-
VIDEO
Në 2027-ën në zbatim programi i ri i strehimit, ministrja: Subvencion 50% të qirave dhe kredi me interes 0-3% për blerje banese
Me nisjen e vitit 2027, Qeveria ka planifikuar një sërë masash të rëndësishme, të lidhura me programin e strehimit, me qëllim për t’i ardhur në ndihmë familjeve të reja, profesionistëve të rinj, studentëve e familjeve në nevojë.
-
VIDEO
Reforma e pensioneve gati në 2028-ën/ Ministrja Ibrahimaj për Report TV: Në 2027-ën dyfishohen bonuset mujore! Po monitorojmë çmimet e ushqimeve që tani, për të shmangur spekulimet në janar
Prioritet për 2026-ën ministrja Ibrahimaj sqaron se do të jetë edhe monitorimi i tregjeve ushqimore, por edhe i hidrokarbureve, për të mos lejuar spekulimet me çmimet pas uljes së TVSH-së në 6% për ushqimet apo zhvendosjes së taksës së qarkullimit te taksa e mjeteve.
-
VIDEO
'Saliu volli vrer ndaj partive të vogla, tani kërkon bashkim', Idajet Beqiri në Report TV: Me 9 maj PD-në do ta mbulojë turpi
Ftesa e Sali Berishës për bashkimin e forcave opozitare është një “pacipëri e madhe” për avokatin Idajet Beqiri. I ftuar në emisionin “Studio Live” në Report TV, Beqiri tha se kreu i PD-së, pasi sulmoi partitë e vogla opozitare, tani kërkon bashkimin me to, por sipas tij, edhe nëse arrin të bëjë për vete Adriatik Lapajn, Arlind Qorin dhe Agron Shehajn, nuk do të marrë më shumë se 35% të votave. Ai tha se Berisha po bën këto thirrje për të shmangur turpërimin në zgjedhjet e 9 majit, ndërsa shtoi se askush nuk e dëgjon më.
-
VIDEO
Përplasja me Ramën, avokati Idajet Beqiri në Report TV: Arrestimi i Veliajt i padrejtë, por po bën luftë me mullinjtë e erës
Beqiri mbrojti qëndrimin se SPAK nuk duhej të kërkonte arrestimin e një kryebashkiaku të zgjedhur, pasi ndaj tij mund të vendosej një masë tjetër sigurie që do t'i mundësonte të vazhdonte detyrën. Sipas tij, Veliaj duhet të qëndrojë në krye të bashkisë deri në zgjedhjet e 9 majit 2027.
-
VIDEO
Lufta Rama-Veliaj mund t'i Lufta Rama-Veliaj mund t'i kushtojë PS-së Tiranën? Alibeaj: Pres përmbysje më 9 maj! Çipa: Konflikti, siklet i pashmangshëm elektoral për PS-nëPS-së Tiranën? Alibeaj: Pres përmbysje më 9 maj! Çipa: Siklet...
Përplasja mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt mund të ndikojë drejtpërdrejt në zgjedhjet vendore të 9 majit 2027. Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, dhe kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, ndanë të njëjtin vlerësim në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report T
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 6 Nëntor 2026, Receta/ Ben Blushi, ‘Historitë e çmendura të Tiranës’
Zonja Mirela solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë kosi me mish qingji / Trahana me domate dhe sallam Tona / Pite kineze me qepë të njoma / Trifle - Ëmbëlsirë në gotë.
Ben Blushi është nga ata njerëz që rrallë kalojnë pa shkaktuar debat. Si shkrimtar ka provokuar dhe si publicist ka ditur të thotë gjëra që jo të gjithë kanë dëshirë t'i dëgjojnë. Sot në "Rreze Dielli" vjen me një libër të ri, por këtë herë personazhi kryesor nuk është një njeri. Është Tirana. "Historitë e ‡mendura" të Tiranës për të cilën ka pak libra, - thotë Blushi e po aq pak dokumentarë. Libri sjell 100 personazhe, 38 kapituj në 400 vite Tirane nga viti 1600 deri në 2000, me histori dhe ngjarje të pazakonta dhe të padëgjuara më parë! Një Tiranë me pushtime, intriga, dashuri, pushtet, çmenduri dhe histori që duken të pabesueshme. Një qytet që ka parë pushtues, mbretër, diktatorë, dashuri, tradhti, intriga dhe shumë histori të çmendura.
-
VIDEO
Shtypi i Ditës dhe Ju,6 nëntor/ Rrëfimi i shqiptarit Joe Hoxha që mundi demokratët në SHBA
E PLOTË/Shtypi i Ditës dhe Ju,6 nëntor/ Rrëfimi i shqiptarit Joe Hoxha që mundi demokratët në SHBA
-
VIDEO
Teheran apo Tiran? Godet Ben Blushi: E vërteta e emrit të kryeqytetit
Teheran apo Tiran? Ben Blushi: Ja e vërteta e emrit të kryeqytetit / ‘Historitë e çmendura të Tiranës’, shkrimtari Ben Blushi rrëfen librin me 100 personazhe, 38 kapituj në 400 vite. Shitje rekord e kopjeve brenda vendit, edhe në diasporë.
-
VIDEO
Ajnshtajni me pasaportë shqiptare! Blushi: Ju tregoj historinë e tij në Tiranë!
Ajnshtajni me pasaportë shqiptare! Ben Blushi: Ju tregoj historinë e tij në Tiranë dhe lidhjen me "Shtëpia e gjetheve"...
-
VIDEO
Kush e bëri Tiranën të çmendur? Ben Blushi rrëfen historitë e pazakonta / Cilët janë 100 emrat?
Ben Blushi është nga ata njerëz që rrallë kalojnë pa shkaktuar debat. Si shkrimtar ka provokuar dhe si publicist ka ditur të thotë gjëra që jo të gjithë kanë dëshirë t'i dëgjojnë. Sot në "Rreze Dielli" vjen me një libër të ri, por këtë herë personazhi kryesor nuk është një njeri. Është Tirana. "Historitë e ‡mendura" të Tiranës për të cilën ka pak libra, - thotë Blushi e po aq pak dokumentarë. Libri sjell 100 personazhe, 38 kapituj në 400 vite Tirane nga viti 1600 deri në 2000, me histori dhe ngjarje të pazakonta dhe të padëgjuara më parë! Një Tiranë me pushtime, intriga, dashuri, pushtet, çmenduri dhe histori që duken të pabesueshme. Një qytet që ka parë pushtues, mbretër, diktatorë, dashuri, tradhti, intriga dhe shumë histori të çmendura.
-
VIDEO
Tavë kosi me mish qingji nga zonja Mirela
Tavë kosi me mish qingji
Përbërësit:
- 1 kg mish qingji
- 1 kg kos
- 4 vezë Ovvital
- 2 lugë miell Ola
- 50 g gjalpë
- 1 lugë oriz Gold
- Kripë
- Piper i zi
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Mishin e vendosni në tavë me pak gjalpë edhe vaj, shtoni ujë, kripë dhe piper derisa të piqet e të zbutet. Në tas rrihni vezët me kosin, miellin, kripë dhe orizin. E vendosni të nxehet mbi pianurë, por jo të ziejë. E shtoni te tava e nxehtë e mishit edhe e vendosni përsëri në furrë të piqet për 30 minuta sa të marrë ngjyrë.
-
VIDEO
Trifle, ëmbëlsirë e shpejtë në gotë nga zonja Mirela
Trifle - Ëmbëlsirë në gotë
Përbërësit:
- Copa pandispanje
- Reçel sipas dëshirës
- Krem pastiçerie
Përgatitja:
Në në gotë vendosim të çrregullta copat e pandispanjës të lyera me qumësht, reçel dhe krem pastiçerie. Gota duhet trasparente që të duken shtresat e përbërësve.