• VIDEO

    ‘Ilaçin’ e stresit dhe ankthit e gjeni këtu! Ylli Merja tregon bimët që rikthejnë qetësinë

    Ankthi është një nga sfidat më të përhapura të kohës moderne, duke ndikuar jo vetëm në gjendjen emocionale, por edhe në shëndetin fizik dhe cilësinë e jetës sonë. Ritmi i shpejtë i jetës, stresi i përditshëm, lodhja mendore, problemet personale apo mungesa e pushimit janë disa nga shkaktarët kryesorë që çojnë në dobësimin e sistemit nervor dhe shfaqjen e ankthit. Por si ta kuptojmë kur ankthi po bëhet i rrezikshëm? Cilat janë shenjat që trupi dhe mendja na japin dhe çfarë masash duhet të marrim pa qenë vonë? Për të folur më shumë mbi këtë temë kaq të rëndësishme, flasim sot në “Bima dhe Shëndeti” në Rreze Dielli me specialistin e bimëve mjekësore, Ylli Merja, i cili do të na tregojë se si natyra mund të bëhet aleati ynë më i mirë për qetësimin e sistemit nervor, fuqizimin e trurit dhe mbështetjen e organizmit në përgjithësi. Do të mësojmë cilat janë bimët që rikthejnë qetësinë, si duhet ta nisim ditën për të pasur më shumë energji dhe ekuilibër emocional, si edhe këshilla praktike për të përmirësuar mirëqenien tonë në mënyrë natyrale.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 18 Maj| 'Të gjithë njëzëri!' Qytetarët përkrahin protestën në Shkup

     

    Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

  • VIDEO

    Java nis me diell, por nesër rikthehen sërish reshjet e shiut, Gjoni: Në vijim do të kemi rritje të temperaturave

    Reshjet e shiut, edhe pse me intensitet të ulët pritet të përfshijënë vendin tonë duke filluar nga nesër. Kështu tha Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave  në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv.

  • VIDEO

    Byrekë të vegjël me djathë, super të shpejta nga zonja Albana

    Byrekë të vegjël me djathë

    Përbërësit për brumin:

    • 200 gr kos i trashë
    • 150 gr gjalpë i shkrirë
    • 180 ml vaj luledielli
    • 500 gr miell që fryhet vetë
    • 3 lugë gjelle djathë kaçkavall
    • Kripë, piper i zi i freskët

    Për mbushjen:

    • 250 gr djathë i bardhë
    • 100 gr djathë kaçkavall i grirë
    • 1 vezë
    • Pak piper i zi
    • 1 e verdhë veze
    • Fara susami

    Përgatitja:

    Përziejmë kosin me gjalpin dhe vajin derisa të bëhen krem homogjen. Shtojmë miellin gradualisht me kripën, piperin dhe djathin kaçkavall. E përziejmë derisa të formohet një brumë i butë që nuk ngjitet në duar. Në një enë tjetër, përziejmë përbërësit e mbushjes. Marrim toptha të vegjël brumi, i hapim pak me duar, vendosim një lugë nga mbushja dhe i mbyllim si gjysmëhënë. I lyejmë byreçkat me të verdhë veze dhe i spërkatim me susam sipër. I pjekim në 180°C për rreth 30–35 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë.

  • VIDEO

    Turshi miks me patëllxhanë nga zonja Albana

    Turshi miks me patëllxhanë

    Përbërësit:

    • 2 patëllxhanë
    • 2 speca të kuq të gjatë
    • 1 qepë e thatë
    • 4 thelpinj hudhër
    • 2 gjethe dafine
    • 1 litër ujë
    • Majdanoz i freskët
    • Pak spec djegës ose fara speci djegës
    • Disa kokrra piper
    • Vaj ulliri
    • Uthull
    • Kripë

    Përgatitja:

    Pastrojmë patëllxhanët nga lëkura. Heqim farat e specave dhe i presim në shirita. Patëllxhanët i presim sipas dëshirës. Në tenxhere vlojmë: 1 litër ujë, 1 lugë kripë, 4–5 lugë uthull. Kur uji të marrë valë shtojmë patëllxhanët dhe specat. I lemë vetëm 4–5 minuta, derisa të zbuten pak. I kullojmë dhe i vendosim mbi pecetë kuzhine që të thithin lagështinë mirë. Në grirëse shtojmë majdanoz, pak spec djegës dhe pak vaj ulliri. I grijmë derisa të krijohet një salcë aromatike. Përziejmë perimet me hudhrat, qepën, salcën me majdanoz, piperin, gjethet e dafinës, pak kripë dhe uthull sipas shijes. I vendosim në kavanoz dhe sipër shtojmë vetëm pak vaj ulliri. Mbyllim kavanozin dhe e tundim lehtë. E lemë në frigorifer 24 orë dhe  turshia është gati dhe mund të ruhet disa ditë në frigorifer.

  • VIDEO

    Kek me limon nga zonja Albana

    Kek me limon

    Përbërësit:

    • 1 limon
    • 170 gr sheqer
    • 10 gr sheqer vanilje
    • 1 majë luge kripë
    • 60 ml vaj
    • 50 ml qumësht
    • 3 vezë
    • 250 gr miell
    • 10 gr pluhur pjekës

    Përgatitja:

    Ziejmë limonin për 5 minuta, më pas e presim dhe largojmë farat. Në blender shtojmë limonin, sheqerin, kripën, vezët, qumështin dhe vajin. I përziejmë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. Shtojmë miellin, pluhurin pjekës dhe e trazojmë mirë. E hedhim masën në tavë keku dhe e pjekim në 160°C për rreth 1 orë. E lëmë të ftohet plotësisht. Sipas dëshirës sipër mund t'i vendosim glazurë me sheqer pluhur dhe lëng limoni.

  • VIDEO

    Protesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, i riu: Mirënjohës Shqipërisë për mbështetjen! Do i shkojmë deri në fund të kësaj kauze

    Sot studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut do protestojnë në Shkup për gjuhën shqipe. Shkupi Çlirim Iseni, student dhe njëkohësisht protestues, tha në ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’ se shpreson që gjatë kësaj proteste mos të kenë provokime nga pala maqedonase. Ndër të tjera ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen që kanë marrë nga Kosova dhe Shqipëria.

     
  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 18 maj 1997/ Përplasja për zgjedhjet vijon, gardisti rrëfen se si Berisha shpëtoi për mrekulli nga një sulm i armatosur

    Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

     

    Në shtypin e shkruar të datës 18 maj të vitit 1997-të vijonin të pasqyroheshin përplasjet mes forcave politike e jo vetëm për zgjedhjet, ligjin elektoral dhe datën e mbajtjes së tyre. Por në Gazetën Shqiptare pasqyrohej edhe një zhvillim ekskluziv mbi një sulm të armatosur që i ishte bërë Presidentit Berisha dhe shkruhej: Rrëfimi i besnikut të gardës, si i shpëtoi atentatit Berisha”. Ndërsa në Koha Jonë zhvillimi kryesor ishte ky : “ Zgjedhjet, shtyhet katastrofa”. Ndërkaq në botimet politike RD dhe ZP merrnin jetë qëndrimet kryesoire të partive politike.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 18 maj 2026

    Titujt e gazetave për sot, nga si përfitohet 100 për qind nga falja e gjobave te "do të jetë një Shqipëri në BE" e deri tek firmos për armët të firmos për kullën?

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Veri Jug'| Nga rosat autoktone te kaprollët, ferma e veçantë në Zadrimë që po tërheq turistët

    Ju njohim me një fermë të rrallë në Zadrimë, miq. Një fermë me shpendë dhe kafshë të buta, e cila vitin e kaluar u frekuentua nga rreth 100 mijë vizitorë vendas dhe të huaj. Personazhet e reportazhit janë Adelina dhe Nard Koleci, si dhe dy fëmijët e tyre, Lori dhe Antonio. Qindra rosa të vogla autoktone, dy mjelma, një koloni e vogël kuajsh dhe dy kaprollë janë pjesë e kësaj ferme të veçantë.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Dosja K'| Osman Kazazi, legjenda e burgjeve komuniste që vuajti 40 vite në qeli

    Historia e pazakontë e Osman Kazazit, një prej qëndrestarëve më të paepur të burgjeve komuniste në Shqipëri, i cili kaloi rreth 40 vite mes burgjeve, torturave dhe kampeve të internimit. Pse regjimi komunist e mbajti thuajse gjithë jetën në izolim? Çfarë përfaqësonte Osman Kazazi për diktaturën dhe pse qëndresa e tij mbeti simbol dinjiteti njerëzor? Në një letër të tij, Kazazi refuzonte krahasimin me Nelson Mandelën, duke argumentuar se ai dhe të burgosurit politikë shqiptarë kishin vuajtur shumëfish më tepër, në kushte të paimagjinueshme torture, urie, izolimi dhe dhune sistematike. Një rrëfim i fortë për kalvarin e një njeriu që nuk u thye, edhe pse regjimi u përpoq ta zhdukte fizikisht dhe moralisht.

  • VIDEO

    The Best Of Report Tv | Momentet më të spikatura të javës në Report Tv, 16 Maj 2026

     

    Zbuloni më të mirën e javës në The Best Of Report TV! Intervista ekskluzive, debate që ndezën studion dhe kronika nga redaksia, të gjitha në një program të vetëm.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv