-
VIDEO
Rama: A doni negociata dhe anëtarësim në BE? Vetëm unë dhe PS e bëjmë, askush tjetër! Apo t’u çojmë bufin, që i fiket llamba tre herë në ditë!
Kryeministri Edi Rama apeloi sot nga Gjirokastra për një votë masive përtej të majtës dhe të djathtës, me qëllimin e vetëm anëtarësimin në BE dhe kapjen e afateve për negociatave, pasi “dera e hapur e BE mund të mbyllet me kënetën”.
-
VIDEO
Vatikan/ Konklava, çfarë është? Historia, ritet dhe votimi! Kush mund të jetë pasuesi i papa Françeskut?
Por çfarë është konklava, si mblidhet ajo dhe si e zgjedh Papën e ri! Cilët janë kandidatët më të mundshëm për të qenë pasuesit e Papa Françeskut, do të jetë një evropian apo sërish një pontif jashtë kontinentit të vjetër? Gjithçka në kronikën në vijim
-
VIDEO
Ekskluzive/ Çmimi i pronave në jug do rritet 100%, referencat gati në 2026-n. Qeveria po rishikon formulën! “Braktiset” Tirana, blerësit po ‘vrapojnë’ në bregdet
Çmimet e pronave në bregdetin shqiptar pritet të rriten edhe më shumë vitin e ardhshëm, kur parashikohet të hyjnë në fuqi referencat e reja. Report TV mëson se për një metër katror, çmimet e referencës do të rriten afro 100 përqind, ndërsa në zona të caktuara ato shkojnë dhe shumë më lart.
-
VIDEO
Morën 2 mijë euro nga biznesmeni që të mos i arrestonin gruan që shkaktoi aksident, SPAK kërkon burg edhe për 2 shefat e Rrugores së Tiranës
Prokuroria e Posaçme kërkon masën e sigurisë “arrest në burg” për dy shefat e Rrugores së Tiranës, Roven Zeka dhe Sokol Novaku. Operacioni më 19 prill, polici Tabaku u la një ditë më parë në burg. SPAK zbardhi përgjimet e aferës korruptive të dyshuar
-
VIDEO
Hetimet për Evis Berberin çojnë SPAK-un te Tuneli i Llogarasë, verifikon tenderin për mbikëqyrjen e punimeve! Kontratën me Ministrinë e Infrastrukturës e fitoi ish-ortaku i tij
SPAK po verifikon kontratën për mbikëqyrjen e punimeve të tunelit të Llogarasë, të fituar nga kompania e ish-ortakut të Evis Berberit, Valter Begaj, me dyshimin se është përdorur për të devijuar fondet drejt një kompanie tjetër “Daam”. Kjo e fundit në letër në pronësi të Begajt, por që sipas hetuesve ishte në zotërim indirekt të Berberit. Berberi ashtu dhe Begaj u arrestuan marsin e vitit të kaluar dhe janë nën hetim të dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash.
-
VIDEO
Mosha disfavor për zgjedhjet? Berisha: E quaj avantazh, Ramën e kam ftuar të ballafaqohemi, të shohim kush ka shenja të rrjedhjes
Kreu i PD Sali Berisha akuzoi se Edi Rama po e mbush fushatën e tij me njerëz të detyruar për t’u bërë pjesë e mitingjeve, ndërsa referuar batutave të kreut të qeverisë tha se është i aftë të bëjë gjithçka për votë. Justifikoi edhe një status të kandidates së tij Arjana Kalaja që premtonte para në këmbim të mbështetjes.
-
VIDEO
Zjarr në një apartament në katin e 7-të të një pallati në Fier, pronarët kishin harruar sobën ndezur
Një apartament në katin e shtatë të një pallati është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit
-
VIDEO
‘200 euro gjobë për një fletë lajmërimi në shtyllë’, Braçe: Po atyre që hedhin inerte në rrugë pse nuk i vini, anullojeni se është turp
Erion Braçe, deputeti PS, ka denoncuar sot përmes një video në rrjetet sociale ku një qytetar është gjobitur me 200 euro në Laprakë për shkak të një njoftimi që ka vendosur në shtyllë.
-
VIDEO
‘Fast and Furious’ në rrugët shqiptare dhe rekord me parakalime të gabuara, dronët kapin 1988 shoferë në 10 ditë! Policia i gjobit me 3 mijë lekë, 367 të tjerë udhëtonin kundravajtje
Dronët në 'gjueti' të shoferëve rebelë, që rrezikojnë edhe jetët e të tjerëve. Gjithashtu, janë evidentuar edhe 367 raste të drejtuesve të mjeteve që kanë qarkulluar kundravajtje në karrexhatë, përfshirë kthesat, rakordimet konvekse ose segmente të tjera me fushëpamje të kufizuar
-
VIDEO
Kishat Katolike të Shqipërisë në zi, meshë lutjeje për shpirtin e Papa Françeskut në Katedralen e Shkodrës
Besimtarët katolikë kanë marrë pjesë në meshën e mbajtur pasditen e sotme në katedralen e Shkodrës. Kjo meshë është kthyer në një meshë lutjeje për shpirtin e Papa Françeskut, të ndarë nga jeta, që iku nga kjo botë pikërisht një ditë pas festës së Pashkës, ditës së Ringjalljes së Krishtit.
Famullitari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj, në fjalën e tij para besimtarëve, u shpreh se pas gëzimit të Ringjalljes, sot kemi një lajm të trishtë, siç është ai i ndarjes nga jeta të Papa Françeskut.
-
VIDEO
Eljan Tanini: Për Atdheun e mbetur mall jo nga ai i bardhi dhe për Arben Imerin që dikur banonte në Tiranë!
Të premten që lamë pas në Esencë kisha të ftuar Arben Imerin. Beni tashmë jeton në Itali me familjen dhe punon atë që ditë të bëjë më mirë. Nga emisioni por edhe nga libri i tij “Unë banoja në Tiranë”, më bënë përshtypje një sërë faktesh filmike (e kam fjalën për tregimet e tij që janë për filma me metrazh të shkurtër) të cilat nuk do të kishin fatin të përsëriteshin më. Pse? Sepse jeta jonë jetohet me ritme galopante dhe ne nuk jemi më ata që kemi qenë mes varfërisë dhe sakrificave për një mënyrë jetese më të mirë!
-
VIDEO
‘Kanë nxjerr Nokën për të më sulmuar’, Shehaj nga Kavaja: Thotë se jam bërë me Ramën, nëse ata do e kishin luftuar sa unë, sot ai s’do ishte në pushtet
Agron Shehaj, kreu i Partisë Mundësia i është përgjigjur sulmeve të Flamur Nokës nga Kavaja, ku zhvilloi një takim me qytetarët. Duke iu referuar deklaratave të Nokës, se Shehaj bashkëpunon me Ramën, ai tha se nëse PD do ta kishte luftuar Ramën si ka bërë ai, Rama mbase sot sdo të ishte në pushtet.