-
VIDEO
Aksident në tunelin e Murrizit, përplasen dy mjete, 3 pasagjerë të plagosur
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:40, ku njëri prej mjeteve i drejtuar nga një italian me inicialet F.T., është përplasur me mjetin e drejtuar nga një shqiptar me inicialet A.K. Si pasojë e përplasjes janë plagosur tre pasagjerë, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
-
VIDEO
Shuhet Papa Françesku/ Kishat Katolike të Shqipërisë në zi, meshë në Katedralen Shën Pali në nderim të tij!
Në Shqipëri, të gjitha kishat dhe famullitë katolike nisën zinë dhe ulën flamurin e Vatikanit në gjysmështizë. Siç ishte paralajmëruar, Katedralja e Shën Palit në Tiranë mbajti meshë dedikuar Papa Françeskut, ndërsa besimtarët e hidhëruar uten për shpirtin e tij.
-
VIDEO
Kardinali i parë shqiptar Ernest Simon (Troshani) reagon për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut: Ai zgjodhi udhëtimin e parë në Shqipëri, na donte shumë
Kardinali shqiptar është shprehur se ai e donte shumë popullin shqiptar dhe kjo është ndër arsyet që e zgjodhi ta vizitonte të parin nga udhëtimet e tij ndërkombëtare si Papë. Ai shprehet se Papa Françesku ishte i qartë në qëllimin e tij për të larguar të keqen, djallin dhe mëkatin dhe për të forcuar frymën e shpresës dhe mirësisë.
-
VIDEO
Pas festës së Pashkëve, emigrantët kthehen drejt Greqisë! Fluks mjetesh në Kapshticë
Aktualisht po punohet me 3 sportele në dalje në palën shqiptare ndërsa situata mbetet e kushtëzuar nga pala greke pasi atje ka fluks në hyrje e në dalje dhe nuk po bëjnë hapje të sporteleve të tjera
-
VIDEO
Arrestimet te ‘Rrugorja’ e Tiranës/ ‘Paratë shpejt’, SPAK zbulon si morën 2 mijë euro për të mos vënë në pranga gruan e biznesmenit
Një nga tre blutë në kryeqytet, të arrestuar për korrupsion është lënë nga gjykata në masën “arrest me burg”. Para gjykatës ka dalë oficeri i policisë gjyqësore Edison Tabaku, ndërsa dy të arrestuarit e tjerë drejtuesi Roven Zeka dhe Sokol Novaku do të dalin të martën. SPAK thotë se ata i morën 2 mije euro nga bashkëshorti biznesmen i një shofereje që kishte shkaktuar aksident me 5 të plagosur.
-
VIDEO
Shndërrimi i hyrjes së Durrësit, Rama inspekton kantierin në Shkozet: I jep pamje tjetër portës hyrëse të qytetit, edhe korsi biçikletash! Sako: Zgjidh përmbytjet e zonës së plazhit
I shoqëruar nga kryebashkiakja Emiriana Sako, kreu i qeverisë Edi Rama, u informua për ecurinë e punimeve dhe teknikalitetet e projektit në fjalë. Projekti 1,3 km i gjatë, nga Shkozeti deri te "Stacioni i Trenit". Gjelbërim dhe korsi të ndara të dedikuara, ndriçim dhe asfaltim
-
VIDEO
Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare Papa Françesku! Dje bekimi dhe urimi i fundit për Pashkët! Reagojnë liderët botërorë
Papa Françesku, u shua mëngjesin e kësaj të hëne në moshën 88 vjeçare. Vatikani konfirmoi lajmin duke thënë se Papa u kthye në shtëpinë e Atit. Liderët e cilësuan Françeskun në mesazhet e tyre të ngushëllimit një Papë të jashtëzakonshëm që solli kishën më afër të varfërve. Pasdite çdo meshë në Shqipëri do i dedikohet lutjeve për shpirtin e tij.
-
VIDEO
Fushata elektorale/ Gonxhja vijon takimet: Do ndërtojmë një politikë që u shërben njerëzve
Ai ndau pamjet në rrjetet e tij sociale duke thënë se në duke qenë pranë njerëzve ndertohet një politikë që i shërben atyre. Nga ana tjetër ka theksuar në postim se përpjekja e tij do jetë ndërtimi i politikave të shërbimit.
-
VIDEO
Rama inspekton ndërtimin e Parkut Linear Urban për transformimin e Spitallës në Durrës, ‘binjak’ i Parkut Rinia në Tiranë: I jep fund gangrenës mjedisore, oaz i gjelbërt
Kryesocialisti viziton nga afër kantierin e punimeve në lagjen nr. 15 dhe bën batuta me qytetarët: “Në rregull jemi...?!”. kryebashkiakia Sako dhe drejtuesit e projektit e punimeve e informojnë me ecurinë dhe problematikat. 1,5 km i gjatë, lidh dy lagjet, terrene sportive, shëtitore dhe 6 mijë pemë. Do kalojë përmes varrezave të qytetit
-
VIDEO
Aksident i frikshëm në Pogradec-Korçë/ Makina bie nga ura shpëtojnë mrekullisht nënë e bijë
Një aksident i frikshëm është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Pogradec-Korçë.
Një makinë e cila po drejtohej nga 27-vjeçare ka rënë nga ura pasi kjo e fundit humbi kontrollin.
Fatmirësisht vajza dhe nëna e saj e cila ishte pasagjere ndodhen jashtë rrezikut për jetën
-
VIDEO
Aksident i trefishtë në Gjirokastër/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 4 të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në kryqëzimin e Urës së Kardhiqit. Tre automjete tip Toyota Yaris, Mercedez Benz dhe Toyota Corolla me targa greke, janë përplasur me njëra-tjetrën
-
VIDEO
Gjirokastër/ 17-vjeçari u vetëvra pas drekës së Pashkëve, burime: U kishte thënë shokëve se do të shtegtonte te Zoti, por s’i morën seriozisht fjalët e tij
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me 17-vjeçarin që i dha fund jetës një ditë më parë në Gjirokastër. Pasi është takuar për herë të fundit me nënën dhe dy motrat pas drekës së e Pashkës i riu u ngjit në katin e dytë banesës ku jetonte dhe aty ka kryer vetëvarjen