-
VIDEO
Digjet një makinë pranë tunelit të Skërficës, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike
Një automjet tip Jeep ka marrë flakë në ecje paraditen e kësaj të diele pranë tunelit të Skërficës.
Sipas policisë, shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Drejtuesi Kreshnik Bedini ka arritur të dalë shpejt nga automjeti ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.
-
VIDEO
Të akuzuar për vjedhje, vihen në pranga dy persona në Vlorë
Dy persona janë arrestuar nga policia në Vlorë si autorë të disa vjedhjeve.
Në kuadër të operacionit "Trace", u vu në pranga një 40-vjeçar me inicialet A. C nga Elbasani, pasi ka kryer tre vjedhje në subjekte të ndryshme në Vlorë. Gjithashtu ka rezultuar se ky person ishte në kërkim për një tjetër vjedhje të ndodhur në Elbasan, ku dyshohet se ka vjedhur në një subjekt të llojit “tabakino”.
-
VIDEO
I biri 29-vjeçar 24 orë nën dhe, babai për Report Tv apel: Institucionet të na ndihmojnë, po gërmojmë vetë! Vetëm 7 ushtarë me çizme dhe lopata, firma nuk duket fare
Në Qafën e Burrelit prej 24 orësh vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili ishte duke punuar me eskavator kur një masiv i madh dheu e zuri poshtë në fabrikën e përpunimit të Kromit.
Nerim Beshiri, babai i 29-vjeçarit, mes dhimbjes apelon autoritetet shtetërore ta ndihmojnë të gjejnë të birin. Ai thotë se kanë ardhur vetëm 7 ushtarë por me mjetet që ato kanë në dispozicion është e pamundur gjetja, pasi rrëshqitja është gati 4 km.
-
VIDEO
Vodhi me dhunë para në një dyqan dhe tentoi të përdhunonte shitësen në Sarandë, arrestohet 48-vjeçari! U kap në Durrës
Arrestohet 48-vjeçari Jorgo Kumaraku, i cili vodhi me dhunë në një dyqan në Sarandë si edhe tentoi që të përdhunonte shitësen.
-
VIDEO
Përplasja me armë në Laç, vdes njëri prej të plagosurve! 24-vjeçari ndërroi jetë gjatë natës në spitalin e Traumës
Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 24-vjeçari Geri Bitri, një nga pesë të plagosurit e përplasjes me armë mesditën e së shtunës në Laç.
24-vjeçari nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra dhe ka gjetur vdekjen gjatë natës.
-
VIDEO
Plagosja e 5 personave në Laç/ Vendosen në pranga dy të rinjtë, policia: Konflikti nisi për një aksident të lehtë rrugor
Ngjarja e rëndë që ndodhi paraditen e sotme në qytetin e Laçit, ku për pasojë mbetën të plagosur 5 persona është zbardhur nga policia. Dy autorët e dyshuar të përfshirë në përplasjen me armë janë vënë në pranga nga policia.
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Skandal i kandidatit të Berishës në listën e sigurt të Korçës, Bledjon Nallbati dhunon me grushte shoferin e kamionit! Report Tv siguron VIDEO-n
Deputeti Bledjon Nallbati, kandidat i sigurt në listën e sigurt PD-së në qarkun e Korçës, (i treti), është përfshirë në një sulm fizik duke dhunuar një shofer kamioni në rrugë. PAMJET e dhunës së paprecedentë nga një prej ligjvënësve që edhe në Kuvend ka qenë ndër më aktivët dhe agresivët
-
VIDEO
Burrel/ Po hapte rezervuar të ri me fadromë në fabrikën e pasurimit të kromit të kompanisë kineze, masivi i dheut zë nën vete drejtuesin! Nisin kërkimet për gjetjen
Ngjarje e rëndë në qafën e Burrelit, në zonën e Klosit! A.B., ka qenë duke kryer punime gërryerje dheu për hapjen e një rezervuari të ri, kur masivi është shkëputur dhe e ka zënë nën vete bashkë me mjetin. Policia vendore nis kërkimet për gjetjen e trupit
-
VIDEO
Detaje të reja nga plagosja e 5-fishtë në Laç, Hila për Report Tv: Dyshohet se autori është ndihmuar të arratiset, në ngjarje janë përfshirë dhe persona të tjerë
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me plagosjen e 5-fishtë në qytetin e Laçit. Pas gjetjes së armës, sipas gazetarit të Lezhës Ervis Hila për Report Tv, policia dyshon se autori është ndihmuar për t'u arratisur nga persona të tjerë.
-
VIDEO
Kamionçina merr flakë në lëvizje në superstradën Shkodër-Lezhë, shpëton për mrekulli drejtuesi dhe familja e tij
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik në automjet. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa kamionçina është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht
-
VIDEO
Laç/ Report Tv sjell pamjet nga vendngjarja, tavolina e shitëses ambulante të qirinjve
Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi në Laç ku u plagosën 5 persona, mes tyre një shitëse ambulante që po shiste qirinj në rrugë.
-
VIDEO
DETAJET nga plagosja në Laç/ Pas sherrit, i riu qëlloi me automatik drejt një makine! Plagoset edhe gruaja që shiste qirinj për besimtarët e Kishës së Laçit
Report Tv sjell detaje të reja nga plagosja në Laç. Gazetari i Report Tv, Elvis Hila raporton se dyshohet se kemi të bëjmë me një sherr mes të rinjve që ka përfunduar deri në përdorimin e armës.