-
VIDEO
Mbi 5 mijë gjoba gjatë majit, Rrugorja e Vlorës bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar, 5 leje drejtimi të pezulluara
Gjatë muajit maj, strukturat e qarkullimit rrugor në Vlorë dhe Sarandë intensifikuan kontrollet në akset urbane dhe interurbane, me fokus rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe reagimin ndaj çdo shkeljeje që cënon jetën e përdoruesve të rrugës.
-
VIDEO
Përplasi këmbësorin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet shoferi 42-vjeçar në Durrës
Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia pasi aksidentoi me makinë një këmbësor në Sukth dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor “Sukth-Vadardhë”. Policia thotë se 54-vjeçari ndodhet në spital.
“Shërbimet e Policisë, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se një shtetas ishte aksidentuar me automjet, në Sukth, dhe se drejtuesi ishte larguar nga vendi i aksidentit, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar shtetasin D. M., 42 vjeç, banues në Sukth, i cili dyshohet se më datë 25.05.2025, rreth orës 20:45, në aksin rrugor “Sukth-Vadardhë”, ka aksidentuar shtetasin B. D., 54 vjeç, dhe është larguar.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, automjetin me të cilin dyshohet se shtetasi D. M. ka aksidentuar 54-vjeçarin. 54-vjeçari i dëmtuar ndodhet në kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.
-
VIDEO
Punimet në Ujësjellësin e ri, Vlora do të ketë kufizime në furnizimin me ujë për dy ditë
Në Vlorë, për dy ditë do të ketë kufizime të furnizimit me ujë për shkak të punimeve që do të kryhen për Ujësjellësin e ri. Ujësjellës Kanalizimet në rajonin e Vlorës, përmes një njoftimi, bën të ditur se kufizimet do të nisin të martën në orën 09:00 dhe pritet të vazhdojnë deri të mërkurën.
“Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, njofton për kufizime të furnizimit me ujë!
Stakimi i stacioneve të pompimit, të martën në datë 27 Maj dhe të mërkurën në datë 28 Maj në kuadër të punimeve për ujësjellësin e ri të Vlorës. Kufizimi nis në orën 09:00 të mëngjesit të ditës së martë.
-
VIDEO
Vodhi celularë dhe para në një kompleks, arrestohet 46-vjeçari në Himarë! Iu gjetën edhe granata dore
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku qëndronte 46-vjeçari, policia gjeti dhe sekuestroi 10 granata dore luftarake, 6 aparate celularë dhe veshje e doreza të dyshuara të përdorura gjatë vjedhjeve.
-
VIDEO
Berisha pas humbjes së thellë: Nuk do i pranojmë kurrë zgjedhjet, farsë! Grevë urie në shtator? Nuk përjashtojmë asnjë skenar
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, justifikoi humbjen e thellë të koalicionit opozitar të zgjedhjeve të 11 majit me farsën elektorale nga qeveria e Edi Ramës, që sipas tij bashkëpunoi me kartelet kriminale në Durrës dhe Elbasan.
-
VIDEO
Krimet zgjedhore/ SPAK ‘zbarkon’ në Bashkinë e Pukës, sekuestron 4 celularë, mes tyre edhe i nënkryetarit demokrat
SPAK veprime hetimore në Bashkinë e Pukës për krime zgjedhore. Sekuestrohet edhe celulari i nënkryetarit demokrat Ndue Suma. Ai është ndaluar nga agjentët e BKH teksa po udhëtonte me makinë afër Durrësit.
-
VIDEO
Helmimi i fëmijëve nga ushqimi me salmonelë, kryetari i bashkisë së Gramshit: Nuk ka përhapje masive! Askush nuk ka bërë presion apo intimidim
Kryetari i bashkisë së Gramshit, Besion Ajazi ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me rastin e helmimit të fëmijëve në kopshtin nr.1. Ai thotë se ngjarja nuk është tentuar që të fshihet.
“A mbulohet dielli me shoshë, jo? Nuk ka tentativë të tillë. Bashkia ka përgjegjësitë e veta, përgjegjësia jonë nëpërmjet inspektorit tonë është në momentin që bëhet furnizimi me produktet ushqimore, kërkojmë fletën e analizave për çdo ushqim, dhe nuk është pranuar ndonjë produkt ushqimor pa fletë analize. Unë, më intereson gjendja shëndetësore e vogëlushëve, gjendja edhe shpirtërore e prindërve të tyre, por asgjë tjetër veç kësaj që nuk lidhet me këtë rast, por me protagonizmin lokal provincial të ndonjë palaçoje politik. Nuk mundet që kryetari i bashkisë të dijë vlerën e tenderit, di që procedura është e rregullt. Numri është diku te 60 e pak fëmijë në atë kopsht, fatmirësisht kemi vetëm atë numër të të prekurve, s’kemi përhapje. Besoj se s’do të kemi raste të tjera. Të dalë një që të thotë se kush ka bërë presion. Po shfrytëzon rastin e fëmijës së vet për të bërë politikë, s’do të doja të ndodhesha në atë situatë dhe të bëja politikë me rastin tim. Askush nuk ka bërë presion, asnjë lloj intimidimi. Është kopsht që i përmbledh të gjithë, punonjësit në shtet e privat, nuk ka asnjë pretendim të tillë të vërtetuar dhe të faktuar.”, tha Ajazi.
-
VIDEO
Helmimi i fëmijëve të kopshtit me salmonelë, prindërit në protestë: Prokuroria t’i shkojë deri në fund ngjarjes
Prindërit e fëmijëve që u helmuan me salmonelë në kopshtin nr.1 në Gramsh kanë dalë sot në protestë para bashkisë, duke kërkuar zbardhjen e ngjarjes.
-
VIDEO
Kanabisi i paketuar në valixhe, qeni antidrogë e 'gjurmon'
Solli nga Tajlanda në PKK Rinas, 1 valixhe me 19.4 kg Cannabis me përqindje të lartë THC, me qëllim shitjen në Shqipëri, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari.
-
VIDEO
Gjyqi në GJKKO/ Bardh Spahia: Çështje e stisur politikisht që të dëmtohej PD para zgjedhjeve
Ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia u paraqit në gjyqin në GJKKO, i marrë i pandehur për pengim të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, pas kallëzimit të ish-drejtorit të Ujësjellësit të Shkodrës, Mark Molla.
-
VIDEO
Kasollja në Durrës përfshihet nga flakët, nuk ka të lënduar
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e zjarrit dhe kanë shmangur përhapjen e flakëve.
-
VIDEO
Po trafikonte drogë të fshehur në jastëk, në pranga i riu në Morinë
Një 35-vjeçar i cili tentoi të trafikonte në Shqipëri, 2 pako kanabis ka rënë në pranga. Lënda narkotike u gjet pas kontrolleve të kryera në makinën e të riut