-
VIDEO
Ekzekutimi i Renato Hoxhajt në Vlorë, shoqërohet një person, dyshohet se ndihmoi autorin, e largoi me makinë nga vendngjarja
Policia ka shoqëruar një person me inicialet E.M lidhur me ekzekutimin e Renato Hoxhajt në Vlorë. Burime bëjë me dije se dyshohet se ai mund të jetë ndihmës i autorit, ndërsa dyshohet se porosia ka ardhur nga jashtë vendit për vrasjen e 58-vjeçarit.
-
VIDEO
Zbardhet pas 7 vitesh krimi në Voskopojë, Antonio Karafili u vra nga partnerja dhe i dashuri i saj, e mbytën me çarçaf dhe e varën në pemë
Pas 7 vitesh është zbardhur vrasja e 18-vjeçarit Antonio Karafili në Korçë. Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për Kejsi Spahillarin, ish-e dashura e Karafilit. Ajo dyshohet se e mbyti me çarçaf pasi kishte krijuar një lidhje të re dashurie. Asokohe ngjarja u raportua si vetëvrasje.
-
VIDEO
Olsian Çela raporton para KLP: Mungojnë 35% e prokurorëve, ngarkesa e lartë! Duhet zgjidhje urgjente për godinën e re
TIRANË- Në radhët e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm në të gjithë vendin mungojnë 35% e organikës së nevojshme dhe për këtë duhet zgjidhje urgjente. Teksa prezantoi para KLP raportin e vitit 2024, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ngriti shqetësimin për numrin e ulët të prokurorëve, ndërsa nga ana tjetër theksoi se përballen me ngarkesë.
-
VIDEO
“Jemi disa herë më mirë se ata që e kanë traditë votën e diasporës”, KQZ: DHL do i marrë lekët nëse shërben me korrektësi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i kënaqur me transportimin e votës së diasporës. Ilirjan Celibashi tha se procesi nuk ka dështuar, përkundrazi ai po ecën mirë, pavarësisht disa problemeve. KQZ nuk i ka dhënë akoma asnjë lek DHL-së, pasi do të vlerësohet më fund sipas shërbimit të kryer
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Fondacioni që Berisha thotë se i paguan 6 mln $ është familjar. Anëtarë janë Nuredin Seci me gruan dhe djalin! Qëllimi: Promovimi i komunitetit lokal. Fondacion dhe për autizmin (DOKUMENTI)
“Make Albania Great Again”, fondacioni që Partia Demokratike thotë se përmes tij patriotët shqiptaro-amerikanë po i paguajnë 6 mln dollarë për lobimin me njerëzit e Trump, ka në përbërje vetëm familjen e Nuredin Secit. Report Tv ka siguruar ekskluzivisht dokumentin e themelimit ku rezulton vetëm Seci me gruan dhe djalin, ndërsa qëllimi i fondacionit është promovimi i komunitetit lokal atje.
-
VIDEO
Tiranë/ Sherr te zyra e PSD-së së Tom Doshit në 'Ali Dem', policia në vendngjarje
Një sherr mes disa personave raportohet se ka ndodhur në zonën e Ali Demit, Tiranë
-
VIDEO
A përballen prokurorët me presione? Olsian Çela: S’kanë të njëjtat probleme me ato të SPAK! Kanë mbrojtje ligjore dhe fizike
I pyetur nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë lidhur me presionin politik apo mediatik ndaj prokurorëve, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, tha se prokurorët e juridiksionit të përgjithshëm nuk përballen me problematika të ngjashme me ato të SPAK-ut. Ai theksoi se sot prokurorët gëzojnë mbrojtje të plotë ligjore, fizike dhe institucionale për të ushtruar funksionin e tyre në mënyrë të pavarur, edhe në kushte presioni.
“Nuk përballen, nuk kanë atë problematika të cështjeve të ngjashme me ato që ka SPAK. Megjithatë do ju jap një përgjigje, se një çështje e tille është ngritur edhe në Komisionin e Ligjeve vjet. Sot prokurorët kanë një nivel mbrojtje në të gjitha aspektet pikërisht për të ushtruar siç duhet funksionet e tyre edhe në kushtet e presionit të çfarëdollojshëm. Kjo mbrojte është ligjore, fizike dhe përmes trajtimit që i bëhet prokurorit në pikëpamje të elementëve të tjerë që kanë pjesë e statusit të trajtimit të prokurorit. Puna jonë është punë që natyrshëm do përballet me çështje të kësaj natyre, e rëndësishme është mënyra se si ne reagojmë. Unë besoj që pavarësisht se çfarë ndodh, prokurori duhet të ushtrojë funksionet e tyre në mënyrën që u kërkohet, qoftë nga Kushtetuta dhe nga ligji. Mekanizmat e tjerë kanë qenë funksion, reagimet e KLP për çdo rast”, tha Olsian Çela.
-
VIDEO
Çela ngre shqetësimin për masat arrest me burg: S’ka reflektim, nuk aplikohen masa më të lehta sigurie
Para KLP, prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, shprehu shqetësimin për përdorimin e lartë të masës së sigurisë "arrest me burg", duke theksuar se mungon reflektimi nga prokuroritë pranë gjykatave të Shkallës së Parë për të zbatuar masa alternative.
“Ka një aplikim të ulët të masave të tjera sigurimit, përveç asaj të arrestit me burg, i është kërkuar prokurorive, të ketë një aplikim më të kujdesshëm, më të balancuar. Për këtë qëllim nxorëm edhe një udhëzim të përgjithshëm në korrik dhe u kërkohet që për mënyrën si i vlerësojnë kërkesat për caktim e masave të sigurisë të tregohet kujdes i shytuar dhe të jetë fokusi për caktimin e masave alternative nga jo arrest me burg. Nga prokuroritë pranë Shkallëve të Para nuk e kam gjetur këtë reflektim. Është në të njëjtin nivel, në mos më e lartë se një vit më parë”, tha Çela.
-
VIDEO
Arrestohet hajduti serial në Tiranë, ishte me precedentë penal
Një 30-vjeçar nga Skrapari ka rënë në prangat e bluve të kryeqytetit pasi dyshohet se ka kryer 6 vjedhje gjatë këtij muaji
-
VIDEO
Zbardhet pas 7 vitesh krimi në Voskopojë/ Antonio Karafili u vra nga partnerja dhe i dashuri i saj, e mbytën me çarçaf dhe e varën në pemë
Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg, me kërkesë të Prokurorisë së Korçës për Kejsi Spahillarin, e cila akuzohet për vrasjen e të dashurit të saj Antonio Karafili, ngjarje e ndodhur 7 vite më parë në Voskopojë.
-
VIDEO
Vrasja e Antonio Karafilit nga partnerja dhe i dashuri i saj, nëna e vajzës: Nuk ka lidhje me ngjarjen, çdo gjë është e stisur
Pas 7 vitesh u zbulua se Antonio Karafili u vra nga partnerja dhe i dashuri i saj në Voskopojë. Ndërkohë nëna e Kejsit, Ana Spahillari i hedh poshtë këto akuza duke thënë se çdo gjë është e stisur.
"Asnjë gjë nuk është e vërtetë, çdo gjë është sajesë dhe stisur. Ka qenë ndryshe historia. Jam e shokuar. Unë nuk e njoh personin fare në fjalë, e kam dëgjuar nga historia në fjalë. Pa pasur një gjë konkrete të shpiket kjo histori. Si ka mundësi në kaq vite, policia nuk është në gjendje të zbulojë një krim kaq, dhe të bazohet në sajesa. Do të gjendet të dhëna biologjike në çarçaf se ka qenë Kejsi ishte ajo që e gjeti, bashkë me të ëmën e kanë prekur çarçafin. Nuk kishte arsye që Kejsi ta bënte këtë gjë. Ka nisur një luftë si me mullinjtë e erës, çdo gjë shpifet dhe besohet.
-
VIDEO
Dosja ‘Toyota’/ Ndikoi për vendimet te njerëzit e drejtësisë, SPAK çon për gjykim avokatin Radovan Çela! U zbulua nga përgjimet e SKY ECC, i pranohet gjykimi i shkurtuar! Vendimi pritet më 12 maj
Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet pas vetëdorëzimit të avokatit të pandehur, që ishte në arrati. Pranon aktet e dosjes, gjyqi do bëhet me procedurë të përshpejtuar. Do përfitojë ulje të një të tretës së dënimit nëse shpallet fajtor. Roli i tij në aktivitetin kriminal, lidhja me ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, Suel Çelën dhe të tjerët