-
VIDEO
Ndarja nga jeta e Artan Lames, Gonxhja: Vendi ynë ka humbur një kujdestar të lartë dhe unik të trashëgimisë kulturore dhe historike
Në homazhet për ndarjen nga jeta të Artan Lames, Ministri i Drejtësisë Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha në një prononcim për mediat se është tmerrësisht i prekur për këtë humbje.
“E njoh prej shumë vitesh. Jeta na ka ndarë dhe bashkuar në projekte. Vendi ynë ka humbur një kujdestar të lartë dhe unik të trashëgimisë kulturore dhe historike.
Kam komunikuar me të përpara kësaj fatkeqësie dhe tragjedie për familjen e tij dhe rrethin, për muzeun e koleksionit për të cilën punonte me miqtë e tij të mirë. Jam tërësisht i dërrmuar.
Minimumi që të gjithë ne do bë bëjë është që të mbështesim muzeun në mënyrë që të nderojmë punën e tij”, tha Gonxhja.
Xh.K/Shqiptarja.com
-
VIDEO
Provimet e Maturës Shtetërore, Manastirliu: Për herë të parë teste të veçanta për nxënësit me aftësi ndryshe
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu priti sot një grup maturantësh ekselentë nga gjimnazet e Tiranës, për të diskutuar mbi zhvillimin e Maturës Shtetërore dhe për të ndarë risitë e këtij viti në procesin e provimeve.
-
VIDEO
Falja e gjobave nga qeveria pak ditë para zgjedhjeve, Aulon Kalaja bën kallëzim në SPAK
Kalaja ka bërë kallëzim për vendimin e qrverisë për faljen e gjobave pak ditë para zgjedhjeve.
-
VIDEO
Ndarja e parakohshme nga jeta e Artan Lames, sot homazhet te Akademia e Shkencave, ceremonia mortore në 12:00
Artan Lame ka mbajtur detyra të rëndësishme, ku spikati si një drejtues i përkushtuar dhe me vizion. Në vitin 2000 ishte drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, më tej deri në 2002-shin, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Për 3 vite të tjera, zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit.
-
VIDEO
Paditet për shpifje nga juristi Romeo Kara, Kryemadhi paraqitet në GJKKO
Padia vjen pasi Kryemadhi e akuzoi se është paguar për të bërë kallëzim ndaj Metës.
-
VIDEO
Zgjedhjet, Gonzato: Koha për reformë zgjedhore, të përfshihen rekomandimet e OSBE/ODIHR! Palët politike të punojnë për integrimin në BE
Nga Korça, Gonzato kërkoi miratimin e një reforme gjithëpërfshirëse zgjedhore me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Iu bëri thirrje palëve politike që të punojnë së bashku për integrimin.
-
VIDEO
Nis zyrtarisht në Shqipëri stërvitja ushtarake 'Defender Europe '25'
Trupat e Forcës Tokësore shqiptare u nisën në orët e para të mëngjesit të sotëm, nga garnizoni i Zall-Herrit drejt Qendrës së Stërvitjes në Bizë, duke shënuar fillimin zyrtar të stërvitjes së përbashkët “Defender Europe ‘25”.
-
VIDEO
I dënuar në Itali me 5 vite burg për marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur, arrestohet në Durrës 60-vjeçari
Një 60-vjeçar i dënuar në Itali, me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”, është arrestuar në Durrës.
-
VIDEO
4 turistët u bllokuan në Gjirin e Gramës, flasin për Report Tv: Po eksploronim, një qen na sulmoi! Ecëm 8 orë, por s’u kthyem dot më pas
Brenda 12 orësh, janë zhvilluar tre operacione shpëtimi në Vlorë, që kanë bërë të mundur nxjerrjen nga deti të 9 turistëve të huaj që gjendeshin në rrezik mbytjeje.
-
VIDEO
Kapet 19.4 kg kanabis në valixhe në Rinas, në pranga trafikanti! Dubai e ‘la të lirë’ dhe solli në Tiranë drogën me vlerë rreth 400 mijë € (VIDEO)
Një 39-vjeçar që udhëtonte nga Tajlanda në Shqipëri, u ndalua nga policia në aeroportin e Rinasit pasi në një valixhe kishte fshehur 19 kg e 400 g lëndë narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, e cila iu sekuestrua. Dhimitër Shehu udhëtoi tranzit nga Dubai.
-
VIDEO
Krimet zgjedhore/ SPAK ‘zbarkon’ në Bashkinë e Pukës, sekuestron 4 celularë, mes tyre edhe i nënkryetarit demokrat
Mbi 100 është numri i celularëve që janë sekuestruar nga prokuroria e posaçme ndaj subjekteve të dyshuar se kanë kryer krime zgjedhore. Operacioni i fundit është në Bashkinë e Pukës ku janë sekuestruar 4 celularë mes tyre edhe i nënkryetarit të bashkisë Ndue Suma.
-
VIDEO
Dosja ‘Ura’/ Zbulohet struktura, Visi i Pojës grup kriminal me ‘hierarki’ me 5 nivele! Transportuan 3 mln € cash me autobusë nga Italia në Shqipëri
Elvis Doçi drejton një grup të strukturuar kriminal në Durrës, me personazhe kryesore si Indrit Tafili, Ogert Shqevi dhe persona të tjerë të paidentifikuar, ndërsa organizimi i ‘ushtarëve’ nën varësi shkonte deri në 5 nivele. SPAK thotë se e ka zbardhur strukturën e grupit, ndërsa thotë se kanë funksionuar për një kohë të gjatë dhe kanë lidhje të ngushta shoqërore dhe familjare.