-
VIDEO
Zhdukja e Jan Prengës/ Kopshtari kërkon pamjet filmike, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën për ekspert! Urdhëron shoqërimin e Majnishtës dhe Rexhepit
Të gjithë kamerat e resortit Golden do të vihen në dispozicion mbrojtjes për të parë të plotë lëvizjet e kopshtarit Festim Bexhdilit, i dyshuar si një nga personat për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të 2020 në Kamëz.
-
VIDEO
Shiste kanabis dhe kokainë me doza në Maliq dhe në fshatrat përreth, arrestohet 39-vjeçari
Një 39-vjeçar i cili shiste kokainë dhe kanabis të ndarë me doza në Maliq dhe fshatrat përreth ka rënë në prangat e policisë.
Pas kontrolleve të kryera në makinën dhe banesën e tij blutë sekuestruan lëndën narkotike makinën, 1 peshore elektronike dhe municion luftarak.
Operacioni u kodua “Liboniku”.
-
VIDEO
Marrëveshja me Italinë, mbërrin në Shëngjin anija e marinës italiane me 27 emigrantët e dëbuar! Dërgohen në kampin e Gjadrit
Ky është kontingjenti i tretë i emigrantëve që mbërrijnë në territorin shqiptar, si pjesë e dekretit të ri të qeverisë italiane, të cilët do të qëndrojnë në Gjadër deri në deportimin në vendet e tyre të origjinës.
-
VIDEO
Merr flakë bombula e gazit në një apartament në Fier, gruaja pëson djegie në fytyrë
Zjarrfikësit ndërhynë duke thyer dritaret për të ajrosur ambientin, ndërkohë që banorët e pallatit u evakuuan menjëherë për të shmangur rrezikun e një shpërthimi të mundshëm.
-
VIDEO
Report Tv siguron videon, ja shpërthimi me tritol në lokalin e babait të administratorit të bizneseve të Allajbeut
Një shpërthim me tritol ndodhi mëngjesin e së dielës në derën e një lokali në lagjen "Çlirim" në pronësi të babait të Asllan Fetiut, ku autorët u larguan pasi u siguruan që lënda plasëse shpërtheu. Nga pamjet filmike, lënda u hodh nga një automjet tip BMW pa zbritur asnjë person, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia po heton disa pista, përfshirë një konflikt të mëparshëm ku Asllan Fetiu plagosi me thikë një klient.
-
VIDEO
Lezhë/ Motoçikleta përplaset me shtyllën, plagoset çifti i bashkëshortëve!
Aksidenti ndodhi në superstradën Lezhë-Milot, në afërsi të “Kryqëzimit të Rrilës”. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Lezhës, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha dhe jashtë rrezikut për jetën
-
VIDEO
Pogradec/ U rrëzua teksa po lëvizte me motor, lëndohet 52-vjeçari italian
Një aksident rrugor është shënuar mesditën e sotme në Pogradec.
-
VIDEO
Stërvitja ‘Defender Europe 25’, Rama: Shqipëria, rol strategjik në garantimin e suksesit! Synon rritjen e ndërveprimit mes forcave të armatosura aleate
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për stërvitjen ‘Defender Europe 25’ që ka nisur në Shqipëri. Në një reagim në rrjete sociale, kreu i qeverisë shprehet se Shqipëria luan një rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve. Kjo stërvitje, shton ai, synon rritjen e ndërveprimit mes forcave të armatosura aleate.
-
VIDEO
Parakalime të rrezikshme në urën e Matit, ndëshkohen me gjoba dy drejtues automjetesh
Pas publikimit të një videoje ku shfaqeshin dy automjete që tejkalonin rrezikshëm në një nga pikat më të ngarkuara dhe të rrezikshme të qarkullimit rrugor në veri të vendit, shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë.
-
VIDEO
Do i komunikohet akuza, Monika Kryemadhi mbërrin në SPAK
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka mbërritur në SPAK, ku do t’i komunikohet zyrtarisht akuza për aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI në SHBA.
-
VIDEO
Bypass i Vlorës, banorët e Kaninës protestojnë ndaj 'Gener 2': Nënkalimi jashtë standarteve, s'kalon ambulanca! Jemi të izoluar
Banorët e Kaninës protestuan sot kundër “Gener 2” që po ndërton “by pass e Vlorës”, pasi nënkalimi i ri që po ndërtohet nga kjo kompani nuk plotëson standardet, dhe nuk u lë akses për të shkuar tek tokat bujqësore. Ata i bëjnë thirrje dhe ARRSH-së që ka dhënë tenderin, të ndërhyjë për ndryshimin e projektit.
-
VIDEO
Meta nuk mori dot mandat, Kryemadhi: S'dua të komentoj më asgjë për politikën
Deputetja e PL, Monika Kryemadhi, pasi doli nga GJKKO, u pyet nga gazetarët edhe për rezultatin e ish-bashkëshortit të saj Ilir Meta në zgjedhjet e 11 majit, i cili nuk arriti të merrte një mandat.
Deputetja tha se nuk do të komentojë më asgjë për politikën.
“Nuk dua të komentoj më asnjë gjë për politikën! E kam mbyllur atë hesap”, u shpreh Kryemadhi.