-
VIDEO
PS në 'dorën' e fundit për listat, Rama mbërrin në selinë rozë për takime me drejtuesit politik të qarqeve
Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kreu i Partisë Socialiste, ka mëbrritur në selinë rozë ku do të takohet për erë të fundit me drejtuesit politik të qarqeve me qëllim 'kopsitjen' e listave të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 11 majit.
-
VIDEO
'Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut', Rama: Qyteti jeton mes harmonisë fetare
Kryeministri Edi Rama merr pjesë në eventin “Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”.
-
VIDEO
Trajnim e praktika në shtet, 50 milionë lekë për rininë! PD: Një sanduiç s’e ndal emigrimin
Prezantimi i disa ndryshimeve në ligjin për Rininë nga ministrja Bora Muzhaqi, ngjalli debate në komisionin e Ligjeve, me opozitën që thotë se mbështetja e të rinjve me praktika pune e trajnime nuk e zhbën shpopullimin e vendit apo punësimet pa meritë.
-
VIDEO
Listat për deputetë/ Rama mbërrin në seli krah Ulsi Manjës, takim me drejtuesit politikë të qarqeve
Kryesocialisti Edi Rama ka mbërritur në Selinë e PS, ku do të takohet me drejtuesit politikë të qarqeve. Rama do t’i japë dorën e fundit listave me emrat për ekipin garues të PS më 11 maj.
-
VIDEO
'Plas në PD'/ Berisha nxjerr Dash Sulën nga listat e 11 majit, deputeti: Më përjashtuan se jam ‘SPAKIST’! Në Primare më i votuari, janë ngujuar në kullë e po bëjnë listat
Pak orë para dorëzimit të listave në KQZ për zgjedhjet e 11 majit, deputeti demokrat Dashnor Sula ka zbuluar se nuk do të jetë pjesë e listës së Partisë Demokratike. Në një reagim në media, Sula thotë se u përjashtua nga lista për shkak se mbështet SPAK e GJKKO.
-
VIDEO
Vrasja e Behar Sofisë, GJKKO dënon me 35 vite burg organizatorin! ‘Bajlozi’ Jemin Shera ende në kërkim
35 vite dha Gjykata e Posaçme për organizatorin e vrasjes së biznesmenit që dyshohet të ishte i lidhur me drogën, Behar Sofinë në 2021-shin në Tiranë. Jemin Shera, i cili vijon të jetë në kërkim, organizoi një grup të strukturuar kriminal me 5 persona për të realizuar vrasjen, ndërsa porositësit ende nuk janë zbuluar nga SPAK. Vrasësi, i cili u kthye në bashkëpunëtor të drejtësisë, është dënuar më herët me 7 vite burg.
-
VIDEO
Ndryshime në bashkinë Tepelenë, Peçi dorëhiqet për zgjedhjet, Karteri komandohet kryetare
Këshilli i Bashkisë së Tepelenës është mbledhur këtë të mërkurë, ku ka miratuar unanimisht dorëheqjen e kryebashkiakut Tërmet Peçi, i cili do të jetë pjesë e listës për deputet në Qarkun Gjirokastër në zgjedhjet e 11 Majit.
Pas miratimit të dorëheqjes së Peçit, këshilli ka komanduar e zv.kryetaren Julinda Karteri si kryetare e komanduar e Bashkisë së Tepelenës.
Karteri do të drejtojë institucionin deri në përfundimin e mandatit, ndërsa në fjalën e saj para këshillit u angazhua për vijimësinë normale të punës së administratës dhe përmbushjen e projekteve në shërbim të qytetarëve.
“Në zbatim të ligjit 39/2015 për vetëqeverisjne vendore, Këshilli i Bashkisë ka kompetencën dhe funksionet e kryetarit të bashkisë deri në zgjedhjet e ardhshme vendore. Duke u bazuar në këtë ligj, shumica e këshillit bashkiak më ka votuar mua si kryetare të komanduar.”-shprehet Karteri.
Ndërkohë, emrat e kandidatëve për Qarkun Gjirokastër nga radhët e Partisë Socialiste pritet të zyrtarizohen në Asamblenë e kësaj force politike, që do të mblidhet në orën 19:00.
-
VIDEO
Qendra shëndetësore e Farkës së Madhe rinovohet: Pjesë e Programit Kombëtar të investimeve në kujdesin parësor
Në postimin e tij, Rama thekson se ky program ka për qëllim ofrimin e shërbimeve cilësore për 1.6 milionë qytetarë, duke përmirësuar aksesin dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor në nivelin më të afërt me komunitetin.
-
VIDEO
Moti i keq dhe erërat e forta, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Durrës për dy ditët në vijim
Për shkak të motit të paqendrueshëm dhe erërave të forta lundrimi i mjeteve të vogla në Durrës është pezulluar.
Kapitenaria njofton se ky pezullim është për dy ditët në vijim.
Ndërkohë bëhet me dije se do të vazhdojnë të operojnë normalisht anijet tregtare dhe tragetet sipas destinacioneve të tyre përkatëse.
-
VIDEO
Ajola Xoxa në Apelin e GJKKO për sekuestrot e llogarive bankare! Avokati merr kohë të njihet me aktet, shtyhet seanca
Seanca në Apelin e Posaçëm për ankimimin e Ajola Xoxës ndaj sekuestrove të llogarive të saj bankare, u shty për ditën e nesërme (13 mars). Shkak u bë kërkesa e avokatit të saj, Dritan Jahaj, i cili kërkoi kohë të njihet me aktet shtesë që prokurori i SPAK Ols Dado paraqiti në seancën e 10 marsit.
Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, është duke u hetuar nën masën detyrim paraqitje, dhe akuzohet nga SPAK se ka marrë përfitime të paligjshme nga fondet e Bashkisë apo kompani kontraktore, që dyshohet se u pastruan nëpërmjet një rrjeti OJF-sh.
Ajola Xoxa ka sqaruar publikisht se OJF-të, pra jo shoqëri tregtare, nuk kanë përfituar asnjë fond nga bashkia dhe se çdo pagesë është deklaruar në ILDKPI.
-
VIDEO
Humbën teksa eksploronin Parkun Kombëtar të Llogarasë, Policia shpëton dy turistët francezë
Dy turistë francezë janë shpëtuar nga policia në Vlorë.
Siç bëjnë me dije uniformat blu turistët teksa po eksploronin në Parkun Kombëtar të Llogarasë humbën orientimin.
Në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, oficerët gjetën pas 3 orësh kërkime turistët, në gjendje të mirë shëndetësore.
-
VIDEO
Pjesë e një organizate kriminale në Milano, arrestohet 33- vjeçari nga Laçi, pritet ekstradimi në Itali
Një 33 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për vjedhje në Milano