-
VIDEO
A do LIROHET nesër Veliaj, ja skenarët që u ZBULUAN në studio. Spahiu flet për gjyqtarin Pëllumbi
-
VIDEO
Spahiu: Gjykimet e Veliajt, Metës dhe të tjerëve duhet bëhen me dyer të hapura për publikun dhe mediat
Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar mbrëmjen e sotme në emision ‘Repolitix’ shtyrjen e seancës për ditën e nesërme në Gjykatën e Apelit të Posaçëm për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
-
VIDEO
Mark Rutte vizitë në Kosovë, takohet me Osmanin e Kurtin: Fleksibilitet dhe kompromise për përparim në dialogun me Serbinë! Presidentja: Kosova duhet të ketë vendin e saj në NATO
Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, tha në Prishtinë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e hapura, duke shtuar se kërkohet fleksibilitet dhe kompromise.
-
VIDEO
Riformatohet Këshilli Drejtues i RTSH! Emrat e përzgjedhur votohen të enjten
Kuvendi do të zgjedhë të enjten 11 anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të Televizionit Publik. PS dhe PD në një mbledhje të mbyllur, seleksionuan 10 figurat më të përshtatshme, mes 68 aplikimeve. Leka Bungon në krye të bordit do ta zëvendësojë Helidon Haliti, ose Fatjon Hoxhalli.
-
VIDEO
Seancë maratonë në Apelin e GJKKO/ Veliaj e Abule duan lirinë kundrejt garancisë pasurore! Avokatët kërkojnë të njihen me provat e reja, shtyhet për nesër
7 orë seancë në Apelin e GJKKO për Veliajn, Abulen dhe Fushën, Sulën dhe Palushin. Dado dhe Dumani dorëzojnë prova të reja, seanca shtyhet nesër në 12:30. Veliaj dhe Abule kërkojnë lirinë kundrejt garancisë pasurore, 3 biznesmenët e tjerë duan shfuqizimin e masës detyrim paraqitjeje. Vendos gjyqtari Engert Pëllumbi, që ka dënuar ish-ministrin Saimir Tahiri.
-
VIDEO
Apartamenti në Vlorë përfshihet nga flakët, shkak shpërthimi i dy bombulave gazi
Një apartament është përfshirë nga flakët ditën e sotme në lagjen 'Pavarësia' në Vlorë. Gazetari Armand Xhelili bën me dije se tre bombula gazi kanë rrjedhur duke krijuar një situatë të rëndë për banorët, por dhe për vetë zjarrëfiksit.
Në katin e tretë të pallatit ku për fat të mirë nuk ka pasur banorë dy nga bombulat kanë shpërthyer duke bërë që flakët të djegin një dhomë të apartamentit.
Policia largoi banorët, ndërsa forcat zjarrfikëse bën të mundur shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Ngec rishikimi i skemës së TVSH në bujqësi, Ministria e Financave kërkon kohë, deputetët: Kjo është tallje! Braçe: Puna ime e fundit në komision
Mes kritikave dhe toneve të ngritura, deputeti Erion Brace u shpreh i zhgënjyer që me pengesë të Ministrisë së Financave, e cila kërkoi më shumë kohë, sot nuk iu hap rrugë në komision një nisme të tijën për të rregulluar rimbursimin e TVSH-së në bujqësi. Skema aktuale, produkt i Arben AHmetajt në 2018-ën, sipas Braçes, u miratua për inate personale.
-
VIDEO
Gjuetia me dinamit, ngrodhin breshkat në gjirin e Vlorës
Në Gjirin e Vlorës, gjuetia e peshkut me anë të lëndëve plasëse ka shkaktuar shqetësime të mëdha për ekosistemin detar
-
VIDEO
Nxënësit bojkot Sali Berishës, nuk lënë mësimin pas apelit qesharak për të mbrojtur mbylljen e TikTok
Nxënësit nuk i janë bashkuar thirrjes së kreut të PD-së, Sali Berisha për të bojkotuar mësimin si shenjë revolte për mbylljen e TikTok. Report Tv u interesua pranë Ministrisë së Arsimit, nga ku raportohet se nuk ka pasur bojkot të organizuar të mësimit në asnjë shkollë të vendit.
-
VIDEO
U kapën duke shitur 1 kg kanabis, 2 të arrestuar në Tiranë
Dy persona u arrestuan në flagrancë nga policia e kryeqytetit teksa po tentonin të shisnin 1 kg e 700 gram lëndë të dyshuar narkotike kanabis
-
VIDEO
Shpërndanin euro të falsifikuara në Vlorë, 2 në pranga, një nën hetim
Dy persona janë vendosur në pranga nga policia e Vlorës pasi siguronin euro të falsifikuara dhe i fusnin në treg. Ndërkohë një tjetër do të hetohet në gjendje të lirë.
-
VIDEO
‘BE 922 milionë euro investime për reformat në Shqipëri’/ Balla prezanton dy marrëveshje tek ‘Ligjet’: Po finalizojmë dhe marrëveshjen e sigurisë me Izraelin
Balla e nisi prezantimin e tij duke njoftuar se Shqipëria ka gati projekt-ligjin për ratifikimin e 'Marrëveshjes me Dukatin e Luksenbugrut mbi mbrojtjen e ndërsjellte të informacionit të klasifikuar'. Kjo lloj marrëveshje ka rëndësi të veçantë sipas ministrit të Shtetit se mbron informacion e klasifikuar dhe krijon sistem kufizues për çdo kërcënim kibernetik që ndërlidhet dhe me krimin e organizuar dhe terrorizmin.