Pa Gjurme-‘Lashë punën, xhelozonte për pronarin’/Gruaja:Vajza e denoncoi pasi tentoi të më godiste

13 Nëntor, 17:52 | Përditesimi: 13 Nëntor, 17:52

 

Një martesë e mbushur me xhelozi, konflikte dhe dhunë, që përfundoi në ndarje! Brisilda Cani rrëfen kalvarin e vuajtjeve gjatë jetës bashkëshortore, dyshimet e vazhdueshme të të shoqit dhe presionin që e detyroi të hiqte dorë edhe nga puna. Dhuna ndodhte edhe në praninë e fëmijëve, ndërsa situata arriti deri aty sa fëmijët ndërhynë për të mbrojtur nënën. Vajza denoncoi babain në polici, ndërsa edhe djali shpreh dhimbjen për atë që ka përjetuar familja. Sot, Brisilda kërkon divorcin dhe një të ardhme më të qetë për fëmijët e saj. Ndiqni këtë histori dhe dëshmi tronditëse në “Pa Gjurmë” me gazetaren Odeta Dume, çdo ditë në orën 16:00, në Report TV.

M.V/Shqiptarja.com