• VIDEO

    Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela raporton para KLP: Ja objektivat për vitin 2025

    Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela prezantoi para KLP edhe objektivat e institucionit që ai drejton për vitin 2025.

    "Me synim përmbushjen e misionit kushtetues dhe ligjor të prokurorisë, rritjen e mëtejshme të efektivitetit të ndjekjes penale, ngritjes dhe përfaqësimit të akuzës në gjyq, si dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të individit në procesin penal, prioritetet tona institucionale janë:

    1. Ndjekja me efikasitet dhe efiçencë e rekomandimeve në luftën ndaj kriminalitetit duke u fokusuar në mirëfunksionimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të prokurorisë, si dhe në koordinimin dhe bashkërendimin institucional me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit

    2. Vijimi i punës për forcimin e kapaciteteve institucionale për rritjen e eficiencës në veprimtarinë administrative të prokurorisë dhe i kapaciteteve profesionale për rritjen e efektivitetit të veprimtarisë së prokurorëve dhe policisë gjyqësore në ushtrimin e funksioneve kushtetuese e ligjore.

    3. Të vijojë rritja më tej e veprimtarisë mbikëqyrëse për zbatimin e udhëzimeve të përgjithshme të detyrueshme  dhe e bashkëpunimit me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë në drejtim të koordinimit të aktiviteteve, shkëmbimit të informacionit, identifikimit të shkeljeve disiplinore apo etike dhe problemeve të performancës së zyrave të prokurorive.

    4. Të vijojë rritja më tej e efiçencës së bashkërendimit ndërinstitucional dhe koordinimit me Komisionin e Policisë Gjyqësore dhe me agjencitë ligjzbatuese të përfshira, për forcimin e kapaciteteve profesionale të oficerëve të policisë gjyqësore në strukturat përkatëse të shërbimeve dhe seksioneve të policisë gjyqësore, me synim rritjen më tej të cilësisë dhe efektivitetit në kryerjen e hetimeve në drejtimet prioritare të luftës kundër kriminalitetit në zbatim të Kodit të Procedurës Penale, Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit dhe ligjit nr. 10192/2009, i ndryshuar.

    5. Të vijojë plotësimi/përditësimi i kuadrit nënligjor me qëllim përmirësimin e hetimit dhe ndjekjes penale dhe garantimin e respektimit të të drejtave të njeriut në procesin penal.

    6. Të vijojë sigurimin e bashkëpunimit për krijimin e sistemit të ri të menaxhimit të çështjes që mundëson dixhitalizimin e plotë të proceseve të punës, gjenerimin e statistikave të plota, të sakta dhe të besueshme në kohë reale, shpërndarjen e çështjeve me short elektronik në përputhje me aktet ligjore e nënligjore, si dhe çdo kërkesë të nevojshme për një sistem me standarde bashkëkohore.

    7. Përdorimi me efektivitet i fondeve buxhetore për përmirësimin e infrastrukturës në prokurori me qëllim sigurimin e aksesit të shtetasve në prokurori, nëpërmjet garantimit të standardeve për intervistimin e miturve dhe viktimave të krimit, si dhe aksesueshmëri për personat me aftësi të kufizuara.

    8. Rritja e bashkëpunimit dhe transparencës në marrëdhëniet me publikun dhe median, në funksion të informimit të publikut, forcimit të besimit te prokuroria dhe nxitjes së raportimit të krimit.

    9. Vijimin e angazhimit në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian me përmbushjen e detyrimeve institucionale në luftën kundër kriminalitetit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.", tha Çela. 

  • VIDEO

    Media italiane ngriti dyshime mbi ‘fatin’ e 16 emigrantëve, burime: Ndodhen të gjithë në kampin e Gjadrit, vetëm 2 u riatdhesuan

    Media italiane ngriti një ditë më parë dyshime mbi ‘fatin’ e 16 emigrantëve në kampin e Gjadrit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se funksionimi i kësaj strukture vijon pa probleme.

  • VIDEO

    Olsian Çela raporton para KLP: Vetëm 65% e prokurorëve në detyrë, ngarkesa e lartë! Duhet zgjidhje për godinën e re, urgjente

    Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela prezantoi para KLP raportin e vitit 2024. Para anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë,  Çela ngriti shqetësimin për numrin e ulët të prokurorëve, ndërsa nga ana tjetër theksoi se përballen me ngarkesë.

  • VIDEO

    Ndërprerja e energjisë në Spanjë një ditë më parë, mijëra njerëz u bllokuan në stacionet e metrosë

    Ndërprerja e energjisë në Spanjë,Portugali dhe Francën jugore një ditë më parë shkaktoi një kaos. Kështu në Madrit mijëra udhëtarë u bllokuan në stacionet e metrove dhe trenave.

    Nga një video që qarkullon në media shohim se si njerëzit në errësirë- disa prej tyre me çanta në duar dhe disa të tjerë me fëmijë në krah ecin në këmbë rrugët që përshkojnë trenat apo metrotë.

  • VIDEO

    Tentoi të vidhte me dhunë 3 italiane, arrestohet 18-vjeçari në Durrrës

    Një 18-vjeçar i cili tentoi të vidhte me dhunë 3 italiane ka rënë në prangat e policisë së Durrësit. Uniformat blu bëjnë me dije se kanë dokumentuar edhe 2 vjedhje të tjera nga Dorjan Abazi.

  • VIDEO

    Rama ndan pamjet: 450 shkollat e reja që kemi ndërtuar, shëmbëlltyrë e vizionit tonë për arsimin

    Në një postim në rrjete sociale, kreu i qeverisë thotë se bëhet fjalë për 450 shkolla të reja, të ndërtuara me kushtet më bashkëkohore.

  • VIDEO

    Zgjedhjet/ Arlind Qori: Nuk bashkojmë votat me partitë e vjetra, Berisha dhe Rama s'mund të ofrojnë më asgjë, mbështesim SPAK! Nuk jemi parti komuniste

    ‘Lëvizja Bashkë nuk do të bashkojë votat me asnjë parti të vjetër’, kështu është shprehur drejtuesi i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori në emision ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv. Arlind Qori deklaroi se klasa politike që ka qeverisur vendin nuk ka më çfarë t’i ofrojë popullit shqiptar.

  • VIDEO

    107 parakalime të gabuara në një javë, Policia Rrugore në Dibër ndëshkon shoferët, gjoba deri në 30 mijë lekë

    Policia Rrugore në Dibër ka vijuar kontrollet për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor. Gjatë javës së kaluar policia rrugore në Dibër ka konstatuar 107 parakalime të gabuara, ku drejtuesit janë ndëshkuar me gjoba deri në 30 mijë lekë. 

  • VIDEO

    Deri në 20 mijë € për kg/ Tendenca e re e trafikut, kanabis me THC të lartë, nga laboratorët e SHBA me postë në Shqipëri

    Policia po sfidohet së fundi me një tendencë të re të trafikut të drogës. Kanabis me përmbajtje të lartë THC përmes postës nga SHBA. Të paktën 16 të arrestuar deri më tani. Vetëm javën e fundit sekuestrohen 15 kg kanabis me THC. Çmimi, 20 mijë euro për kg.

  • VIDEO

    Gjirokastër/ Ndërtoi hotel pa leje, Prokuroria jep masa sigurie për ndërtuesin dhe ekspertin, sekuestrohet objekti

    Prokuroria e Gjirokastrës ka caktuar masën "arrest në burg" për Roland Skëndon, i akuzuar për ndërtim të paligjshëm të një hoteli në lagjen "18 Shtatori" në këtë qytet, duke shkelur vendimin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit për pezullimin e punimeve. 

  • VIDEO

    Vdekja e Papa Françeskut, më 7 maj Konklava në Vatikan për zgjedhjen e Papës së ri

    Vatikani vendosi që Konklava për zgjedhjen e Papës pasardhës së Françeskut të fillojë në 7 Maj. Do të jenë të paktën 135 kardinalë të cilët kanë të drejtën e votës për zgjedhjen e Papës së ri. Përgatitjet për nisjen e konklavës nisën që këtë të hënë me mbylljen e kapelës Sistine.  

    • VIDEO

      Berisha takim në biznesin fason në autostradën Tiranë-Durrës: Do kompensojmë uljen e euros për bizneset, Rama fushatë me fjalor dhe batuta banale

      Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim në biznes fasonerie, pranë autostradës Tiranë-Durrës, ku pas përshëndetjes me punonjëset dhe stafin drejtues, mbajti edhe një bashkëbisedim të shkurtër, për prezantimin e programit PD-ASHM për zgjedhjet parlamentare të 11 majit

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv