-
VIDEO
Berisha thirri protestë për mbylljen e TikTok, Rama: Pasi mblodhi karavidhet te Shqipëria madhështore, po kërkon fëmijët t'i përfshijë në kënetë
Pikërisht më 15 mars, që përkon dhe me 17 vjetorin e masakrës së Gërdecit që i mori jetën 26 personave ku rezulton e përfshirë familja e Sali Berishës, ky i fundit ka thirrur një protestë me alibinë e mbylljes së rrjetit social TikTok në Shqipëri. Rama: Kjo është këneta jonë opozitare e filozofia e saj.
-
VIDEO
Shkolla 9-vjeçare 'Angela Merkel' në Kamëz gati në shtator, Rama: Kjo godinë nuk gjendet as mes Parisit, Kamza është befasia e gjithë rilindjes
Shkolla e re do të mirëpresë 1300 nxënës me 38 klasa komode, 10 laboratorë, bibliotekë, terrene sportive e hapësira rekreative, e konceptuar që të shërbejë edhe si një pikë sociale për komunitetin.
-
VIDEO
Rrugorja e Beratit bën bilancin/ Nën efektin e alkoolit dhe pa patentë, 5 të arrestuar
Policia Rrugore e Beratit ka bërë bilancin gjatë 10 ditëve. Sipas njoftimit bëhet me dije se janë arrestuar për drejtim të mjetit, në ndikimin e alkoolit dhe pa leje
-
VIDEO
Plas sherri mes gjimnazistëve te 'Sami Frashëri', të rinjtë gjuajnë njëri-tjetrin me konat e parkimit
Një konflikt mes disa gjimnazistëve të 'Sami Frashërit' në kryeqytet ka ndodhur pasi kanë mbaruar mësimin në drekë.
3 prej tyre kanë qenë të ulur në një kafe aty pranë dhe krejt papritur janë ngritur dhe kanë kapur një djalë që ecte në rrugë, duke e pyetur me emër nëse je filani dhe menjëherë kanë nisur ta gjuajnë me grushte dhe sende të tjera.
Siç informon gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Sokol Dema, për fat mirë asnjeri prej tyre nuk është lënduar rëndë dhe kanë marrë mjekim.
-
VIDEO
“Pëshpërima” rrëfen histori të vërteta të grave të dhunuara! Shfaqje multimediale dhe performancë artistike më 8 mars
Histori jetësh grash të dhunuara dhe të vrara nga bashkëshortët e tyre erdhën të rrëfyera përmes një performance teatrale dhe shfaqjeje multimediale mbrëmjen e kësaj të shtune në hollin e Kryeministrisë, me rastin e Ditës së Grave.
-
VIDEO
Vlorë/ Taksistët e vetëpunësuar në vështirësi: Konkurojnë ‘piratët’ në mënyrë të pandershme! Bashkia e ka fajin
Taksistët e licencuar po përballen me një sfidë serioze për mbijetesë në treg, pasi fenomeni i taksive pa licencë është përhapur ndjeshëm, duke dëmtuar aktivitetin e tyre. Ata theksojnë se paguajnë rregullisht detyrimet ndaj shtetit, përfshirë sigurimet shoqërore, taksat dhe tarifat për rinovimin e licencave, por çdo ditë humbasin klientë për shkak të operatorëve të paligjshëm, të cilët ofrojnë shërbime pa iu nënshtruar rregullave dhe detyrimeve ligjore.
-
VIDEO
Lezhë/ Një rrugë e drejtë, 2 kilometra që të çon në plazh nuk asfaltohet, banorët: Na mashtrojnë për fushatë por asgjë nuk bëjnë
Fshati Grykë-Lumë pranë bregdetit të Tales ka mbetur në izolim pasi rruga është tejet e amortizuar. Banorët ankohen se kanë marrë premtime çdo fushatë elektorale por rruga që u shërben 100 familje nuk është asfaltuar.
-
VIDEO
Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, arrestohet në portin e Durrësit 51-vjeçari italian
Një 51-vjeçar nga Italia është vendosur në pranga në portin e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim
-
VIDEO
Vrasja e Martin Canit/ Shtyhet seanca paraprake, mungoi shoku i plagosur! Nëna e viktimës: Seancat duhet të jenë me dyer të hapura (VIDEO)
Në Gjykatën e Tiranës u shty seanca paraprake për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e shokut të Martin Canit, ë mbeti i plagosur pas sherrit vetëm 200 metër larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë.
-
VIDEO
Vrasja e Martin Canit, mbahet seanca paraprake! Prindërit e viktimës futen dorë për dore në Gjykatën e Tiranës
TIRANË- Në Gjykatën e Tiranës po mbahet seanca paraprake për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Autori i vrasjes, 14 vjeç, akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese ndaj një të mituri.
Në seancë janë të pranishëm edhe prindërit e Martin Canit, Engjell dhe Florina Cani, të cilët u futën në Gjykatë të kapur dorë për dore.
-
VIDEO
Sekuestrohen 223 mijë euro në Portin e Durrësit, Policia: Dyshohet të ardhura nga krimi! Në pranga 36-vjeçari që po i çonte drejt Italisë
Sekuestrohen 223 200 euro në Portin e Durrësit. Në pranga 36-vjeçari që po i çonte drejt Italisë.
-
VIDEO
Dosja 'Buka', GJKKO shtyn seancën për ish-zv/kryeministrin në arrati Arben Ahmetaj! Shkak mungesa e gjyqtarit Çela, ka marrë lejen e zakonshme
Bëhet fjalë për dosjen ‘Buka’, për të cilën SPAK e ka marrë të pandehur ish-zyrtarin e lartë socialist, i cili po strehohet në Zvicër, ku ka kërkuar edhe azil politik. Shkak i shtyrjes së seancës u bë mungesa e gjyqtarit Eron Çela, pasi mësohet se është me leje të zakonshme