-
VIDEO
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 31-vjeçari në Kukës (EMRI)
Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova është arrestuar në Kukës
-
VIDEO
Të paraburgosurit thirrje për Berishën, ish-kryeministri fushatë para SPAK: Do t'i shpërblejmë me rrogat e qeveritarëve
Sali Berisha bëri fushatë elektorale para SPAK duke thënë se do të shpërblejë të paraburgosurit që ndodhen në qeli pa meritë. Kjo deklaratë erdhi pasi disa të paraburgosur dolën në dritaret e paraburgimit të 313-ës duke thirrur për ish-kryeministrin, në ambientet e të cilit ndodhet edhe Ilir Meta.
-
VIDEO
Arrestimi i shefit të Rrugores në Tiranë dhe dy zyrtarëve të tjerë/ Mahmutaj për Report TV: Kanë bërë karrierë të pamerituar, SPAK do t’i ‘shkundë’ strukturat e policisë
Gazetari Fatos Mahmutaj, në një intervistë për Report TV, hodhi akuza se personat në fjalë kanë bërë karrierë pa meritokraci. Gabimin ai e gjen edhe te ligji i policisë së shtetit, për të cilin thotë se është i keq, pasi gradat nuk duhet të kërkohen sipas vjetërsisë por sipas meritave.
-
VIDEO
E rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari vetëvritet dy muaj pas Irsa Muçollarit! Të dy nxënës të së njëjtës shkollë! U trajtua edhe nga psikologia e gjimnazit, nisin hetimet
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një 17-vjeçar është vetëvrarë në banesë. I mituri ishte nxënës i gjimnazit "Siri Shapllo", e njëjta shkollë ku studionte edhe 17-vjeçarja Irsa Muçollari, e cila po ashtu u vetëvra dy muaj më parë. Psikologia e shkollës ka dëshmuar detaje nga seancat që ka zhvilluar me të miturin.
-
VIDEO
Merr fund pritja 5-vjeçare, Flamurtari rikthehet në elitën e futbollit shqiptar!
Pesë vite pritje morën fund. Flamurtari i Vlorës ka siguruar rikthimin në Superligën e futbollit pas fitores 0-1 që mori në ndeshjen e fundit të kampionatit në Kategorinë e Parë. Skuadra e Artim Pollozhanit ia doli të mbante nën kontroll presionin që vinte nga Besa, me kavajasit të cilët gjithashtu bënë detyrën duke fituar 1-3 kundër Valbonës, por që ngjitjen në elitë do ta diskutojnë përmes ‘play-off-it’. Në ‘play-off’ për tu ngjitur janë edhe Burreli, Pogradeci dhe Apolonia. Skuadra të cilat renditen në vendin e 4, 5 dhe të 6-të.
-
VIDEO
Rama shpërndan videon e socialistes nga një zyrë elektorale, momenti kur vajza godet në shenjë numrin 5 në lojën e njohur
Në video shihet një vajzë që tenton të marrë shënjestër, edhe nga pamjet shihet që ajo godet në shenjë.
-
VIDEO
Arrestimi i shefit të Rrugores së Tiranës e dy zyrtarëve të Policisë/ S’ka masë sigurie, SPAK pritet t’i drejtohet GJKKO! Burime: Morën 2 mijë euro për të mos arrestuar një shofere pas aksidentit
Çështja e zyrtarëve të Policisë u zbulua nga përgjimet për një çështje tjetër hetimore. Mësohet se gjatë mëngjesit të së dielës, punonjësit e policisë kanë dhënë shpjegimet paraprake para oficerëve të BKH-së, të cilët i kanë pyetur në kushtet e izolimit në bllokun e sigurisë, ku ndodhen nga dje.
-
VIDEO
Elbasan/ Po voziste me makinën që kishte vjedhur një natë më parë, arrestohet 19-vjeçari
Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia ditën e sotme teksa udhëtonte me një automjet që e kishte vjedhur një natë më parë.
-
VIDEO
Vrasja e Egli Progës në Pogradec, shkon në 2 numri i autorëve! Hetimet zbulojnë se brenda në lokal e goditi edhe Leonidha Guçe! Arrest me burg për Andi Shkulakun, dha dëshmi të rremë
Egli Proga u dhunua brutalisht, deri në vdekje jo vetëm nga Denis Meçe por dhe nga Leonidha Guçe. Ky i fundit u zbulua nga hetimet e thelluara të prokurorisë. Të dy do të përballen në gjykatën e Korcës me akuzën e vrasjes me dashje, kryer në bashkëpunim.
-
VIDEO
Pashkët 'rëndojnë' trafikun në autostradën Tiranë-Elbasan/ Varg udhëtarësh drejtuar drejt destinacioneve për festa
Trafiku është rënduar nga shtimi i udhëtarëve që shkojnë drejt destinacioneve të ndryshme për të festuar Pashkët.
-
VIDEO
Atentati me 4 të plagosur në Lundër/ Autorët u panë me kallash në vendin e ngjarjes 18 orë para krimit, gjendet në Mullet motori i djegur! Pistat e hetimit
Teksa hetuesit kërkojnë të saktësojnë shënjestrën e atentatit me 4 të plagosur në Lundër, policia gjen të tjera prova. Në fshatin Fikas në Mullet gjendet motori i djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët. Më pas ata janë larguar në drejtim të Elbasanit.
-
VIDEO
Momenti kur shefi i Rrugores së Tiranës dhe shefi i Sektorit të Aksidenteve dorëzohen në polici pas urdhërarrestit të SPAK
Report Tv ka siguruar momentin e dorëzimit në polici të drejtuesit të policisë rrugore të kryeqytetit, Roven Zeka, dhe Sheft të Sektorit të Aksidenteve në Tiranë, Sokol Novaku.