• VIDEO

    Rama kërkon votën e durrsakëve, duet me Noizyn në takimin përmbyllës të fushatës: Të hedhim në det leshterikët e kënetës

    Kryesocialisti Edi Rama kërkoi votën e qytetarëve të Durrësit, nga takimi përmbyllës i fushatës për këtë qark.

    Ai shprehu synimin për të marrë 9 mandate në këtë qark.

    “Dua ta nis me një urim të veçantë, se qysh i vogël kam kaluar në këtë shesh. Kam dashur shumë që ky shesh të ndryshojë dhe, së bashku me kryetarin e bashkisë, e transformuam këtë shesh dhe para pak ditësh, kur Ani më çoi fotografinë e kënetës kur ishte mbledhur këtu, mu duk sikur kishin dalë leshterikët e bregut atje dhe ishin bërë lëmsh këtu. Kështu që faleminderit që erdhët dhe e pastruat komplet atë imazh. 

    Se nuk mundesha dot ta përballoja idenë se ai lëmsh i leshterikëve kishte lënë një hije këtu në këtë shesh. Edhe siç e fshitë ju këtë lëmsh me atë masivitet, me këtë dallgë të dalë nga deti, kështu Durrësi, qarku i Durrësit, do t’i japë një shtytje edhe më të fortë leshterikëve në 11 maj. Një shtytje që do t’i rrudhë edhe më shumë.”

    Për Durrësin, në memorandumin e Kuçit, mandatin e nëntë e vura me 50%. Nëse do të ketë një masivitet si sot këtu, në takimin më të madh që kam parë njëherë në Durrës, padiskutim që Durrësi do të marrë 9 mandate për PS. Kam parasysh këtu edhe Krujën, Shijakun dhe gjithë që përfshin ky qark”.-tha Rama. 

    Në mbyllje të takimit, iu bashkua Noizyt në këngën zyrtare të fushatës.

  • VIDEO

    Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama nga Durrësi ironi me PD-në: Ishin mbledhur këtu para ca ditësh si leshterik deti! Në 11 Maj do i rrudhim dhe më shumë, do marrim 9 mandate

    Rama falënderoi të pranishmit në shesh, duke thënë se ardhja e tyre sot ka pastruar gjurmën e leshterikëve që kishin pushtuar qendrën e Durrësit, duke shigjetuar PD-në.

  • VIDEO

    Rama nga qyteti bregdetar: Ky është takimi më i madh që kam parë ndonjëherë në Durrës, do marrim 9 mandate

    Kryesocialisti Edi Rama ka thënë në takimin në Durrës, se është takimi më i madh që ka parë ndonjëherë.

    Rama tha se është i bindur që Durrësi do të thyejë rekordin, për të arritur në 9 mandate.

    “Shumë faleminderit të gjithëve ju që jeni këtu, vërtet në takimin më të madh që kam parë ndonjëherë në Durrës. Jeni pararoja e të gjithë atyre që do të shkojnë në çdo qendër votimi, atëherë pa asnjë diskutim do të thyejë rekordin e vet duke marrë 9 mandate për Partinë Socialiste.” - tha Rama.

    H.K/Shqiptarja.com

  • VIDEO

    Aksident në aksin Korçë-Ersekë/Automjeti del nga rruga, drejtuesi i plagosur rëndë niset drejt spitalit

    Aksident i rëndë në aksin Korçë - Ersekë, në afërsi të fshatit Dvoran. Në vendngjarje sapo ka mbërritur ambulanca dhe policia, dyshohet për të plagosur rëndë.

    Një mjet ka përfunduar në tokat anës rrugës. Nuk dihen ende rrethanat.

    Sipas të dhënave, mjeti ka dalë nga rruga, ndërsa i plagosur ka mbetur drejtuesi, i cili po dërgohet drejt spitalit të Korçës pas nxjerrjes nga mjeti.

  • VIDEO

    Fjalimi i parë i Papës së ri, Leoni XIV: E keqja nuk do të fitojë, le të ndërtojmë ura paqeje

    "Paqja qoftë me ju të gjithë. Vëllezër dhe motra të dashur, kjo është përshëndetja e parë e Krishtit të ngjallur, Bariu i Mirë që dha jetën për tufën e Perëndisë. Edhe unë do të doja që kjo përshëndetje paqeje të hynte në zemrat tuaja, të arrinte familjet tuaja dhe të gjithë njerëzit e Tokës. Paqja qoftë me ju.“

  • VIDEO

    Berisha nga Shkodra: Rama bëri një fushatë banale, ka ndërtuar saraje dy herë më të mëdha se të Enver Hoxhës

    Nga takimi përmbyllës në Shkodër, kreu i PD Sali Berisha shigjetoi kryesocialistin Edi Rama. Ai u ndal tek fushata e Ramës duke e cilësuar atë si një fushatë ku është përdorur një gjuhë banale. 

    ‘Mashtrues i madh, ai në Shkodër në 12 vite asnjë projekt të ri që të gjitha vazhdim i projekteve të mëparshme. Erdhi më një thes me rrena dhe mendoi se do të rrejë shkodranët. Bëri hokatarin dhe banalistin në një fushatë banale dhe të vetëm gjë që nuk bwri është se nuk tha kurrë shpjegim për lekët e vjedhura.

  • VIDEO

    Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama në takimin përmbyllës elektoral në Durrës

    Edhe 3 ditë larg zgjedhjeve të 11 Majit, kryesocialisti po përfundon mitingjet me socialistët. Ditën e nesërme do të përmbyll fushatën e tij në Tiranë, në orën 19:30

  • VIDEO

    Zegjine Çaushi 'thumbon' Bardhin në Fier: As komisionerë s’ke gjetur, edhe Luani do të shpëtojë nga ty! Të ka bërë keq deti socialist

    Kandidatja Zegjine Çaushi vijon ironitë sërish me një postim thumbues ndaj drejtuesit politik të PD-së në Fier, Gazment Bardhi.

    Në një video-mesazh ironik, Çaushi nuk ia ka kursyer batutat Bardhit, duke lënë të kuptohet se situata në kampin blu është larg entuziazmit elektoral.

    “Të ka bërë shumë keq ai deti socialist dje në mbrëmje në shesh të Fierit, ëëë Gazooo . Hall të madh ke, se as komisioner për qendrat e votimit nuk ke gjetur . Edhe 3 ditë kanë mbetur Gazooo. Edhe Luani do të shpëtoj nga ty,” -shkruan Çaushi.

  • VIDEO

    Klos/ Pamje nga kërkimet për trupin e 29-vjeçarit që e zuri poshtë masivi i dheut

    Në Klos edhe sot vijojnë kërkimeve për gjetjen e 29-vjeçarit Ardit Beshiri, të cilin e zuri poshtë një masiv dheu teksa ishte duke gërmuar me fadromë në vendin e quajtur Qafa e Burrelit.  

  • VIDEO

    Negociatat/ Shqipëria çel edhe grupkapitullin e ‘Konkurrueshmërisë’, konferenca e pestë ndërqeveritare më 22 maj në Bruksel

    Edhe tetë kapituj të rinj të grupimit të tretë: Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse do të hapen për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Vendimi është marrë në Bruksel, ndërsa më 22 maj mbahet konferenca e 5 ndërqeveritare.

  • VIDEO

    Apeli i GJKKO lë në qeli Bujar Shegën, ‘trurin financiar’ të grupit të Suel Çelës

    Apeli i GJKKO la të pa ndryshuarmasën e arrestit në burg për Bujar Shegen, i njohur dhe me emrin Marsel, arrestuar si pjesë e organizatës kriminale që drejtohej nga Suel Çela.

  • VIDEO

    Policia Rrugore e Tiranës/ Nis zhvendosja e automjeteve që pengojnë itinerarin e garës 'Giro d’Italia'

    Në kuadër të masave të ndërmarra nga Policia e Shtetit, për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit ndërkombëtar “Giro d’Italia”, si dhe për garantimin e sigurisë publike gjatë etapës që do të zhvillohet në Tiranë, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë nisur procesin e zhvendosjes së automjeteve të parkuara në mënyrë të gabuar, për një kohë të gjatë, në rrugët e njoftuara zyrtarisht si të bllokuara.

    Automjetet do të largohen me mjet karrotrec dhe do të çohen në një hapësirë të dedikuar, në rrugën e vjetër të Farkës, ku pronarët mund t’i tërheqin pas përfundimit të garës.

    Procesi i kontrollit dhe zhvendosjes do të vijojë deri sa të lirohet e gjithë hapësira e itinerarit të garës.

    Sipas njoftimit të policisë u bëhet apel qytetarëve që të tregojnë mirkuptim lidhur punën e ndërrmarë nga forcat e policisë për mbarëvajtjen e sigurisë publike. 

    "Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë iu bën thirrje qytetarëve/drejtuesve të mjeteve, të tregojnë mirëkuptim dhe bashkëpunim, për zbatimin e këtyre kufizimeve që do të mundësojnë zhvillimin e garës në kushte optimale sigurie."-thuhet në njoftimin e policisë. 

    Gjithashtu, apelon që të shmangen parkimet e gabuara, në akset e përfshira në itinerarin e garës. Mbarëvajtja e garës ndikon pozitivisht dhe në mënyrë të drejtpërdrejt në imazhin e vendit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv