-
VIDEO
Tentoi të trafikonte nga Porti i Durrësit 10 piktura me vlerë 25 mijë euro, arrestohet shoferi i furgonit! Në kërkim 2 të tjerë
Policia Kufitare ka goditur një rast të tentativës për trafikim të veprave të artit në Portin e Durrësit. Në pranga ka rënë Kasem Qato ndërsa janë shpallur në kërkim edhe 2 persona tjerë.
Nga kontrollet e kryera në furgon, efektivët kanë gjetur 10 piktura të padeklaruara, për të cilat 37-vjeçari nuk dispononte asnjë dokument që vërtetonte origjinën e tyre apo pronësinë mbi to.
Sipas informacionet nga blutë pikturat kapnin vlerën rreth 25 000 euro.
-
VIDEO
Sekuestrohet arsenal armësh në Shkodër, arrestohet 61-vjeçari! I gjenden 11 pistoleta, 2000 copë fishekë, 2 antiplumb dhe silenciator
Zbulohet në fshatin Rrencë, një bazë ku mbaheshin për llogari të grupeve kriminale, 11 pistoleta, kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, rreth 2000 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 antiplumba dhe 1 silenciator.
-
VIDEO
Ndërtimi i HEC-it në Kaçinar, banorët protestë para Ministrisë së Energjetikës: Po na vjedhin ujin, kallëzim kryebashkiakut e koncesionarit! Të ndalohet projekti
Banorët e fshatit Kaçinar të Mirditës protestojnë kundër ndërtimit të HEC-it në zonë dhe denoncojnë publikisht para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës për dhënien e lejes së projektit, duke kërkuar edhe ndërhyrjen e prokurorisë me hetime sipas kallëzimit penal, pasi e cilësojnë në shkelje të ligjit nga ana e zyrtarëve vendorë dhe qendror
-
VIDEO
Vidhet gjatë natës dega e PD në Cërrik, hajdutët grabisin kompjuterin
Dega e Partisë Demokratike në Cërrik ka denoncuar se gjatë orëve të natës dikush ka hyrë në këtë ambient dhe ka vjedhur.
-
VIDEO
Shkodër/ Turisti nga SHBA vret gruan në një hotel në Shkodër, më pas qëllon edhe veten
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Një turist nga SHBA ka vrarë bashkëshorten në një hotel në Shkodër dhe më pas ka qëlluar edhe veten.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Pedonales së Shkodrës, në një hotel.
Turisti vetë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
-
VIDEO
Tiranë/ Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet në Astir 37-vjeçari
Një 37-vjeçar i cili lëvizte me armë me vete është arrestuar në zonën e Astirit.
Sipas njoftimi të policisë David Simoni banues në Lezhë është i dënuar më parë për vjedhje.
-
VIDEO
‘Magji mbi Jon’, Himara çel sezonin turistik me festivalin dyditor
Himara do të çel zyrtarisht sezonin turistik në datat 2 dhe 3 maj. Në kuadër të saj do të mbahet dhe një festival dyditor i titulluar “Magji mbi Jon”.
-
VIDEO
U arrestua për vrasjen në Vlorë/ Eris Mehmetaj, djali i ish-deputetit të PD, ‘koka’ e fushatës së Berishës në njësinë nr. 2 në Tiranë! Lidhja me rivalin e Ervis Martinajt dhe jeta luksoze në Dubai (FOTOT)
I arrestuari i vetëm për vrasjen në Vlorë, është djali i një ish-deputeti të PD, sot i angazhuar në fushatën e Berishës. Eris Mehmetaj nga Tropoja akuzohet se i dha makinën vrasësit të Renato Hoxhaj. Porosia erdhi nga Dubai, ku i riu jetonte mes luksit e miqësive me personazhe të njohur të krimit.
-
VIDEO
Hajnaj do mandat të dytë në BKH, pas 7 majit nis vlerësimi! Dumani drejton komisionin, nëse drejtorja aktuale s’kalon rinis procesi
Pas 7 majit në Prokurorinë e Posaçme, drejtorja aktuale e Byrosë Kombëtare të Hetimit Aida Hajnaj do t’i nënshtrohet testimet për rizgjedhjen edhe 5 vite të tjera në krye të BKH. Komisioni i SPAK, që drejtohet nga Altin Dumani do të kalojë në sitë dokumentacionin e saj, ndërsa procesi është paraprirë nga një shkëmbim shkresash që çuan deri në ankim të Hajnat në KLP.
-
VIDEO
Sherri në Bulqizë pas takimit elektoral të PD/ Policia dorëzon në SPAK materialet për Xhelal Mziun, nipin e tij dhe zyrtarin e Bashkisë
Policia e Bulqizës dorëzon në SPAK materialet për sherrin në fshatin Ostren, ku kandidati për deputet i Berishës, Xhelal Mziu dyshohet se bashkë me nipin dhunuan zyrtarin Kalosh Murra. Veprimet hetimore do kryhen nga prokurori Elvin Gokaj. Mziu pretendon se pretendon se ngjarja është manipuluar nga Policia e Dibrës.
-
VIDEO
‘Nuk kam lidhje me krimin!’ Gjykata e Vlorës lë në burg Eris Mehmetin, akuzohet se ndihmoi vrasësin e rojes: Makina e imja, por ia lashë një miku ta përdorte
Gjykata e Vlorës ka lënë në qeli të arrestuarin dy ditë më parë, Eris Mehmeti, i akuzuar se ndihmoi duke e larguar me makinë pas atentatit mbrëmjen e 27 prillit, ekzekutorin e Renato Hoxhajt
-
VIDEO
Shpërthimi në Elbasan, Policia zbardh detajet dhe pamjet e operacionit ‘Inskenimi’: Arrestuam xhaxhain dhe nipin, informacione edhe nga inteligjenca informative!
Policia e Elbasanit zbardhi detaje nga ngjarja e ndodhur mesnatën e djeshme në lagjen “Partizani”, ku pati shpërthim tritoli në një banesë dhe aktualisht janë të arrestuar si autorë për inskenim xhaxhai dhe nipi i tij.