-
VIDEO
Zbulohet një shtëpi bari në Fier, arrestohet pronari i banesës dhe punonjësi i OSHEE
Policia e Fierit ka zbuluar brenda një banese në fshatin Vadhizë një ambient të përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave.
-
VIDEO
Tre operacione gjatë 12 orëve në Vlorë, shpëtohen 9 turistë të huaj që rrezikonin mbytjen
Brenda 12 orësh, janë zhvilluar tre operacione shpëtimi në Vlorë, që kanë bërë të mundur nxjerrjen nga deti të 9 turistëve të huaj që gjendeshin në rrezik mbytjeje.
-
VIDEO
Aksident te rrethrrotullimi i Kolonjës në Lushnjë, ndërron jetë 28-vjeçari! Shkak dyshohet shpejtësia
Një aksident me vdekje është shënuar mëngjesin e sotëm rreth orës 4:30 në rrethrrotullimin e Kolonjës, aksi Fier-Lushnjë.
Serxhio Gogaj 28-vjeç nga Tirana ka ndërruar jetë pasi makina tip ‘Volkswagen’ që po lëvizte përfundoi në kanalin kullues.
Gazetari Yrjet Saliasi bën me dije se paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit për shkak të përgjumjes dhe më pas nga shpejtësia e lartë ka thyer barrierën e hekurt.
-
VIDEO
Vlorë/ Mjeti lundrues pësoi defekt, policia u vjen në ndihmë dy turistëve në Gjirin e Gramës
Policia Kufitare e Vlorës dhe Roja Bregdetare i kanë ardhur në ndihmë dy turistëve të huaj që lundronin me një veliere, e cila kishte pësuar defekt në motor dhe kishin mbetur në det të hapur.
-
VIDEO
Fier/ Tentuan që të vrisnin me sëpatë një 58-vjeçar pas një konflikti, arrestohen babë e bir! 40-vjeçari kapet teksa po largohej për në shtetin grek
Babë e bir në Fier kanë tentuar që të vrasin me sëpatë një 58-vjeçar për motive të dobëta. Djemtë e dy familjeve Paluca dhe Marku janë konfliktuar më parë për motive të dobëta, sherr që ka vazhduar edhe paraditen e së shtunës. Dy familjet jetojnë prej vitesh në këtë fshat të ish-internuarish të ardhur nga Kukësi e Puka.
-
VIDEO
Nisin hetimet për helmimin e fëmijëve në kopshtin e Gramshit, policia: 6 u paraqitën në spital! Sekuestrohen kartelat klinike, merren mostrat e ushqimit
Helmimi i fëmijëve të kopshtit shtetëror në Gramsh po hetohet nga prokuroria e Elbasanit ndërsa në ISHP dhe Institutin e Sigurisë Ushqimore po kryen dhjetëra analiza. Në hetim është edhe kompania ‘Nelsa SHPK’ e cila furnizon me ushqime kopshtin por edhe shumë institucione të tjera si spitale në disa qytete.
-
VIDEO
Zjarr në Lazarat/ Flakët përfshijnë barërat e thata, në rrezik shtëpitë e banorëve
Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të MNZ Gjirokastër, të cilët konstatuan se zjarri ishte në përmasa të mëdha.
-
VIDEO
Berat/ Shpërthim eksplozivi në lokalin e babait të Asllan Fetiut, administrator i bizneseve të Allajbeut! Pistë e hetimeve, larja e hesapeve me të birin
Lokali i babait të administratorit të një prej bizneseve të Klodian Allajbeut, në qytetin e Beratit ka qenë shënjestër e një shpërthimi me tritol. Lokali është në emër të Sali Fetiut ndërsa djali i tij 37 vjeçari Asllan Fetiu administrator i “Ana Market” rezulton në kërkim që prej marsit të këtij viti
-
VIDEO
Operacioni 'Ura'/ Trafik kokaine me diplomatë, Visi i Pojës: Në Peru e krym, shkon diplomati në Guatemala? SPAK: Plani u dështoi
Elvis Doçi thuri plane për të trafikuar kokainë drejt Europës nga Peruja me pasaportë diplomatike. Plani ishte me valixhe dhe skenari ishte bërë gati, por SPAK thotë se zbatimi dështoi, për arsye që nuk fliten në SKY ECC nga trafikantët.
-
VIDEO
Përplasen tre automjete në aksin Dhërmi-Himarë, raportohet vetëm për dëme materiale
Nga informacionet e para mësohet se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
-
VIDEO
Ishte në kërkim për dhunën ndaj Vladimir Bruçit për një vend parkimi, arrestohet Arlind Kajoshi në Shkodër
Arrestohet Arlind Kajoshi, 31-vjeçari i shpallur në kërkim për dhunën e ushtruar ndaj Vladimir Bruçit në vitin 2024
-
VIDEO
Sot jepet masa e sigurisë, mbërrijnë nën masa të rrepta sigurie në gjykatën e Durrësit Xhevdet Plaku dhe 6 të tjerët
Në orën 11:00, do të dalin para gjykatës së Durrësit Xhevdet Plaku dhe 6 të tjerët, të cilët u arrestuan dy ditë më parë teksa po drekonin në një restorant në Gjirin e Lalzit.