksionit nga rrjeti iranian i hakerave “Homeland Justice”, ndërsa lidhur me këtë ka ardhur një reagim nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.
-
VIDEO
Nis rikonstruksioni i Spitalit Universitar të Traumës, Koçiu-Vengu: Investim që e shndërron në një godinë moderne
Në Spitalin Universitar të Traumës ka nisur sot zbatimi i projektit madhor për rikonstruksionin dhe transformimin e kësaj strukture shëndetësore që ofron shërbime mjekësore të specializuar për qytetarët nga i gjithë vendi
-
VIDEO
Pas 20 vitesh, nis ndërtimi i Muzeut të Dritëro Agollit në Devoll
Pas më shumë se 20 vitesh pritje dhe diskutimesh, ka nisur më në fund ndërtimi i Muzeut të Dritëro Agollit në Devoll. Ky projekt përfaqëson një nga nismat më të rëndësishme kulturore në këtë zonë, duke i dhënë dinjitetin e munguar figurës së një prej emrave më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe njëherazi birit të shquar të Devollit.
-
VIDEO
Tokat në Cakran thahen për ujë, 700 ha mbeten djerrë! Fermerët kërkojnë riparimin e rrjetit vaditës
Rreth 700 hektarë tokë bujqësore në njësinë administrative Cakran kanë mbetur djerrë për shkak të mungesës së ujit për vaditje. Prej afro 20 vitesh, fermerët e zonës vuajnë pasojat e dëmtimit të sistemit vaditës, ndërsa institucionet lokale nuk ofrojnë asnjë zgjidhje konkrete.
-
VIDEO
VIDEOT virale/ “Albania is calling”, turistët e huaj me kërcime nga aeroportet drejt dhe mes bukurive shqiptare: Shqipëria na thërrt
Të huajt po promovojnë Shqipërinë përmes videove në rrjetet sociale. Me hashtagun “Albania is calling” (Shqipëria po të thërret), të rinj nga mbarë bota ndajnë përvojat e tyre që nga mbërritja në aeroport, plazhet e jugut, deri te ecjet në Alpet shqiptare.
-
VIDEO
Rinumërimi/ Asllan Dogjani për Report Tv: Zgjedhjet ishin farsë e orkestruar nga Edi Rama, të bëhen hetime! Duhet qeveri teknike
Deputeti i PD Asllan Dogjani, tha se në zgjedhjet janë konstatuar shkelje të mëdha. Në një prononcim për Report Tv, Dogjani edhe pse nuk do të jetë në Parlament në shtator tha se kjo se ka penguar që të bëjë ankime dhe të ndjek nga afër procesin e rinumërimit.
-
VIDEO
Maksi Gega, kampion i Shqipërisë në 'Bodybuliding Natyral'! Trajneri për Report TV: S'kemi fonde, rrezikojmë evropianin
Për Report TV, trajneri i tij Nikollaq Muço, thotë se e kanë të pamundur të shkojnë në Evropian pa mbështetje financiare.