Dy zhdukje misterioze, dy familje në ankth dhe një apel për të zbuluar të vërtetën në emisionin “Pa Gjurmë”.10 mijë euro shpërblim për gjetjen e Saxhide Dishës! 66-vjeçarja nga Rrogozhina rezulton e zhdukur prej dy muajsh, ndërsa familjarët nuk kanë marrë asnjë informacion për fatin e saj. Djali, Gazmir Disha, rrëfen kërkimet e pandërprera dhe vendimin e familjes për të ofruar 10 mijë euro shpërblim për këdo që ndihmon në gjetjen e nënës. Një familje që kërkon vetëm të mësojë të vërtetën. Doli nga burgu pas 12 vitesh, por më pas u zhduk pa gjurmë! Entol Osmani, 34 vjeç nga Shkodra, u largua drejt Tiranës për të takuar një mik dhe nuk u kthye më. Babai i tij, Ardjan Osmani, ngre dyshime të forta ndaj shokut të të birit, të cilin e akuzon se nuk ka treguar të vërtetën. Në emision mbërrijnë dëshmi të reja nga qytetarë që pretendojnë se mund ta kenë parë Entolin në Tiranë dhe Kamëz. Për herë të parë, për historinë flet edhe shoku i 34-vjeçarit. Dy familje që jetojnë me pasigurinë dhe shpresën për të gjetur njerëzit e tyre të dashur.




















