-
VIDEO
Radhë të gjata kamionësh në Morinë, procedurat doganore krijojnë kaos në transportin e mallrave në Vërmicë
Kolona të gjata mjetesh që transportojnë mallra nga Shqipëria drejt Kosovës u krijuan gjatë pasdites së sotme, disa kilometra në afërsi të fshatit Morinë të Kukësit.
Shumë drejtues mjetesh, në pritje për të kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë, jashtë kamerave thanë se vonesat po shkaktohen nga pala e Kosovës, konkretisht nga dogana e Vërmicës, për shkak të procedurave doganore, por pa marrë sqarime të mëtejshme rreth këtyre vonesave.
Kolona të tilla me mjete transporti mallrash zakonisht krijohen gjatë fundjavës, në orarin që përkon edhe me pushimin e personelit të doganës.
-
VIDEO
Tjetërsimi i 10 mijë metra katrorë tokë në Gjilekë të Himarës, dënohet me 3 vite e 1 muaj burg Jorgo Goro! GJKKO vendos që toka të konfiskohet
GJKKO ka dënuar me 3 vite e 1 muaj burg, ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Gore, i akuzuar për shpërdorim detyre në dy raste për çështjen e tjetërsimit të 10 mijë metra katrorë tokë në Gjilekë të Himarës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Goro do të vuajë 2 vite e 20 ditë burg .
-
VIDEO
Tiranë/ I arrestuar për vjedhje, 46-vjeçari gjendet i vdekur në bllokun e sigurisë! Ishte përdorues i drogës, prej kohësh merrte Xanax
Një 46-vjeçar i arrestuar për vjedhje është gjetur i vdekur në dhomën e tij të bllokut të sigurisë në Tiranë. Donald Greku lindur në Berat dhe banues në Tiranë është gjetur i vetëvarur nga punonjësit e policisë me një copë rrobë, apo pjesë nga tutat që mbante veshur.
Në kontrollin e parë të orës 00.50 i arrestuari nuk kishte shfaqur probleme apo shqetësime thotë policie, ndërsa në kontrollin e orës 01.20 u gjend i varur në rrjetën e dritares së dhomës.
Një nga punonjësit ka ndërhyrë duke prerë copën e tutave me të cilën ishte varur dhe ka njoftuar urgjencën, por kur shërbimi mjekësor ka mbërritur 46-vjeçari kishte ndërruar jetë.
-
VIDEO
Lista e kandidatëve/ Rama ironizon Berishën me tre bufa kënete dhe një fjalim ku i merret goja për aletatët e PD-së, që do i sjellin ‘qindra mijëra vota’ dhe fitore
Kryeministri Edi Rama ironizoi ditën e sotme listën e kryetarit të PD-së, Sali Berisha dhe koalicionit të tij opozitar me 26 parti, për zgjedhjet e 11 majit.
-
VIDEO
Çmontohet grupi që shiste drogë lokaleve të Tiranës dhe e trafikonin në Kosovë, ‘Tentakulat’ prangosin 5 persona, 5 të tjerë shpallen në kërkim
Finalizohet operacioni i koduar “Tentakulat”, për goditjen e një grupi kriminal të implikuar që prej vitit 2019, në shitje dhe trafikim të kanabisit. Identifikohen 10 pjesëtarë të organizatës, e shisnin lëndën narkotike në lokale në Tiranë, si dhe e trafikonin në Kosovë. Bashkëpunonin edhe me organizatën e goditur në nëntor 2024 në Gjirokastër. Droga merrej në Krujë dhe Dibër
-
VIDEO
Kandidat në listat e hapura, Gjiknuri: Rikthimi në Vlorë, mundësi e mirë për mua! 17 vite në politikë, i kam fituar të gjitha betejat
Deputeti socialist, Damian Gjiknuri, ka reaguar pas kandidimit të tij në listat e hapura të Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës.
-
VIDEO
Avokati Maks Haxhia: I gabuar vendimi i Apelit për Veliajn, absurdi më i madh që vetëm në Shqipëri ndodh
Avokati Maks Haxhia, njëherësh dhe kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë e cilëson të gabuar vendimin e sotëm të gjykatës për të lënë në arrest me burg kryebashkiakun Veliaj. Në një prononcim për media, Haxhia thekson se zgjidhja e çështjeve me masa arresti jo vetëm për Veliajn, por për këdo, është një absurditet që vetëm në Shqipëri ndodh.
-
VIDEO
Rama: Nuk është udhëtim me autobus, BE-ja s’të jep as gurin për të vrarë veten nëse nuk bën detyrat! Negociatat s’janë llafe
Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do hyjë në BE vetëm pasi të bëjë detyrat e saj, pasi pa i bërë ato Europa është e vështirë për t’u bërë pjesë.
Madje shtoi se shkuarja në Bruksel nuk është një udhëtim me autobus apo me avion, kurse qëllimi ishte që qytetarët shqiptarë të ndiheshin njëlloj si qytetarët e BE-së. Ai theksoi se BE-ja nuk të jep as gurin për të vrarë veten pa bërë detyrat që ajo kërkon.
-
VIDEO
Të shtëna me armë gjatë operacionit të policisë në Laç! Plagoset një person, detajet
Një aksion i forcave Operacionale të Drejtorisë së Policisë Vendore të Lezhës në zonën e Kurbinit është shoqëruar me të shtëna me armë zjarri dhe plagosjen e një personi.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Laçit, ku sipas burimeve policia kishte shkuar për të prangosur një të ri dhe në ato momente është qëlluar me armë zjarri.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë blutë kishin marrë informacion se shtetasi i kërkuar po lëvizte me automjet, në lagjen nr. 4, Laç.
-
VIDEO
Rama: Marta s’u prit me diell, por shiu është bereqet! Shqipëria e meriton BE-në, s’kemi alternativë tjetër
Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij duke u shprehur se do donte që pritja e Kos të kishte ndodhur në një ditë me diell dhe jo shi, por shtoi se “ia sqarova Martës se shiu është bereqet”.
Rama shpjegoi se për Shqipërinë ishte lajm i mirë që Komisionere e Zgjerimit u zgjodh një përfaqësuese e rajonit, teksa tha se Shqipëria do ta meritojë këtë anëtarësim.
-
VIDEO
Lista e PS/ Rama: Hapje 'brutale' e partisë, 'Neomalsorja' është shembulli! ‘Shqipëria Madhështore’ me VIP-at e kënetës, ‘gjeli i detit’ u arratis se s'përballoi poshtërimin
https://youtu.be/AHZiv3KP36A
-
VIDEO
Pas listave klani i Berishës mbaron punë, karriget e tyre mbeten bosh në Kuvend
Një ditë pas shpalljes së listave, deputetët e PD-së braktisin Parlamentin! Karrige bosh dhe tension.