-
VIDEO
Detaje nga ekzekutimi i 58-vjeçarit në Vlorë, u qëllua në hyrje të banesës! Bashkëjetuesja dëgjoi të shtënat, e gjeti të vrarë dhe lajmëroi policinë
Zbardhen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e 58-vjeçarit Renato Hoxhajt në Vlorë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 06:00 kur po kthehej në shtëpi. Ai është goditur nga afër tre herë me armë zjarri tek shkallët në hyrje të banesës së tij.
Dy plumba i ka marrë në kokë ndërsa një në trup. E ka dëgjuar bashkëjetuesja e tij, e cila e ka parë të vrarë dhe ka lajmëruar policinë.
Dyshohet se autor/ët mund të këtë hyrë edhe nga një rrugë tjetër pas lagjes e cila ishte si shteg pa kamera sigurie dhe në errësirë totale.
-
VIDEO
U ekzekutua me tre plumba, kjo është banesa ku u gjet i vrarë Renato Hoxhaj në Vlorë
Kjo është banesa ku u gjet i vrarë 58-vjeçari Renato Hoxhaj, i cili qëllua me tre plumba.
Mësohet se ai është goditur te shkallët në hyrje të banesës së tij. Ka qenë bashkëjetuesja e tij, e cila ka dëgjuar të shtënat, ndërsa më pas e ka gjetur të vrarë dhe ka lajmëruar menjëherë policinë.
Ende nuk dihen rrethanat apo shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
-
VIDEO
Tiranë/ Mbante armë pa leje, arrestohet 45-vjeçari! E kishte fshehur në garazh
Një 45-vjeçar i cili mbante armë pa leje është vendosur në pranga nga policia eTiranës.
Raportohet se Klodjan Dhima e kishte fshehur armën në garazh.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë e modifikuar për ti vendosur silencator, një shkop gome si të policisë dhe 1 shkop bejsbolli, të gjetura gjatë kontrollit të banesës të 45-vjeçarit.
-
VIDEO
Gjendet i vrarë me armë zjarri 58-vjeçari në Vlorë, ishte i punësuar si roje në një objekt në ndërtim
Një 58-vjeçar është gjetur pa shenja jete në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë. Sipas policisë, 58-vjeçari dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Ai ishte i punësuar si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij.
-
VIDEO
Momente paniku në Sarandë, autoveturës i mbetet gazi i takuar! Re tymi toksik dhe shqetësim te qytetarët
Një automjeti tip “Benz” të parkuar anash rrugës i ka mbetur "gazi takuar", duke shkaktuar shqetësim dhe panik te banorët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 2 të Sarandës, zona e quajtur “Ekonomiku”
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Korçë-Pogradec, makina përplaset me murin pranë karburantit! Shoferi i plagosur dërgohet në spital
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të Maliqit. Një mjet doli nga rruga, duke u përplasur me muret në anë të një karburanti
-
VIDEO
Fier/ Akuzë se ngacmoi mbesën, gjyshi në qeli! Babai vajzës: Sajesë e ish-gruas për kujdestarinë
Një burrë 55-vjeçar u arrestua nga policia e Fierit me dyshimin se ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij, vajzën 5-vjeçare të djalit. Denoncimi u bë në polici nga nëna e fëmijës, e ndarë me babanë e vajzës.
-
VIDEO
Sherri në Bulqizë pas takimit të PD/ Edhe Xhelal Mziu kallëzim për zyrtarin e Bashkisë: Intimidoi pjesëmarrësit! Materialet në SPAK
Një ditë pasi Xhelal Mziu u denoncua për dhunë nga një zyrtar lokal në Bulqizë, policia ka çuar në SPAK dhe vetë zyrtarin, pasi Mziu pretendon se ai ka intimiduar pjesëmarrësit në takimin elektoral të PD-së.
-
VIDEO
Korçë/ Makina e parkuar përfshihet nga flakët, s’ka të lënduar, ja për çfarë dyshohet
Sipas informacioneve paraprake nga policia vendore, makina ka qenë e parkuar në lagjen nr. 9, ndërsa përfshirja nga flakët ditën e sotme dyshohet të ketë ndodhur për shkak një defekti. Policia heton edhe për shkaqe të tjera
-
VIDEO
U përfshi në plagosjen e rëndë ku vdiq 75-vjeçari në Korçë, Greqia sjell në pranga 39-vjeçarin e dënuar! I kanë mbetur edhe 4,5 vite burg për të kryer
I ekstraduari është i riu korçar 39-vjeçar, i dënuar për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje, pasi është përfshirë në një konflikt ku më pas ka humbur jetën në spital edhe një i moshuar që ishte plagosur rëndë. U kap në Greqi, Interpol Tirana e solli sot në pranga
-
VIDEO
Kultivonin kanabis në pyllin e Krastës, policia vë në pranga 22-vjeçarin dhe heton në gjendje të lirë bashkëpunëtorin
Nga njoftimi i policisë thuhet se dy personat, si i arrestuari dhe i proceduari në gjendje të lirë, dyshohet se kanë bashkëpunuar për të mbjellë kanabis në një zonë të pyllëzuar në Krastë.
-
VIDEO
Aksidentohet autobusi i ekipit të Skënderbeut, tre volejbolliste në urgjencën e Përrenjasit! Shtyhet ndeshja kundër Tiranës
Tre volejbolliste të ekipit të Skënderbeut kanë përfunduar në urgjencën e spitalit të Përrenjasit për të marrë ndihmë të specializuar, pas aksidentit automobilistik.