-
VIDEO
Banesa në Gramsh përfshihet nga flakët, ende nuk dihen shkaqet
Një banesë në Gramsh është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Nga pamjet e siguruara shohim se kemi dëme të konsiderueshme materiale
-
VIDEO
Fund epokës së arratisjes, Dubai jo më strehë e shqiptarëve! 10 të deportuar nga Emiratet Arabe! Kush janë ‘të fortët’ që u sollën në Tiranë
10 shqiptarë të botës së krimit u deportuan prej marsit 2024 e deri më tani nga Dubai, vendi që u kthye në oazin e arratisjes. Nga Plaurent Dervishaj, Florenc Çapja e deri te Dashnor Dumani, tashmë po përballen me drejtësinë. Në Dubai nuk janë më të sigurt, teksa autoritetet flasin për kontribut të vyer në bashkëpunimin me INTERPOL
-
VIDEO
Zjarr i madh në afërsi të varrezave të Elbasanit, flakët po i afrohen dhe banesave!
Një vatër e madhe e zjarrit është shfaqur pasditen e sotme në periferi të qytetit të Elbasanit. Flakët dhe tymi janë parë në zonën e varrezave publike të qytetit. Forca të shumta zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje
-
VIDEO
Makinat përplasen me njëra-tjetrën në aksin Vlorë-Selenicë, një në gjendje të rëndë
Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Vlorë-Selenicë, në afërsi të fshatit Qishbardhë. Një Audi A3 është përplasur me një kamionçinë.
-
VIDEO
Himarë/ Riaktivizohet zjarri në kodrat e Pilurit, nis ndërhyrja me helikopter! Vatër edhe në Kudhës, rrezikohet një banesë
Është riaktivizuar zjarri i cili përfshiu një ditë më parë në kodrat me ullinj në Pilur. Zjarri i favorizuar dhe nga era, ka përparuar duke djegur shkurre por dhe pemë që ndodhen në atë zonë, por duke u ngjitur edhe me lart në mal
-
VIDEO
Digjen mbetjet inerte në landfillin e Bashkisë së Lezhës
Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e sotëm zonën pranë magazinave të Bashkisë Lezhë, përgjatë aksit Lezhë-Milot, në afërsi të kryqëzimit të Rriles. Flakët kanë përfshirë një hapësirë të konsiderueshme me mbetje inerte dhe materiale të tjera ndërtimi.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Ndërkohë, tymi është përhapur në drejtim të zonave të banuara si dhe në rrugën nacionale duke shkaktuar shqetësim për banorët dhe rrezik për qarkullimin e automjeteve.
Nuk është hera e parë që ky landfill që administrohet nga bashkia, përfshihet nga flakët, çka ka rritur shqetësimet e komunitetit lokal. Dyshimet e para ngrenë pikëpyetje mbi mundësinë e zjarrvënies së qëllimshme, megjithatë hetimet mbi shkaqet e zjarrit janë ende në vazhdim.
-
VIDEO
Fier/Zjarr në kodrat e Cakranit, dyshohet se është shkaktuar nga djegia e mbetjeve bujqësore
Një zjarr i madh përfshiu kodrat e Cakranit në kufi me Mallakastrën, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, por pa rrezikuar banesa. Dyshohet se zjarri u shkaktua nga djegia e mbetjeve bujqësore nga fermerët dhe tashmë vatra është drejt neutralizimit të plotë.
-
VIDEO
Lezhë/ Qindra banorë mbeten pa energji në Fushë-Kuqe dhe Shenkoll, shkak djegia e transformatorit në nënstacionin elektrik
Qindra banorë në Fushë-Kuqe dhe Shenkoll janë pa energji elektrike prej mëngjesit të së shtunës, për shkak të djegies së një transformatori në nënstacionin elektrik të Fushë-Kuqes. Punonjësit e Operatorit të Transmetimit po punojnë prej orësh për të zëvendësuar transformatorin dhe për të rikthyer energjinë në zonat e prekura.
-
VIDEO
Aksident në aksin Pukë- Shkodër, përplasen 2 mjete, plagosen çifti i bashkëshortëve
Një aksident ka ndodhur në aksin Pukë- Shkodër. Ngjarja në afërsi të fshatit Luf si pasojë e akisdentit një burrë dhe një grua janë plagosur. Mjetet e përplasura janë një Volvagen Turan me një Tayota Yaris, ndërsa të lënduarit ishin pasagjerë te Tayota Yaris.
-
VIDEO
Zjarr në Pilur të Himarës, rrezikohen ullishtet! Zjarrfikësit në terren, pritet ndërhyrje nga ajri
Zjarri ka përfshirë zonën malore të Pilurit në Himarë, duke rrezikuar ullishtet e zonës. Zjarrfikësit po punojnë me pompa shpine dhe pritet ndërhyrje nga ajri.
-
VIDEO
Lushnje/ Zjarri djeg dhjetëra dynymë agrume dhe ullishte në Karbunarë, zjarrfikësit në 'luftë' me flakët
Një zjarr i rënë padite në periferi të Karbunarës ka djegur plantacione me agrume dhe ullishte. Në zonën përgjatë aksit rrugor nacional Lushnje Berat në dalje të Karbunarës zjarri i rënë ka djegur edhe disa magazina të vogla të familjeve fermere të zonës.
-
VIDEO
Aksident në aksin Fier- Levan, automjeti del nga rruga dhe përplaset me shtyllën e tensionit të lartë, 2 të plagosur
Një automjet tip “ Ford” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë ku për pasojë kanë mbetur dy të lënduar të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.