-
VIDEO
Partia Socialiste feston fitoren në Vorë, mbështetësit hedhin fishekzjarre
Partia Socialiste ka shpallur fitoren në Vorë, ku siç shihet nga pamjet mbështetësit janë duke hedhur fishekzjarre për të festuar.
Pak minuta përpara është bërë publik rezultati i dy qëndrave të votimit, ku Partia Socialiste është shpallur fituese.
-
VIDEO
Lezhë/ Makina përplas këmbësoren te vijat e bardha, në gjendje të rëndë shëndetësore
Një aksident është shënuar pasditen e sotme në në lagjen “Gurra”, në Lezhë.
Një këmbësore është përplasur nga një makinë teksa po kalonte te vijat e bardha.
E dëmtuara është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
-
VIDEO
U ekstradua pak ditë më parë nga Dubai, Gjykata e Tiranës nuk i jep të drejtë Florenc Çapjas të votojë
Gjykata e Tiranës nuk e ka aprovuar kërkesën e Florenc Çapjas të votojë sot në kuadër të zgjedhjeve parlamentare
-
VIDEO
Tensione në Dibër, dy kandidatët e Berishës ndalojnë makinën me pretendimin se po blihen vota për PS! Denoncim në polici: Njëri qelloi me armë në ajer
Edhe në ditën e heshtjes zgjedhore Xhelal Mziu dhe Xhemal Gjunkshi vazhdojnë absurditetin e cënimit të lirisë së qytetarëve në Dibër, duke ndaluar pa asnjë lloj indicie serioze persona të cilët dyshojnë se po blejnë vota për kundërshtarët e tyre politikë.
-
VIDEO
Lushnje/ I humbur prej ditësh, gjendet i pajetë në një kanal 65-vjeçari
Një person është gjetur i pajetë në kanalin kullues, në aksin rrugor pushimi i shoferit Divjakë, pranë fshatit Goriçaj. Viktima është Mina Gjini 65-vjeç banues në Këmishtaj.
-
VIDEO
Giro d'Italia nesër në Vlorë, Policia publikon masat, ja cilat janë rrugët ku nuk duhet që të prakoni mjetet
Në kuadër të fazës së tretë dhe përmbyllëse të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, që do të zhvillohet më 11 maj 2025, në qytetin e Vlorës, Policia e Shtetit bën thirrje për bashkëpunimin e qytetarëve, me qëllim garantimin e rendit, sigurisë dhe mbarëvajtjes së aktivitetit sportiv.
-
VIDEO
Digjet autobusi i linjës Durrës-Plepa, shkak një defekt në motor
Është përfshirë nga flakët këtë të shtunë autobusi i linjës Durrës-Plepa.
-
VIDEO
Kukës/ Vrasja për hakmarrje e pronat në Has, Gjykata lë në arrest me burg Ylber Jakun! Avokatja: S'ka besim te drejtësia shqiptare, kërkon përfaqësues nga Ambasada e Britanisë
Akuzohet se ekzekutoi vëllanë e 21-vjeçares që i plagosi prindërit. Gjykata e Kukësit dha sot masën e sigurisë ndaj 41-vjeçarit, i akuzuar për vrasjen e Reshit Sallahut. Jaku mori hak pasi mësoi plagosjen e prindërve të tij pas sherrit për pronësi. Flet avokatja: Kërkon përfaqësues nga Ambasada e Britanisë, s'pranon avokat shqiptar
-
VIDEO
Fillon Etapa e Dytë e 'Giro d'Italia', kryeministri Rama valëvit flamurin e nisjes
'Giro d'Italia' vijon të shtunën e 10 majit me Etapën e Dytë në Tiranë për edicionin e 108-të të këtij eventi. Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka bërë edhe valëvitjen e flamurit për nisjen e çiklistit të parë.
-
VIDEO
Prrenjas/ Refuzoi varrosjen e 63-vjeçares egjiptiane, kallëzohet kryeplaku i Katjelit
Kryeplaku i fshatit Katjel, në njësinë administrative Rrjacë është kallëzuar në polici pasi një familje nga komuniteti egjiptian nuk iu lejua që të kryenin varrimin e të afëmes së tyre 63-vjeç
-
VIDEO
Giro d’Italia në Shqipëri/ Nesër etapa e tretë në Vlorë
E diela e 11 majit sjell në qytetin bregedetar të Vlorës Giro d'Italia', gara e famshme e çiklizmit.
Xhiro do të nisë rreth orës 13:15, nga Lungomare, ku do të bëhet nxehja dhe pedalimi i ekipeve deri sa të arrijnë në KM 0, në rrugën “Demokracia”, nga ku do të startojë gara.
Sportistët do të vijojnë itinerarin drejt Kotës, në Brataj, drejt Qeparos, më pas nga Porto Palermo në Himarë, e më pas do të kthehen nga Qafa e Llogarasë, drejt Orikumit, e nëpërmjet Rrugës “Murat Tërbaçi” do të kthehen në Vlorë. Përfundimi i garës parashikohet të jetë rreth orës 17:26 në Rrugën “Sadik Zotaj”.
-
VIDEO
Sot etapa e dytë e 'Giro d'Italia' në Shqipëri’, ja rrugët që do të bllokohen në Tiranë nga ora 10:00 deri në 18:00
Ditën e sotme do të zhvillohet etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”. Gara kronometrike do të përfshijë vetëm Tiranën ku disa akse rrugore do të bllokohen për mbarëvajtjen e aktivitetit