• ‘Gruan e kapa me kushëririn, humba kontrollin’/Burri: Dola nga burgu por vazhdoj ta dua…

    Ishte viti 2014, kur një tragjedi shkatërroi themelet e familjes të Shëlqimit, një 54-vjecari, nga Fushë Kruja, që prej vitesh jetonte me familjen në Itali… humbja e djalit të vetëm, 14-vjeçar ditën që kishte ditëlindjen ishte një fatkeqësi. Ky moment shënoi një tjetër kthesë në jetën e tyre…Pas vdekjes së djalit, një mur ndarës filloi të ngrihej mes tij dhe bashkëshortes. Marrëdhëniet e tyre filluan të ndryshonin, duke u mbushur me xhelozi dhe debate të ashpëra. Ndjenja e humbjes dhe pikëllimit ishte bërë një sfidë për të d

  • ‘U goditëm nga mbrapa, Zoti na shpëtoi’/Çifti Troshku:As falje nuk kërkoi, por u zhduk…

    21 Nëntor 2024 Ishte kjo datë kur pasi Petrit dhe Suzana Çoshku po udhëtonin me makinë në Harizaj të Kavajës, një person nga Vlora aksidentalisht i përplas nga mbrapa. Nga ky aksident gruaja pësoi dëmtime në krah ndërsa u dërgua me urgjencë tek Trauma në Tiranë. Sipas çiftit nga Kavaja, mjekët e kanë nxjerrë pas një ore Suzanën me pretekstin se gjendja e saj ishte e mirë ndërsa sipas tyre ishte e kundërta. 4 ditë pas qëndrimit në shtëpi, gjendja e gruas u përkeqësua ndërsa sipas përgjigjes së rezonancës, ajo i duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Që nga muaji nëntor nëna e 3 fëmijëve jeton me dhimbje të shumta pasi nuk di ku të drejtohet ndërsa edhe gjëndja ekonomike e kësaj familje është tepër e vështirë. Me personin që i aksidentoi nuk kanë patur asnjë kontakt ndërsa çështja ka kaluar në prokurori por sipas tyre kjo çështje po zvarritet. 5 pjestarët e kësaj familje jetojnë në këtë banesë ku përvecse kushtet janë tepër të vështira, ajo gjithashtu nuk është nën pronësinë e tyre, por të një kushërire. Sot të gjendur në udhëkryq çifti Çoshku kërkojnë ndihmën e “Pa Gjurmë” për një zgjidhje për problemin e tyre.

  • Lufta mes nuseve pas vdekjes së burrit/41-vjeçarja:Isha e fundit dhe besnikja e tij,jo si…

  • ‘Nga zhurma ngjita shkallët,kapa nusen me dashnorin’/Vjehrra:Djali s’më besoi,po më shumë…

    Tre vajza të mitura janë braktisur nga nëna e tyre dhe sot pas 10 vitesh e larguar, ajo kërkon ti rimarr. Behet fjale per 31 vjecaren Valbona Zeka nga Tirana, e cila la burrin e pare per nje tjeter burre dhe po kwrkon tw rifitoj dashurine e vajzave te saj. Valbona ishte vetëm nje 16 vjecare kur u martua me Edmond Zekaj nw ate kohw 31 vjec. Per djalin durresak, kjo dashuri lindi me shikim të parë dhe pse prinderit e tij nuk ishin dakort per kete martese. Te rinjte pa pelqimin e familjeve vendosen te celebroheshin. Në fillim marrëdhënia po shkonte mirë, deri në momentin që vjen në jetë fëmija i parë… aty lindën dhe konfliktet. Sapo lindi vajzën e parë nusja e shtepise largohet duke e lënë të porsalindurën në shtëpi… Kjo nuk do të ishte hera e pare që Valbona do te braktiste burre dhe femije.

  • 'Djali më kërkon babain, se mbaj më mend’/70-vjeçarja:Nje herë u takuam, më la shtatzënë

    U dashurua dhe mbeti shtatzënë pas një lidhje të shkurtër, 70-vjeçarja nga Berati sot është në kërkim të atij që e bëri për herë të parë nënë. Ishte një 21-vjeçare asokohe kur u dashurua me një djalë nga Ura Vajgurore, një lidhje që nuk zgjati shumë. Ishte aq e shkurtër sa Miranda nuk mundi t’i mësojë as mbiemrin, ndërsa kujton vetëm emrin e tij Spiro i cili ishte 4 vite më i madh dhe punonte tek Iish- SMT-ja në Urën Vajgurore. Nga kjo lidhje Miranda mbeti shtatzënë ndërsa pasi partneri i saj mësoi lajmin, e braktisi duke mos u interesuar më për to. Miranda vendosi ta mbajë djalin ndërsa shtatzëninë e fshehu nga familja për shkak të frikës. Ajo e solli djalin e vetme në një fshat të largët të Beratit ku e vetmja që e vizitoi ishte nëna e saj. Miranda Sula vazhdoi jetën e saj me djalin i cili pasi u rrit shpesh e pyeste për të atin, ndërsa ky I fundit e ka parë dy herë rastësisht të birin por është larguar menjëherë. 70-vjeçarja i përkushtoi gjithë jetën e saj rritjes së djalit ndërsa nuk mendoi kurrë të krijonte një familje të re. Sot 49 vite pas ajo vjen në Pa Gjurmë për të t’I përcjellë një mesazh babait të djalit, me shpresën se do e dëgjojë pasi I biri prej vitesh e kërkon.

  • Gjendet 29-vjeçarja/’Ika me tjetrin, mos më kërkoni’/I dashuri:Ai e dh*nonte, unë e dua

    Një histori e pazakontë u trajtua pak ditë më parë në “Pa Gjurmë” ku nëna denoncoi zhdukjen e vajzës së saj ndërsa kjo e fundit kishte braktisur dy fëmijët e mitur dhe ishte larguar me të dashurin… që në fakt rezultonte të ishte edhe kushëriri i saj.

    Bëhet fjalë për Ambra Eminin nga Kavaja e cila u largua natën e 13 janarit nga shtëpia e nënës së saj me të dashurin ndërsa nuk u bë më e gjallë as për dy fëmijët e saj të mitur të cilët e kërkojnë vazhdimisht.

    Marrëdhëniet mes Ambrës dhe bashkëshortit të saj Dine Fezos nuk ishin të mira pasi ky i fundit kishte ushtruar edhe dhunë fizike mbi të renë. Shpesh ajo ishte larguar nga shtëpia ndërsa ishte kthyer sërish me kërkesën e prindërve të saj. Ishte data 4 gusht e vitit 2024 kur pas një konflikti në ambjente publike, Dine e qëlloi bashkëshorten e tij me shuplakë ndërsa aty pranë ndodhej edhe një punonjës policie. Pas kësaj ngjarje 32-vjeçari u arrestua ndërsa kreu 5 muaj burg. Muaj në të cilat Ambra e vizitonte shpeshherë, e ndërkohë me dy fëmijët jetonte tek nëna e saj. Gjatë kohës që Dine ndodhej në burg, bashkëshortja kishte nisur një raport dashurie me një djalë që sipas familjarëve rezulton të jetë edhe kushëriri i saj ndërsa u largua me këtë të fundit sapo i shoqi la qelinë e burgut.

    Nëna nga studio “Pa Gjurmë” rrëfeu se nuk është dakord për marrëdhënien e re që vajza ka nisur. Ajo gjithashtu shprehu frikë se jeta e vajzës ndodhet në rrezik pasi partneri i ri i saj është përdorues i lëndëve narkotike. Ajo i bëri thirrje të bijës të kthehet, për dy fëmijët e mitur të cilëve u mungon që nga momenti i largimit nga shtëpia.

     

  • ‘Burri më vdiq, vjehrra s’më pranon në shtëpi’/Prek gruaja:Një firmë më mban peng, kërkoj…

  • ‘Më shpëtoni,s’dua të kalbem në dhé’/55-vjeçarja: Nënë s’u bëra kurrë,burri është i verbër

  • ‘Ish nusen e dënova me burg, por prap krenohem me të’/Vlonjati: I lutem vetëm djalin mos…

  • 'Na rrethuan me tela me gjemba, jemi ngujuar në kasolle’/I moshuari:Fqinji na grabiti se…

    Prej gati 16 vitesh tre familje janë në konflik të vazhdueshëm për një pronë… Konflikt që ka degjeneruar deri në dhunë fizike… Ky problem na con në fshatin e vogël të Senicës, mes gjelbërimit rreth Delvinës ku jeton Amalia dhe Foto Collaku 78 vjec. Familja Collaku pretendojn se e kanë të trashëguar tokën dhe se në vitin 2010 dhe një gjykatë u ka dhënë të drejtë, megjithatë sot pas shumë vitesh ende nuk disponojnë asnjë certifikatë pronësie, pasi hipoteka për arsye të paditura nuk ua dorëzon. Cifti i të moshuarëve rrëfejn se 2 familjet me të cilët janë në konflikt u kanë marr tokat përreth banesës së varfër ku jetojn dhe si mos të mjaftonte kjo, bashkëshortët janë dhunuar nga zaptuesit. Këta të fundit kanë ndërtuar një punishte të përpunimit të qumështit në tokën e familjes Collaku. Edhe pas shumë proceseve gjyqësore ata vazhojnë të ngelen pronar pa pronë, sot bashkëshortët apelojn për drejtësi. Formati që sjell te ju në kohë reale, informacionet e minutës së fundit. Analiza, intervista dhe lidhje direkte nga çdo skaj i Shqipërisë.

  • Humbja e dy grave dhe nje burri, ku fshihen?/Familjarët flasin me dëshmitarët: Janë parë…

     

    71-vjeçari Geg Steli doli nga banesa më datë 24 tetor të vitit 2023 për të shkuar tek mbesa e tij në Mamurras. Pas qëndrimit atje për dy orë, Geg Steli u largua për të mos u kthyer më. Askush nuk di të thotë se çfarë ndodhi me fatin e tij që nga ai moment.

  • Zhduket pas konfliktit me babain, i vëllai: E vërteta mbahet “peng” brenda familjes

    Ëndërronte të shkonte në Itali, Sandër Pina është një 48-vjeçar nga fshati Luar i Roskovecit i cili rezulton i zhdukur për familarët që ditën kur këtë ëndërr vendosi ta bënte realitet.

    Ishte një 22-vjeçar kur doli nga shtëpia e tezes në Durrës dhe me një maune vendosi të emigrojë drejt shtetit italian, konkretisht në Breshia nga ku telefonoi famijarët të cilëve u pohoi se kishte mbërritur shëndoshë e mirë, por që prej atij momenti ata nuk mundën t’ia dëgjonin më zërin. Familja Pina nuk reshten kurrë së kërkuari edhe pse nuk gjetën asnjë gjurmë nga Sandri, por dyshimi kryesor i tyre është tek tezja e 48-vjeçarit e cila mund të ketë pasur dijeni mbi fatin e këtij të fundit. Kjo për arsye se gjithmonë ajo kishte shprehur dëshirën që Sandër Pinën ta birësonte dhe ishte personi i fundit që e takoi 22-vjeçarin e asaj kohe.

    Kanë kaluar plot 26 vite dhe nëna me lotë në sy pret dita ditës te dera e shtëpisë se mos një ditë djali i saj do të rikthehet.

    I ati i 48-vjeçarit u largua nga kjo jetë me një brengë shumë të madhe pasi nuk mundi të mësojë asgjë mbi fatin e të birit.

    26 vite ne ankth e trishtim edhe pse lotët u janë tharë, familja e Sandër Pinës, ende jane në kërkim të tij me shpresën se një ditë ai do të kthehet sërisht tek ta.

  • ‘Më theu dhëmbët për disa ullinj, fqinji na ka mbyllur në shtëpi’/I riu: Kemi frikë, duam…

    I dhunuar nga fqinjët pasi këta të fundit e akuzojnë për vjedhje, një 31-vjeçar denoncon rastin e rëndë në “Pa Gjurmë”. Altin Hasaj është i riu nga Peshtani i Fierit, i cili pasi po kalonte rrugën pranë shtëpisë, ai është akuzuar nda dy fqinjët e tij babë e bir se 31-vjeçari u kishte vjedhur ullinjtë. Përveç akuzave të cilat mohohen kategorikisht nga I riu, babë e bir kanë ushtruar edhe dhunë fizike ndaj Altinit të cilit i kanë shkaktuar probleme në gojë dhe fraktura në trup. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më datë 1 dhjetor të këtij viti ndërsa edhe pas denoncimit në polici familja Hasa nuk kanë gjetur zgjidhje. Kjo familje me 5 fëmijë jeton në kushte ekstreme varfërie ndërsa vajzën e madhe vuan nga probleme të shëndetit mendor e cila shpeshherë largohet nga shtëpia. Gjithashtu edhe dy prindërit janë të sëmurë dhe të pafuqishëm fizikisht për t’u kujdesur për fëmijët. Pasi nuk kanë gjetur dot zgjidhje në dyert e policisë, Dallëndyshe Hasaj së bashku me të birin Altinin kanë udhëtuar nga fshati i largët ku jetojnë për të denoncuar këtë ngjarje të rëndë e cila ka nisur nga shkaqe tepër banale.

  • Djalin ma zhdukën, tre vite ma mbajnë peng’/Flet nëna:Mbështeste PD-në, me tha…

  • ‘Nënën s’e mbaj dot,të shkojë në azil/50-vjecarja:Djalë e burrë më vdiqën, vetëm ty të kam

    Fatkeqësitë e njëpasnjëshme të ndodhura në familjen Çorbaxhiu, kanë bërë vajzën e kësaj shtëpie të kërkojë ndihmën e “Pa Gjurmë” për të dërguar të ëmën në një azil. Një familje e varfër, në fshatin Moglicë të Korçës… u përballën me një tragjedi që do të shënjonte jetët e tyre 13 vite më parë. Ishte data 28 shtator 2011 kur djali i vetëm i kësaj familje, 16-vjeçari Romeo u gjet i varur në banesën e fqinjit, ku asokohe nuk banonte asnjë. Askush nuk di të thotë nëse ishte një vrasje e qëllimshme apo një vetëvrasje por hallet dhe pamundësia ekonomike që kishin, bëri që kjo familje ta linte në heshtje këtë ngjarje duke e mbyllur aty. Ai ishte një djalë që në dijeni të familjes nuk kishte asnjë konflikt apo nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim, prandaj vdekja e tij e papritur ngren pikpyetje të mëdha edhe sot e kësaj dite. Për t’iu larguar atij vendi i cili u sillte kujtime të hidhura, familja Çorbaxhiu u shpërngulën në Bathore të Tiranës, në një shtëpi që ua dha një i afërm i tyre.

  • Ekskluzive-‘Ika të gjeja djalin,humba dhe unë’/Nëna:Pas 4 viteve më gjeti vajza në rrugë,por djalin…

    Ishte ende një adolesht asokohe kur Genci Krasniqi, në kohën e Luftës së Kosovës, në vitin 1999 priste grupet me kosovarë drejt Shqipërisë. Bashkë me të atin transportonin me kamion shqiptarët e kosovës që i shpëtonin luftës. I ati Muharremi e mban mend mirë atë ditë, data 5 qershor kur njoftoi të birin t’i sillte dokumentat e makinës në zonën e Kasharit ku ai gjendej me kamionin e tij. Pasi i dorëzoi porosinë të atit dhe me të mbërritur në shtëpi, ishte ora 15:30 e pasdites kur Genci doli me biçikletë dhe që nga ajo ditë nuk u kthye më. Daljen e tij nga shtëpia me një bicikletë e pohoi një fqinj i familjes Krasniqi, i cili ndodhej aty në momentin që Genci u pa të largohej. Por nga ai moment dhe orëve të gjata të pritjes për kthimin e të birit në shtëpi, prindërit e tij nuk mësuan më asgjë për fatin e Genci Krasniqit. Genci gjithashtu shiste fshehtas babait të tij paketa me cigare për të fituar para dhe gjatë këtyre muajve babai dyshon se mos është ngatërruar me ndonjë person dhe ka emigruar diku jashtë, pasi edhe më parë e kishte shprehur si dëshirë. Kur kanë kaluar 25 vite nga zhdukja e adoleshentit të asaj kohe, ende prindërit e tij jetojnë me shpresë se mos një lajm do t’u qetsëojë zemrat për fatin e Genci Krasniqit.

  • ‘Vjehrra s’më donte, burri më brakstisi në spital’/E reja:Më akuzojnë për tradhti, djalin…

    Një grua e dhunuar, me dy martesa të dështuara është kjo historia që do të trajtojmë pasditen e sotme në emisionin “Pa Gjurmë”. Eriselda Bako ishte një 14-vjeçare asokohe kur familja e martoi pa dëshirën e saj ndërsa edhe i ndërprenë shkollën. Në jetë erdhi një vajzë por kryefamiljari shpesh ushtronte dhunë mbi Eriseldën për shkak se ishte përdorues i alkoolit. Pas 5 vitesh martesë, Eriselda zbuloi tradhtinë e të shoqit, pasi e dashura e tij u paraqit në shtëpinë e tyre. Në këtë moment ajo vendosi të ndahej fizikisht dhe të largohet tek shtëpia e prindërve të saj duke I dhënë fund kështu martesës. Për shkak të kushteve ekonomike vajzën e la me të atin por komunikimet i ka të rregullta.

  • ‘Shoku i premtoi udhëtimin për SHBA, vëllai na u zhd*k/Familja:Kërkojnë 100 mijë euro për…

     

    Një i ri rezulton i zhdukur për familjarët që prej datës 4 tetor të këtij viti. Bëhet fjalë për 39-vjeçarin Jozef Ndoci lindur në Velipojë. Jozefi kishte vendosur të nisej me mikun e tij, drejt Spanjës dhe më pas do të shkonin në Amerikë, me shpresën se do të fillonin një jetë të re. Vëllezërit e tij rrëfejnë se kishin komunikim të përditshëm me Jozefin dhe ai i lajmëronte për cdogjë, madje herë pas here u niste dhe vendodhjen e tij.

  • ‘Djali zvarrë më nxorri,mbytu në lumë më tha’/Prek e moshuara:Po më shfrytëzojnë në rrugë,kam frikë…

    Pasditen e 23-shtatorit në studion e emisionit ‘’Pa Gjurmë’’ u denoncua nga një qyetetare, një zonjë e moshuar, e cila kishte përfunduar në situatë rruge, pasi ishte braktisur nga 5 fëmijët e saj. Qytetarja nga Shkodra që e kishte gjetur në rrugë zonjën e moshuar e kishte strehuar në shtëpinë e saj për disa ditë, teksa kujdesej për të. Ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe të vetmin detaj që mbante mend ishte emri i saj, Sofia. Zonja e moshuar është në gjendje kritike shëndetësore, ku kishte disa të djegura në trupin e saj. Gjatë transmetimit një qytetar telefonoi live duke dëshmuar se Sofia ishte nga qyteti i Shkodrës. Ndër të tjera tregoi se para disa 2 vitesh shtëpia e saj në afërsi të Bunës ishte djegur. Fatëkeqisht nga flakët e zjarrit, kishte humbur jetën dhe bashkëshorti i saj. Kur mendonim se kjo zonjë ishte strehuar nga shërbimi social Shkodër, pasditen e sotme ajo u paraqit në ambjentet e Report Tv duke kërkuar ndihmë pasi ndodhej në situatë rruge dhe ishte braktisur nga 5 fëmijët e saj. Djali i Sofies I telefonuar nga moderatorja, e refuzoi të ëmën live. Uniformat blu mbërritën menjëherë në ambjentet e Report Tv për të ndihmuar zonjën në fjalë.

  • ‘U hodha nga ballkoni,pasi e godita afër zemrës’/Nëna:Për burrin nuk më dënuan,por vajzat…

    Një 47-vjeçare e rritur pa dashurinë e prindërve dhe viktimë e dhunës, sot është në kërkim të dy vajzave të cilat nuk i ka parë prej vitesh. Merita Shaqiri ishte 40 ditëshe kur babai i ndërroi jetë ndërsa pas pak vitesh nëna u martua sërish dhe ajo u rrit nga gjyshërit. Në moishë ende të vogël vetëm 17 vjeçe Merita u martua ndërsa nga kjo martesë erdhën në jetë 2 vajza. Bashkëshorti ishte I alkoolizuar dhe shpesh ushtronte dhunë mbi nënën e fëmijëve të tij. Ishte viti 2996 kur të katërt vendosën të emigronin drejt shtetit italian me gomone për një të ardhme më të mirë.

  • ‘Më dëbuan nga shtëpia, burri më vdiq nga marazi’/ 66-vjeçarja: Nuk ia fal, e vetme do të…

    Pa një shtëpi se ku të qëndroj, Flutura Selimi, një grua 66-vjecare nga qyteti i Durrësit gjendet sot e detyruar të kërkoj strehim tek të tjerët. Flutura jetonte në një ndërtes 1 katëshe, një strukturë që kishte qenë shtëpia e familjes së saj për shumë vite. Banesa, ishte në emër të bashkëshortit të saj, Muhamet Selimit, të cilit ia kishte lënë si pasuri babai i tij. Jeta e tyre mori një tjetër kthesë më 30 shtator të vitit 2019… Atë ditë, zyra e përmbarimit shkoi për të prishur ndërtesën, duke e nxjerrë atë dhe familjen e saj nga shtëpia…

  • Ekskluzive/ I vranë të birin, flet babai Martin Canit: E pabesueshme,ëndrrat e tij u shuan

     

    Pas ngjarjes tragjike që tronditi Tiranën, ku 14-vjeçari Martin Cani u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës Fan Noli në Tiranë, qindra qytetarë u mblodhën sot në protestë para Ministrisë së Arsimit. Babai i të miturit, Angel Cani ekskluzivisht për Report Tv shpreh falënderimet për të gjithë prindërit, nxënësit e shokët e Martinit që iu bashkuan sot protestës. "Faleminderit shumë që ma lehtësoni këtë dhimbje," – tha Angel Cani, duke iu drejtuar të gjithë atyre që kanë qëndruar pranë tyre në këto momente të vështira. Me dhimbjen e madhe në shpirt e fjalëpakë, babai e quan një ngjarje të pabesueshme në një intervistë për emisionin ‘Pa Gjurmë’ me gazetaren Odeta Dume. I mituri ishte pjesë e ekipit U-15 me Dinamon, ndërsa gazetarja Dume i kujton edhe një kampionat në Selanik ku djali i saj ishte pjesë bashkë me Martin Canin. Me dhimbje dhe trishtim e kujton edhe babai i Martinit këtë episod, ku e shoqëroi të birin në Selanik për kampionatin. Intervista ekskluzive për Report Tv.

  • Pa Gjurme-Ekskluzive/ I vranë të birin, flet babai Martin Canit: E pabesueshme,ëndrrat e tij u shuan

    Pas ngjarjes tragjike që tronditi Tiranën, ku 14-vjeçari Martin Cani u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës Fan Noli në Tiranë, qindra qytetarë u mblodhën sot në protestë para Ministrisë së Arsimit. Babai i të miturit, Angel Cani ekskluzivisht për Report Tv shpreh falënderimet për të gjithë prindërit, nxënësit e shokët e Martinit që iu bashkuan sot protestës. "Faleminderit shumë që ma lehtësoni këtë dhimbje," – tha Angel Cani, duke iu drejtuar të gjithë atyre që kanë qëndruar pranë tyre në këto momente të vështira.

  • Kush e zhd*ku shqiptarin në Greqi?/Flasin emigrantët:Shkoku i dhomës e goditi dhe mohoi…

    Erioni Bregu është 41 vjecari nga Skrapari i cili rezulton i humbur për familjen që prej 24 majit të këtij viti. Babai i dy fëmijve u largua drejt Greqisë për të punuar, dhe telefonatët e fundit e rezlizoi nga një fshat i Larisës me 2 vëllezërit e tij. Pas kësaj ngjarje të treguar nga vetë 41-vjecari, telefoni i tij u fik. Nuk ishte hera e parë që Erioni shkonte në shtetin Grek për të punuar, për shkak se e kishte shkeur afatin tre mujor e kaloi kufirin ilegalisht. Sipas familjarëve, 41 vjecari punonte tek një shtëtase greke, ku kjo e fundit i kishte siguruar ushqimin dhe fjetjen.

  • S’bëra kurrë fëmijë, djali i burrit më bëri nënë’/Gruaja:E ëma kërkoi ta rrëmbente, por…

    Përshëndetje zonja Odeta unë që po ju shkruaj jam Sofije Buzi jetoje së bashku me burrin në Kominat. Ne jemi dy pleq njëri 70-vjeç e tjetri 73-vjeç, jetojmë me qira në një banës 1+1 dhe qiranë e paguan djali i burrit 200 mije lekë në muaj. Unë djalit i mbajë fëmijët 10 dhe 6 vjeç, djali është i ndarë nga ne. Ati i duhet për vete për vetët shtëpia se u rritën fëmijët edhe shpesh herë lindin dhe konflikte sepse djali është përdorues i alkoolit dhe krijon dëme pa shkas. Unë vetë kam kaluar një hemorragji cerebrale (Ishemi), kam vetëm një pension 100 mijë lek të vjetra, ndërsa burri nuk ka pension se nuk plotëson vitet e punës. Burri është operuar nga një tumor në fshikëzën urinare dhe në prostatën. Jam në borxhe për arsye të operimit të burrit dhe nuk kam mundësi të paguaj, ju lutem më ndihmoni në një nga emisionet tuaja për ndihmë financiare e paketa ushqimore. Kam kërkuar për shtëpi sociale, por asnjë smë ndihmoj. Kërkoj një shtëpi, por nuk kam mundësi ta paguaj qiranë shtëpisë. Ne po vuajmë të dy bashkë se nuk di se si tua them. Jemi të ndërgjegjshëm se djali dhe nusja kanë të drejtën e tyre të jetojnë jetën sit ë duan, dhe e kuptojmë që në jemi bërë barrë për ta. Ju lutëm Znj.Odeta më ndihmoni të vijë të ndonjë emisionet tuaja e ishalla ka ndonjë bamirës të na ndihmojë. Me shumë respekt Sofije Buzi!

  • ‘E moshuara greke fsheh shqiptarin’/Zhd*kja e Erjon Bregut, flet dëshmitari:E goditën në banesë dhe…

    Erjon Bregu rezulton i humbur që prej datës 24 Maj të këtij viti. 41-vjecari nga Skrapari, Erion Bregu, emigroi drejt Greqisë për të punuar por fatkeqësisht humbi cdo kontakt me familjen e tij Nuk ishte hera e parë që Erioni shkonte në shtetin Grek për të punuar, për shkak se e kishte shkelur afatin tre mujor e kaloi kufirin me këmb dhe kishte vetëm 2 javë që kishte shkuar në nje fshat afer Larises, ku filloi dhe punë në bujqësi. Gruaja e moshuar që e kishte punësuar 41-vjecarin i kishte siguruar dhe vendin e fjetjes. Reth datës 20 po të muajit maj, në një nga telefonatat e fundit me vëllain e tij, Erioni i tregoi se kishte pasur konflikt me një shqiptar nga Përmeti, madje ky i fundit dhe e kishte dhunuar. Pas kësaj ngjarje të treguar nga vete 41-vjecari, telefoni i tij u fik.Perpjekjet e vellezerve për tu rilidhur ishin të kota, kane kaluar 6 muaj dhe ende nuk dihet cfare ka ndodhur me fatin e Erion Bregut. Familja ka bërë denoncimin për zhdukjen e tij në shtetin grek si dhe ne policine shqiptare, por ende nuk eshte arritur ne gjurmet e tij

  • Zhdukja e vr*sja e Mariglen Gjonaj/Babai i të dënuarit: Im bir e takoi atë ditë, por viktima kishte…

  • ‘Burrin e mora të madh,sepse s’isha…/Gruaja:Virgjërinë e humba 10 vjeç nga shoku i babait

    Një grua e dhunuar dhe e abuzuar seksualisht që në moshë të vogël… sot këto vuajtje i ka kthyer në forcë dhe është bërë frymëzim për shumë gra, ndërsa gjithmonë u vjen në ndihmë personave të pambrojtur… Historia e Aurora Dibrës është një histori romanesh…një udhëtim i dhimbshëm i filluar që në moshën e saj të vogël, 10 vjeçe…kohë kur u përdhunua për herë të parë nga një murator që po punonte afër shtëpisë. E frikësuar Aurora e vogël nuk i tregoi askujt asokohe por në moshën 17-vjeçare nga frika e paragjykimeve vendosi të martohej me një burrë 19 vite më të madh, i cili vinte nga një martesë e dështuar dhe ishte baba i një vajzë 9 vjeçe. I alkoolizuar ai shpesh ushtronte dhunë mbi Aurorën, me të cilën solli në jetë 3 fëmijë 1 vajzë me aftësi ndryshe dhe 2 djem. Ishte viti 2012 kur për herë të parë pas disa vitesh dhunë, nëna e 3 fëmijëve vendosi të denoncojë bashkëshortin e saj. Më pas ajo bëri divorcin me këtë të fundit edhe pse familjarët e saj nuk ishin dakort. Me anë të urdhrave të mbrojtjes Aurora arriti që të emigronte drejt shtetit italian ku të kërkonte strehim por 3 fëmijët i la tek babai I tyre për 1 muaj e gjysëm pa e ditur se të njëjtin fat si nëna e saj do të kishte edhe ajo. 19-vjeçarja me aftësi ndryshe ra pre e abuzimit seksual nga i ati... Njëjtë si nëna e saj edhe ajo heshti… heshti deri një vit më parë kur kjo gjë u zbulua nga psikologia e të resë. Pasi përjetimit të kaq shumë sfidave, në vitin 2018 Aurora gjeti dashurinë dhe filloi një kapitull të ri në jetën e saj. Ajo sot jeton në Itali me 3 fëmijët dhe me partnerin e ri Stefanon, i cili është bërë si një baba për to. Pas 4 vitesh hatërmbetje kur Aurora u martua me Stefanon, ajo arriti të rilidhë kontaktet me të atin i cili nuk ishte dakort për divorcin me burrin e parë dhe emigrimin në Itali. Por më në fund duket se çdo gjë është rregulluar mes tyre. Përtej këtyre historive të dhimbshme të jetës së saj, Aurora gjeti forcën për të treguar këtë rrugëtim të errët në librin e saj, të cilin e ka titulluar “Kutia e Errët”. Këtë libër 38-vjeçarja ia ka dedikuar të gjitha grave si ajo që po kalojnë një moment të errët në jetë. Fitimet e këtij libri Aurora i ka vënë në dispozicion për gratë të dhunuara për t’I ardhur sadopak në ndihmë. Por bamirësia e Aurorës nuk është vetëm kjo, ajo ka shpesh ka organizuar festa dhe ka dërguar ndihma në jetimoren e shkodrës për të sjellë sadopak gëzim në fytyrat e fëmijëve të institucionit. Historia e Aurora Dibrës është një dëshmi se edhe në momentet më të errëta, ne mund të gjejmë dritë në forcën tonë të brendshme, dhe ta kthejmë atë në fuqi që na ndihmon të kapërcejmë çdo situatë.

  • ‘ËSHTË MAMI IM’/Shfaqet fotoja e një zonje,vajza:S’e harroj përqafimin e saj,iku me kokën…

    Pak ditë më parë një informacion mjaft i rëndësishëm mbërriti në “Pa Gjurmë” në lidhje me Lirije Pjeçin, nënën e 3 fëmijëve nga Kavaja e cila kërkohet nga familjarët ende edhe sot pas 29 vitesh nga zhdukja e saj. Një shqiptare me vendbanim në Itali, konkretisht në Genova tregoi për një zonjë të trafikuar që nuk kishte kontakte me familjarët e saj dhe nuk fliste me askënd. Ajo kishte vite që kishte mbërritur në tokën italiane ku fillimisht ishte vendosur në Milano dhe vitet e fundit ishte zhvendosur në Genova. Dëshmitarja vuri në dispozicion edhe një foto të zonjës dhe pretendon se bëhet fjalë për Lirije Pjecin, foto të cilën gjatë transmetimit e shikuan edhe familjarët nën ankth të plotë. Për shkak të viteve të shumta që kanë kaluar nëna dhe djali e kishin të vështirë identifikimin e fotos nëse bëhej fjalë për Lirije Pjecin edhe pse kishte një ngjashmëri mes tyre. Jeta e Lirije Pjecit mori një tjetër kthesë pas ndarjes nga i shoqi për shkak të dhunës që ky i fundit ushtronte ndaj saj si pasojë e xhelozisë. Nënë e 3 fëmijëve, Lirija dyshohet se u trafikua në vitin 1995 nga njerëz të afërt të familjes, konkretisht nga njerëzit e nuses së vëllait të saj të cilët shpesh janë akuzuar në studio, por derimë tani nuk ka pasur asnjë reagim prej tyre. Kohë më pas një fqinj u pohoi familjes Pjeci se e kishte parë Lirijen në Milano të Italisë dhe se pasi e kishte thërritur në emër ajo ishte larguar menjëherë. Informacion që lidhet edhe me informacionin e mbërritur pak ditë më parë se Lirija prej vitesh ka jetuar në Milano ndërsa 4 vitet e fundit është zhvendosur në Genova.

  • ‘Pse isha shqiptare, vjehrra më dëboi’/36-vjeçarja: Kërkoj tim bir, se burri të shkoi në…

     

    Ervisa Sulaj, një 36-vjeçare nga Tirana, u largua në emigrim drejt shtetit të Italisë në vitin 2010, ajo u shkoi atje për një jetë më të mirë, ku u priti motra e halla e saj. Në vitin 2018, Ervisa u njoh me një shtetas italian, dhe një vit më pas ata u martuan. Gjatë kësaj periudhe, Ervisa ngeli shtatzënë, por takoi kundërshtimin e ish-vjehrrës, e cila dëshironte që ajo të abortonte pasi Ervisa ishte nga një shtet tjetër. Fillimisht, marrëdhënia me ish-burrin e saj ishte e mirë, por situata ndryshoi pas lindjes së djalit të tyre në vitin 2020. Konfliktet filluan ku mes debatit futej edhe ish-vjehrra.

  • ‘Im bir lëngonte,unë 30 m larg shijoja kafen’/ Babai: E kisha të vetëm,shokët fshehën…

     

    5 Mars 2024- Kjo date ka shënjuar përgjithmon jetën e ciftit Ahmeti nga Krraba…Djali i tyre i vetem Saimir Ahmeti del nga shtepia per tu mos u kthyer me i gjalle…Ajo që mendohej të ishte një natë miqësie mori një kthesë tragjike...Babai me dhimbje të madhe tregon 7 minutat e fundit të jetës së te birit…Sekonda të cilat kanë lëne edhe sot shumë pikëpyetje të mëdha…Kjo eshte fotografia e fundit e 19 vjecarit, e cila u shkrep atë natë mbi këtë makinë, me një shok që pozontenë të djathtën e tij, ndërsa një tjetër qëndronte në vendin e shoferit…Pas asaj shkrepje, ndodhi tragjedia …Trupi i të riut u hodh mbi toke, vetem 300 meter larg shtepise, aty ku nëna dhe babai po prisnin djalin dhe të konsumonin darkën si gjithmonë te tre bashkë….

  • ‘Vishej bukur dhe ikte me gra të tjera,mua më dh*nonte’/65-vjeçarja: S’ja fal,më ndau nga…

  • ‘Iku nga krevati, dyshonte se kisha dashnor’/Gruaja:Fshesën ma theu në trup,e futa në burg

     

    Një nënë 35 vjeçe, Bajame Shkëmbi me origjinë nga Pogradeci, denoncoi pasditen e sotme historinë tronditëse të saj. Me një xhelozi të sëmurë shpesh bashkëshorti e ka dhunuar në sy të fëmijëve ndërsa pak ditë më parë për shkak të dhunës ajo e ka denoncuar Ermal Shkëmbin. Ndërsa ai ndodhet pas hekurave, 35-vjeçarja kërcënohet nga kunati i cili kërkon ta nxjerrë nga shtëpia me fëmijët nëse nuk tërheq denoncimin. E frikësuar Bajame Shkëmbi kërkon ndihmë në “Pa Gjurme”.

  • ‘Djali s’më tregoi, e mësova në gjyq’/Për herë të parë flet nëna e ‘UFO-s’: E dënoj, por…

     

    Ilir Paja eshte nje emer i njohur per drejtesine shqiptare, pasi 49 vjeçari ishte denuar me 25 vite burg ne shtetin fqinje. Italia i dergoi vendit tone akuzat dhe provat e krimeve, ku gjykata e krimeve te renda ne vendin tone e denoi ne vitin 2011 me 23 vite burg. Per shkak te gjykimit te shkurtuar, PAJA beri 17 vite burg.Ai la qeline ne vitin 2021, por liria e tij nuk do zgjaste shume. Ilir Paja u arrestua në nëntor të 2022 në Tiranë, në një lokal në Laprakë. Sërish ndodhet pas hekurave dhe po ripërsërit dënimin e kryer më pare.

  • ‘Ikën natën të frikësuar,ata kërcënoheshin’/Zhd*kja e çiftit shqiptarë në Kanada,zbulohen…

  • Gjendet e moshuara në rrugë, reagon i biri:Po e kërkoja,nuk dua ta besoj që…

    Pasditen e 23 shtatorit në studion e emisionit ‘’Pa Gjurmë’’ u denoncua nga një qyetetare, një zonjë e moshuar, e cila kishte përfunduar në situatë rruge, pasi ishte braktisur nga 5 fëmijët e saj. Qytetarja nga Shkodra që e kishte gjetur në rrugë zonjën e moshuar e kishte strehuar në shtëpinë e saj për disa ditë, teksa kujdesej për të. Ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe të vetmin detaj që mbante mend ishte emri i saj, Sofia. Zonja e moshuar është në gjendje kritike shëndetësore, ku kishte disa të djegura në trupin e saj. Gjatë transmetimit një qytetar telefonoi live duke dëshmuar se Sofia ishte nga qyteti i Shkodrës. Ndër të tjera tregoi se para disa 2 vitesh shtëpia e saj në afërsi të Bunës ishte djegur. Fatëkeqisht nga flakët e zjarrit, kishte humbur jetën dhe bashkëshorti i saj. PAsditen e sotme në lidhje telefonike reagoi djali i zonjës i cili konfirmoi këto detaje dhe se bëhej fjalë për nënën e tij duke treguar arsyet pse kishte përfunduar në rrugë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv