-
VIDEO
Kashar/ Vëzhguesi i kandidatit të PS, Orlando Rakipi dhunon kreun e KZAZ, Remzi Memedi
Një situatë e paprecedentë është regjistruaar në Kashar.
Vëzhguesi i kandidatit të PS, Orlando Rakipi ka dhunuar kreun e KZAZ, Remzi Memedi.
Në videon e publikuar shihet se si vëzhguesi i Orlando Rakipit godet me shkelm kreun e KZAZ.<iframe src="//vidmoly.to/embed-u4x7273fo7q0.html" scrolling="no" frameborder="0" width="640" height="360" allowfullscreen="true" webkitallowfullscreen="true" mozallowfullscreen="true"></iframe>
-
VIDEO
Marrëveshje me Britaninë për kamp emigrantësh? Rama i prerë në sy të Starmer: Jemi besnik të martesës me Italinë
Pas disa lajmeve që kanë qarkulluar se Britania po kërkon që të hapë qendra për emigrantët e paligjshëm në disa vende të Ballkanit, mes tyre edhe në Shqipëri, kryeministri Edi Rama bëri edhe një herë të qartë se një marrëveshje të tillë s’do të ketë me asnjë vend tjetër veç Italisë. Përgjigja e Ramës erdhi gjatë konferencës me kryeministrin britanik Starmer, duke thënë se Shqipëria është besnike e martesës me Italinë.
-
VIDEO
Të dënuar për trafik droge, ekstradohen 4 persona
Tre persona u ekstraduan nga Shqipëria në Itali dhe një tjetër u ekstradua nga Greqia në Shqipëri të dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
-
VIDEO
Vlora çel në fundjavë sezonin turistik, kryebashkiaku Dredha: Ju mirëpresim në qytetin më të bukur të Shqipërisë
Më 17 dhe 18 maj qyteti bregdetar i Vlorës me një sërë aktivitetesh do të çel zyrtarisht sezonin turistik. Aktivitetet do të shtrihen në zonën e bregdetit dhe përgjatë Lungomares.
Kryetari i bashkisë Ermal Dredha në një prononcim për mediat tha se Vlora është tashmë gati për t’i dhënë jetë një sezoni të jashtëzakonshëm ndërsa u bëri thirrje të gjithëve të vijnë në Vlorë- në qytetin më të bukur të Shqipërisë ashtu siç edhe ai e cilësoi.
“Një përshëndetje për të gjithë qytetarët e Vlorës dhe jo vetëm. Jemi gati përtë çelur sezonin turistik 2025. Do të jenë shumë artistë të mirënjohur më 17 dhe 18 maj. Do të kemi edhe shumë aktivitete të tjera. Do kemi edhe panaire. Festojmë të gjithë së bashku. Ju mirëpresim në qytetin më të bukur të Shqipërisë”, tha Dredha.
-
VIDEO
Më 17 maj Samiti Ekonomik Ndërkombëtar për të ardhmen e Evropës, inaugurohet nga Rama e Macron! Do të flasë edhe dhëndri i Trump Jared Kushner dhe Matteo Renzi
Më 17 Maj do të zhvillohet në Tiranë edhe Samiti Ekonomik Ndërkombëtar Future Investment Initiative Europe. Përveç presidentit francez, i pranishëm në këtë event do të jetë edhe dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner.
-
VIDEO
Dyshime për abuzim me tenderat e BE, SPAK merr të pandehur edhe administratorin e KESH Erald Elezi! Hetimet nisën nga 'zbërthimi' i celularit të Evis Berberit
SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH, Erald Elezi dhe i ka komunikuar akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tendera. Mësohet se provat ndaj Elezit janë siguruar nga materialet e sekuestruara në telefonin e ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi.
-
VIDEO
Vrau tre gra brenda pak orësh në mars 2023, Gjykata e Tiranës dënon me burg përjetë Dan Hutrën
Gjykata e Tiranës ka dënuar me burg përjetë Dan Hutrën autorin e vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave në mars 2023.
-
VIDEO
Vrau tre gra brenda pak orësh në mars 2023, Gjykata e Tiranës dënon me burg përjetë Dan Hutrën
Gjykata e Tiranës ka dënuar me burg përjetë Dan Hutrën autorin e vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave në mars 2023.
-
VIDEO
Tiranë/ Mori peng 29-vjeçaren dhe e kërcënoi, arrestohet autori
Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi mori peng një 29-vjeçare.
-
VIDEO
'Operacioni ‘Recovery’, zbulohet mashtrimi përmes Call Centerit në Tiranë/ Në pranga një nga organizatorët, 6 punonjës dhe 4 të hetuar
TIRANË – Vijon në Shqipëri operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Platforma”, për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në mashtrime përmes një platforme të rreme investimesh online. Në këtë kuadër, Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër goditje, këtë herë në Tiranë, me operacionin e koduar “Recovery”.
-
VIDEO
U ndalua për shit-blerje vote në Fier/ GJKKO cakton masën ‘arrest në shtëpi’ për babain e kandidates së PSD në Fier
Masa e dhënë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar erdhi për shkak të moshës së shtyrë dhe gjendjes së rënduar shëndetësore të Bozhës.
-
VIDEO
Tiranë/ Sherr me leva pas një aksidenti te 'Pallati me Shigjeta', u qëllua dhe me armë! Policia gjeti 1 gëzhojë
-Një konflikt i rëndë ka ndodhur midis disa personave rreth mesnatës në Tiranë, pranë Pallatit me Shigjeta. Konflikti ka degraduar mbi urën e Lanës me sende të forta, pëfshirë edhe levat, ndërsa dyshohet se është qëlluar edhe me armë.
Debati mes tyre ka nisur nga brenda makinave BMË dhe Benz që në Misto Mame, e verifikuar pas këqyrjes së pamjeve të kamerave nga policia dhe pasi kanë arritur mbi urë kanë, kanë goditur njëri-tjetrin me makinë dhe kanë dalë jashtë dhe janë rrahur me leva, fillimisht në rrugë, por edhe poshtë urës.
Njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë pasi është gjetur një predh. Janë larguar me vrap sapo ka mbërritur policia, ndërsa janë shpallur në kërkim dhe makinat e tyre janë sekuestruar.