-
VIDEO
Pas Tiranës, do rinumërohen të gjitha votat edhe në qarkun Fier! Dy anëtarët e PD në KAS vendosin hapjen e 587 kutive
Pas Tiranës, do të rinumërohet edhe i gjithë qarku Fier. PD-ja përdori sërish dy anëtarët e saj në KQZ për të hapur të gjitha kutitë e qarkut të dytë më të madh në vend, të cilat do të rivlerësojnë edhe votat e partive, edhe të kandidatëve. PD beson se brenda në kuti ka prova për atë që e quan, masakër zgjedhore.
-
VIDEO
Berat/ Shisnin kanabis në doza, në pranga dy të rinj
Dy të rinj nga qyteti i Beratit kanë rënë në prangat e uniformave blu pasi shisnin kanabis të ndarë në doza
-
VIDEO
Zjarr në një banesë në Berat, zonja e shtëpisë pëson djegie! Shkak dyshohet rrjedhja e gazit
Berat-Një zjarr ka rënë sot në një banesë në Qafën e Kalasë në qytetin e Beratit. Si pasojë e zjarrit është djegur kuzhina e banesës, ndërkohë që zonja e shtëpisë, Ëngjëllushe Kokoshi, ka pësuar djegie të lehtë në këmbë.
-
VIDEO
33 mln lekë dëm me prokurimet publike, ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur në SPAK, i shoqëruar me avokatin e tij. Mësohet se është marrë i pandehur dhe i është komunikuar akuza për shperdorim detyre.
Ai është marrë i pandehur pas një kallëzimi të Këshillit të Lartë të Shtetit, gjatë auditit të vitit 2013-2014, në kohën kur kreu i bashkisë së Kavajës ishte Roshi.
Në këtë auditim, u gjetën disa parregullsi në fushën e Urbanistikës dhe prokurimeve të fondeve publike me dëm ekonomik në vlerën 33 milion lekë. Më herët Gjykata e Durrësit kishte pushuar procedimin penal ndaj ish-kryebashkiakut socialist.
-
VIDEO
Vlorë/ Shisnin drogë në club-et verore 2 anglezë të arrestuar! Iu gjet ketaminë, MDMA dhe ekstazi
Dy anglezë kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi shisnin drogë në club-et verore.
Sekuestrohen 103 doza MDMA dhe Ketaminë, si dhe 120 kokrra Ekstazi, të përgatitura për shitje.
-
VIDEO
Menaxhimi i trafikut në Tiranë, Rrugorja intensifikon kontrollet! 22 të arrestuar dhe 29 mjete të bllokuara në një javë
Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet për menaxhimin e trafikut në rrugët e kryeqytetit.
Përmes një njoftimi zyrtar për mediat, Rrugorja informon se gjatë një jave ka arrestuar 22 shoferë dhe ka bllokuar 29 mjete.
Po ashtu nga bilanci i kryer bëhet me dije se kanë vendosur 987 gjoba.
-
VIDEO
Tiranë/ Policia ua nxjerr blof ‘rezultatin’, arrestohen administratori i lokalit dhe 2 klientët! Po luanin lojëra fati ilegale me makineta dhe celularë
Operacioni “Rezultati” çoi në pranga 3 persona, administratori i lokalit dhe 2 klientë. Sekuestrohen 5 makineta, 4 celularë dhe 50 000 lekë
-
VIDEO
Kreu parakalim të rrezikshëm në aksin ‘Lezhë-Milot’ dhe i doli para kamionit, gjobitet shoferi
Policia rrugore ka gjobitur me 100 mijë lekë një shofer i cili kreu parakalim të rrezikshëm në aksin rrugor “Lezhë-Milot”.
-
VIDEO
Sadushi: Zgjodhëm ta mbajmë konferencën në Vlorë, këtu ku u hodhën themelet e shtetit modern shqiptar! Drejtësia që duam është pa kompromis
Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi mbajti fjalën hyrëse në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendore dhe Lindore, që po mbahet në Vlorë. Sadushi tha se jo pa qëllim vendosën që ta mbajnë këtë konferencë në Vlorë, në vendin ku u hodhën themelet e shtetit modern.
Ai thotë se ne kemi qenë "dëshmitarë të kalimit nga shteti i diktaturës tek shteti i së drejtës, dhe e dimë mirë çfarë çmimi është paguar për këtë. Prandaj, jemi këtu për të thënë qartë: drejtësia që duam është një drejtësi pa kompromis." Përmendi gjithashtu se konferenca po zhvillohet në një kohë kur gjyqësori po përballet me sfida.
Sadushi shtoi se për ta si Gjykatë e Lartë, ruajtja e qëndrueshmërisë dhe interpretimit të ligjit është një mision thelbësor për forcimin e shtetit të së drejtës, garantimin e sigurisë juridike dhe koherencën e sistemit.
-
VIDEO
Manja: Brenda pak vitesh, ‘jetësojmë’ drejtësinë dixhitale! Në 2027, mikpresim Kongresin Botëror të Drejtësisë
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në fjalën që mbajti në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta në Vlorë, përmendi me reformën në drejtësi, u rikthye besimi i publikut te drejtësia. Kjo konferencë, tha ministri, zhvillohet në një moment të veçantë për vendin pasi në vitin 2027 do të mikpresë Kongresin Botëror të Drejtësisë.
Përmendi gjithashtu se Shqipëria ka ndërmarrë një investim të madh në dixhitalizimin e sistemit gjyqësor përmes ngritjes së Sistemit të Integruar të Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore (ICMIS). Ministri theksoi se janë siguruar fondet e duhura për implementimin dhe financimin e plotë të këtij sistemi për gjyqësorin shqiptar.
Ky investim, sipas tij, së bashku me mbështetjen mbi 7.5 mln euro nga BE dhe mbi 1/8 mln euro nga Suedia, do të bëjë të mundur që brenda pak vitesh sistemi i drejtësisë shqiptare të ketë sisteme moderne dhe të jetësojë e-drejtësinë.
-
VIDEO
Murtaja e bagëtive në Postribë, Përgjegjësi i Shërbimit Veterinar i Kukësit: Kemi dyfishuar punën për informimin dhe sensibilizimin e fermerëve
Pas rasteve të konfirmuara të murtajës së bagëtive të imëta në zonën e Postribës dhe ndalimit të importit të deleve dhe dhive nga Shkodra dhe Kukësi nga autoritetet kosovare, Shërbimi Veterinar i qarkut Kukës ka shtuar ndjeshëm kontaktet me fermerët për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.
-
VIDEO
Trafiku në zonat turistike, plan masash në Lezhë! Ndalohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë hiqen parkingjet në dy anët e rrugës në qendër të Shëngjinit
Sezoni turistik ka rritur numrin e automjeteve që lëvizin në rrugët që përshkojnë qarkun e Lezhës, duke krijuar trafik të rënduar dhe shpesh herë kaos në lëvizje.