-
VIDEO
Furgoni përmbyset në aksin Fier- Levan, drejtuesi dërgohet në spital
Një furgon pasagjerësh është përmbysur në aksin Fier- Levan. Në furgon ndodhej vetëm drejtuesi, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
-
VIDEO
Momenti kur Xhelal Mziu me njerëzit e tij dhunojnë zyrtarin e Bashkisë Dibër, Kalosh Murra
Pamjet janë filmuar me celularë në distancë, prandaj Xhelal Mziu nuk identifikohet qartë, por dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes bëjnë me dije për Report Tv se këto pamje i përkasin episodit të parë të dhunës para Njësisë Administrative Ostren.
-
VIDEO
Specialet nga Tirana dhe FNSH-të e Fierit operacion të befasishëm në Vlorë, Orikum dhe Selenicë! Objektiv rritja e nivelit të sigurisë dhe kontigjentet e krimit
Objektiv ishin disa pika të Vlorës dhe në zonat Selenicë dhe Orikum, segmente hyrëse dhe dalëse nga qyteti bregdetar. Në shënjestër kanë qenë persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të kërkuar apo që qarkullonin me armë pa leje
-
VIDEO
'Vëllai i tij merr tendera nga Qeveria', Agron Shehaj: Flamur Noka s'ka punuar një ditë, por ka makinë më të shtrenjtë se imja
Në një takim në kryeqytet, Agron Shehaj i ka kthyer përgjigje deklaratave të deputetit të Partisë Demokratike Flamur Noka, duke e akuzuar se është pasuruar në politikë vetëm në kurriz të qytetarëve shqiptarë.
-
VIDEO
Reshje të dendura shiu në Kurbin, përmbyten rrugët në lagjen 'Demokracia' të Mamurrasit
Reshjet e dendura të shiut që përfshinë zonën e Kurbinit pasditen e kësaj të premteje kanë sjellë përmbytje në disa pjesë të qytetit, duke shkaktuar probleme në qarkullim dhe infrastrukturë.
-
VIDEO
Begaj dhe krerët e komuniteteve fetare mbërrijnë në Vatikan, me kardinalin Ernest Simoni dhe presidenten Osmani marrin pjesë në homazhet për Papën
Presidenti Bajram Begaj dhe bashkëshortja e tij, Amanda Begaj, kanë mbërritur në Vatikan këtë të premte, ku po marrin pjesë në homazhet për Papa Françeskun, ndërsa nesër do te jënë të pranishëm në ceremoninë mortore të kreut të Kishës Katolike.
Presidenti ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku duket bashkë me kardinalin shqiptar, Ernest Simoni, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe krerët fetarë në Shqipëri: Kreu i Kishës Katolike, Arjan Dodaj, Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Kryepeshkopi i Ortodoksëve, Joani.
"Bashkë, për të nderuar Papa Françeskun.
Nderojmë kujtimin e Shenjtërisë së Tij, që na la një trashëgimi shpirtërore dhe morale për ruajtjen e dinjitetit njerëzor dhe të jetësojmë vizionin e tij për drejtësinë, solidaritetin dhe paqen",- shkruan Begaj bashkangjitur fotos së publikuar.
Mijëra besimtarë dhe mbi 170 delegacione nga mbarë bota do të mblidhen të shtunën më 26 prill, në orën 10:00, për funeralin e Papa Françeskut para Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan. Ceremonia pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha shtetërore dhe fetare të dekadës, me praninë e krerëve të shteteve, qeverive dhe udhëheqësve shpirtërorë.
-
VIDEO
Energjia e rinovueshme me panele diellore, nxënësit e profesionales në Durrës prezantojnë projekte inovatore
Në ambientet e shkollës së mesme profesionale “Beqir Çela ” në Durrës u zhvillua panairi i aftësive dhe dita e prezantimit për nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Durrësit, të cilët patën mundësinë të vizitojnë nga afër ambientet e shkollës profesionale.
-
VIDEO
GJKKO urdhëroi hetim për Xhaçkën dhe Artan Gaçin, SPAK e ankimon në Apel: S’ka shkelje, trojet nuk i përfitoi për shkak të detyrës së gruas si ministre
Prokuroria e Posaçme thotë se ka kryer veprime të shumta hetimore, të cilat kanë konsistuar ndër të tjera edhe në veprimtarinë e kryer nga Artan Gaçi në kuadër të bashkëpunimit të supozuar apo dhe qoftë dijenisë së tij rreth ekzistencës së dokumenteve të falsifikuara, nëpërmjet të cilëve është përfituar edhe toka e llojit truall.
-
VIDEO
Sulmoi fizikisht 70-vjeçarin, arrestohet i riu në Vlorë
Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi sulmoi fizikisht një 70-vjeçar.
-
VIDEO
Tiranë/ Shiste kanabis të ndarë në doza, arrestohet 25-vjeçari
Sipas njoftimit të policisë i riu i përgatiste dozat në banesën e tij dhe më pas i shiste në zonën e Kombinatit.
-
VIDEO
Aksident në tunelin e Kalimashit/ Makina përplaset me kamionçinën, 3 të plagosur
Një makinë me targa maqedonase është përplasur me kamionçinën e kompanisë që mirëmban rrugën e Kombit.
-
VIDEO
GJKKO urdhëroi hetim për Xhaçkën dhe Artan Gaçin, SPAK e ankimon në Apel: S’ka shkelje, trojet nuk i përfitoi për shkak të detyrës së gruas si ministre
Prokuroria e Posaçme thotë se ka kryer veprime të shumta hetimore, të cilat kanë konsistuar ndër të tjera edhe në veprimtarinë e kryer nga Artan Gaçi në kuadër të bashkëpunimit të supozuar apo dhe qoftë dijenisë së tij rreth ekzistencës së dokumenteve të falsifikuara, nëpërmjet të cilëve është përfituar edhe toka e llojit truall.