Në këtë episod të Pa Gjurmë, vjen një histori e jashtëzakonshme dhe prekëse e Amarildos, një i ri me aftësi ndryshe, i cili ka kaluar nga izolimi tek pasioni i madh për teknologjinë. Në studio rrëfen nëna e tij, Florika Memishi, e cila tregon sfidat e viteve të para, momentet kur kuptuan se diçka nuk shkonte me të birin dhe gabimet mjekësore që e përkeqësuan gjendjen e Amarildos për muaj me radhë. Ajo flet për luftën, sakrificat dhe përpjekjet e pandalshme për t’i dhënë djalit të saj një jetë dinjitoze. Një histori frymëzuese për të gjithë prindërit që përballen me sfida të ngjashme dhe një thirrje e fuqishme për pranim, dashuri dhe mbështetje.





















