-
VIDEO
I riu në Vlorë thyen arrestin shtëpiak, plagos me thikë fqinjin
Policia ka arrestuar një 28-vjeçar pasi gjatë një konflikti me një 34-vjeçar ka plagosur me thikë këtë të fundit dhe i ka dëmtuar mjetin.
-
VIDEO
Krujë/ Kultivonte kanabis në sera, vihet në pranga 28-vjeçari! Ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje (Pamje me dron)
Në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, kanë konstatuar në fshatin Thumanë, një serë në të cilën ishin kultivuar bimë narkotike kanabis. Në pranga autorin e dyshuar me inicialet F. A., 28- vjeç, banues në Thumanë
-
VIDEO
Tiranë/ Policia arreston kreun e një organizate kriminale të shpallur në kërkim nga Turqia
Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të shtunë kreun e një organizate kriminale të shpallur në kërkim nga autoritetet në Turqi, për disa vepra të rënda penale, ndër to tentativë vrasjeje.
-
VIDEO
Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, nga sot deri në 15 shtator do të jetë pa pagesë
Duke nisur nga sot në orën 09.00, kalimi në Tunelin e Llogarasë drejt jugut të vendit do të kalohet pa pagesë. Tashmë, kjo rrugë përshkohet për vetëm 7 minuta. Hapja e tunelit do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator.
-
VIDEO
Fier/ Vodhi në 4 subjekte tregtare shuma parash dhe 2 aparate celular, vihet në pranga 28- vjeçari
Një 28 vjeçar është vënë në pranga, pasi kreu vjedhje në 4 subjekte tregtare brenda një nate në Fier.
-
VIDEO
Rama: Unë vizatoj gjatë takimeve, më ndihmon të ruaj një lloj ekuilibri, kur isha kryetar bashkie nisa të lyeja me ngjyrat
Kryeministri Edi Rama në intervistën për Richard Attias, organizatorin e FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme), foli edhe për pikturën. Ai tha se edhe gjatë takimeve që zhvillon pikturon, pasi kjo e ndihmon të ruaj një lloj ekuilibri.
Richard Attias: Sapo folët për piktura, foto. Ju jeni artist, jeni skulptor, jeni piktor. E keni në gjak kulturën. Si po ju ndihmon kjo kulturë që është pjesë e ADN-së suaj në punën tuaj të përditshme si kryeministër?
Edi Rama: Unë vizatoj gjatë takimeve dhe kjo më ndihmon të ruaj një lloj ekuilibri. Nuk e dija këtë, po gjatë rrugës lexova një studim, më duket nga Departamenti i Psikologjisë në MIT. Ata kishin vëzhguar njerëz që skicojnë gjatë takimeve, sepse ka shumë njerëz, që nuk janë artistë dhe e bëjnë këtë. Kishte dy gjetje që më lanë pa fjalë. Njëra ishte që njerëzit që vizatojnë gjatë takimeve janë mesatarisht 30 për qind më të përqendruar te tema që po diskutohet. Dhe ka logjikë, sepse kur rri ulur të diskutosh, po mendjen e ke diku tjetër, shikon, po je shpesh diku tjetër. Ndërsa, kur syri dhe dora merren me diçka më vete, je automatikisht i përqendruar tek ajo për të cilën po flitet. Gjetja e dytë ishte që 50 për qind e atyre që skicojnë gjatë një takimi, janë më pak të stresuar nga tema e diskutimit dhe mund të dëshmoj për këtë. Kur ka një temë me intensitet dhe nuk kam diçka që të vizatoj, bëhem nervoz shumë shpejt. E kundërta ndodh kur vizaton, rri e pret të vijë momenti yt për “të vrarë” dhe nuk i hidhesh çdokujt.
Kjo më ndihmon. Besoj se më ka ndihmuar në fillime, kur isha kryetar bashkie dhe nisa të lyeja me ngjyra – se s’kishim para – ndërtesat, pastaj nga ngjyrat shkuam më tej. Përgjithësisht, ka një prirje të njerëzve që thonë na duhen artistë të na qeverisin, po do te thosha nuk është e vërtetë. Është personi, jo profesioni. Mund të kesh një artist që është tmerr dhe mund të kesh një jurist që është fantastik për të qeverisur, kështu që ka lidhje me njerëzit, jo me kategoritë. Por, ndoshta, meqë politikanët janë bërë një kategori kaq pak e respektuar dhe, mendoj, për të gjitha arsyet e gabuara, atëherë është kjo prirja që hajde se na duhet të gjejmë shpëtim te ndonjë artist. Nuk është aspak kështu. Unë besoj që ka politikanë të këqij, siç ka politikanë të mirë, ashtu siç ka edhe investitorë të mirë e investitorë të këqij.
-
VIDEO
DOSJA ‘Ura’/ Polici Altin Morina në shërbim të trafikantëve të drogës, kërkoi informacione deri te ish-kryepolici Nano
Mes 29 arresteve me burg që GJKKO vendosi për operacionin ‘Ura’ bie në sy emri i Altin Morinës, ish efektivi i policisë, i lidhur me grupe kriminale për trafikun e drogës. Në dosjen e siguruar nga Report Tv duket qartë që Morina shfrytëzonte edhe pozicionin e tij si polic për t’i shërbyer trafikut dhe krimit.
-
VIDEO
Fier/ Automjeti i policisë bashkiake përplaset me autobusin, 6 persona të lënduar
Një automjet i policisë bashkiake është përplasur me një autobus të linjës Libofshë- Fier, mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “ Ura e Sheqit” në Fier. Si pasojë e përplasjes raportohet për 6 persona të lënduar lehtë.
-
VIDEO
Gaza, palestinezët kapërcejnë dhe shtyjnë njëri-tjetrin për të marrë bukë
Në rrjetet sociale të Gazës, përdoruesit kanë publikuar video ku shihen qindra palestinezë të grumbulluar para një furre buke në kampin e refugjatëve Nuseirat, teksa po shpërndahej bukë për herë të parë pas javësh.
-
VIDEO
Në drekën e 7 kriminelëve te Gjiri i Lalzit edhe kontakti i Çopjave, 5 mln € për 'kokën’ e Alibejt! Në rrjetë edhe “Akili” me 5 ‘jetë’
Policia kap 7 të kërkuar, të gjithë bashkë duke drekuar në një restorant te gjiri i Lalzit. Mes tyre, Xhevdet Plaku i arratisur nga burgu në Itali dhe Flobens Meçka të cilit Copjat në Elbasan i ofruan 5 mln € për kokën e Erion Alibejt
-
VIDEO
Sezoni turistik në Sarandë, mblidhet Task-Forca nën drejtimin e prefektit Nesturi: Prioritet rritja cilësore e shërbimit turistik
U zhvillua në Sarandë mbledhja e Task-Forcës për sezonin turistik veror 2025, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Vlorë, Plator Nesturi.
-
VIDEO
Kukës/ Tentoi të vriste kushëririn pas sherrit bashkë me të vëllanë, kapet pas një viti arratie 32-vjeçari!
Policia njoftoi se ndaj 32-vjeçarit kishte edhe masë sigurie në mungesë nga Gjykata e Kukësit, ‘arrest me burg’. Tentoi ta vriste me thikë, konflikti për motive të dobëta. Ngjarja në muajin qershor të vitit të kaluar, i vëllai u kap pas krimit