-
VIDEO
‘Policia barkas...’/ Të armatosur e duke ngrenë krudo, momenti kur policia bastis restorantin ku po drekonte Xhevdet Plaku
Ky është momenti ky policia “mësyn” në restorantin në Gjirin e Lalzit, ku po drekonin shtatë personat që ranë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Enigma”.
Mes të arrestuarve është edhe Xhevdet Plaku, i njohur ndryshe edhe si Akili, me 25 identitete, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër arrest nga autoritetet italiane pasi ishte arratisur nga burgu i Ankonës, ku po vuante dënimin për trafik lëndësh narkotike.
Të arrestuarit e tjerë janë Flobens Mecia alias Gega alias Drini, Voltan Xhani, Jugert Xhani, Oltion Hasani, Fatjon Qesja dhe Alfred Hasanaj. Disa prej tyre, në momentin e ndalimit, ishin edhe të armatosur.
-
VIDEO
DOSJA/ 'A t’ja prishim gjilpërën pistoletës në laborator?', zbardhen përgjimet në SkyECC! Ekil Nderjaku i kërkoi Altin Morinës të ndërhynte për të liruar Mond Çekiçin
Në një episod të pasqyruar në dosje, Nderjaku kërkon ndihmë ish-efektivit të RENEA-s Altin Morina që të ndërhynte për të liruar Mond Çekiçin, i arrestuar në Durrës me armë.
-
VIDEO
Arrestohet Xhevdet Plaku dhe 6 të tjerë në Durrës, u kapën në një restorant në Gjirin e Lalzit! ‘Akili’ i armatosur, sekuestrohen para e 4 armë
Plaku apo siç njihet me nofken 'Akili', u arratis nga burgu i Ankonas në Itali në janar të këtij viti, ku po vuante dënimin për trafik droge.
Policia e Durrësit në një konferencë për mediat dha detaje nga operacioni, ku tha se Xhevdet Plaku u arrestua i armatosur, me fishek në fole gati për qitje.
-
VIDEO
Dosja italiane e ‘ Ura’, marrëdhëniet mes grupeve kriminale! Si u nda Erigels Presi nga Adi Çoba për më shumë para? Shumë nëngrupe me detyra të ndara
Përplasja për më shumë kokainë dhe heroinë në treg mes Adi Çobës dhe Erigels Presit krijoi një grup autonom kriminal. Detaji del nga dosja italiane e operacionit ‘Ura’, e cila thotë se e ka të dokumentuar si se lindi dhe u rrit grupi i ri kriminal. Vendimi flet gjithashtu për një rrjet të madh marrëdhëniesh midis shumë grupeve të trafikut të drogës, shqiptare dhe italiane.
-
VIDEO
Hangar i ri për helikopterët Black Hawk në Farkë, Rama: ‘Shtëpia’ e tyre e re është gati
Në postimin e tij, kreu i qeverisë thotw se ky është një tjetër investim në funksion të rritjes së kapaciteteve të ushtrisë shqiptare dhe modernizimit të saj sipas standardeve të NATO-s.
-
VIDEO
Njëri shiste kokainë në Sarandë dhe tjetri hashash në Vlorë, policia prangos 2 tregtarët e drogës!
Goditen 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike me doza, ndërsa në pranga ranë 2 persona të dyshuar. Sekuestrohen sasi kokaine dhe hashashi
-
VIDEO
Si transportohen paratë e drogës, Nuredin Dumani hetuesve italianë: Me autobusë, nga Italia drejt Shqipërisë 12% shoferëve, anasjelltas 4%
Hetimet e autoriteteve italiane për grupet e trafikut të kokainës që vepronin mes Durrësit dhe jugut të Italisë, nxorën në pah dhe faktin se paratë e trafiqeve vinin në Shqipëri duke përdorur linjat e autobusëve. I penduari i Drejtësisë Nuredin Dumani, ka konfirmuar për prokurorët italianë se kjo është rruga kryesore e shfrytëzuar nga trafikantët. Dumani po ashtu ka zbuluar se telefonat e koduar, që përdoreshin nga eksponentët e botës së krimit gjenden lehtësisht në disa dyqane në Tiranë
-
VIDEO
Sekuestrohet në Igumenicë autobusi i Ahmeti Travel pasi kap me klandestinë/ Mjeti në pronësi të kryetarit të PD Sarandë Shpëtim Ahmeti
Arrestimi u krye gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia në një autobus që do të dilte jashtë vendit.
-
VIDEO
Pretendimet e PD për votën e diasporës/ Celibashi: S’ka fletë votimi të shtuara, as vota të trafikuara
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi flet edhe për pretendimet e Partisë Demokratike për manipulim të votave të diasporës. Në një konferencë për mediat, Celibashi i tha gazetares së Report Tv, Esiona Konomi se nuk ka fletë votimi as të shtuara dhe as të trafikuara, por shtoi se mbetet për t’u vlerësuar pretendimet për shpërndarjen e votave nga kompania postare DHL. Për këtë të fundit, thotë se brenda ditës së sotme pritet të dorëzojë të gjithë dokumentacionin që tregon se si është bërë shpërndarja e fletëve të votimit.
-
VIDEO
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve, dy në kërkim! Një maroken u solli mjetin autorëve një ditë para vrasjes më pas u larguan drejt Italisë
Dy persona janë në kërkim, si bashkëpunëtorë në vrasjen e Ermir Dedja-s, në Durrës, anëtar i grupit të Avdylajve. Ata dyshohet se u siguruan autorëve makinën e përdorur në vrasje. Report TV mëson se të dy janë larguar drejt Italisë.
-
VIDEO
Projekti i ‘Auto-moto Park’ në Elbasan, qeveria miraton mbi 3 milionë euro shpronësime
Qeveria ka miratuar fondin prej gati 3 mln euro shpronësime për pronat që preken nga realizimi i projektit “Auto-moto Park” në Elbasan. Vendimi i marrë në mbledhjen e kësaj të mërkure, vjen në një kohë kur projekti ka nisur të vihet në jetë, ndërsa kryeministri Edi Rama ka premtuar se brenda 2030 do të jetë gati për të pritur Formula1.
-
VIDEO
Operacioni Ura/ 'Visi i Pojës negociator i mirë për trafikun e drogës', Report Tv zbardh dosjen italiane dhe dëshminë e Dumanit: Grupi i Troplinit më i fuqishmi, Hamburgun e 'pushtuan' me kokainë
Xhevdet Troplinin e cilëson numrin 1 të grupit kriminal në Durrës, ndërsa nipin e tij Ervis Doçi, apo Visi i Pojës, numrin 2. I penduari Nuredin Dumani, para hetuesve italianë ka përshkruar disa nga eksponentët shqiptarë të krimit, përfshirë dhe Adi Çobën, një emër që deri më tani, nuk figuronte as në rregjistrat e autoriteteve shqiptare të drejtësisë.