-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Klinika 24'| Ovari policistik dhe fertiliteti, shenjat që nuk duhen t’i neglizhuar
Këtë të shtunë, në ‘Klinika 24’, në fokus do të jenë dy tema që prekin drejtpërdrejt shëndetin fizik, emocional dhe jetën e përditshme. Në pjesën e parë, do të flitet për ovarin policistik dhe shtatzëninë. A mund të mbetet shtatzënë një grua me ovar policistik? Cilat janë shenjat që nuk duhen neglizhuar dhe si ndikon ky çrregullim hormonal në fertilitet, metabolizëm dhe mirëqenien e gruas? Përgjigjet i sjell gjinekologia e ftuar në studio. Në pjesën e dytë, diskutimi zhvendoset te idhujt e kohës moderne dhe ndikimi i reality show-ve në emocionet, sjelljen dhe shëndetin mendor. A po jetojmë në epokën e famës së menjëhershme dhe të presionit psikologjik? Çfarë nuk sheh publiku pas kamerave? Një bisedë ndryshe me sociologen dhe me një ish-pjesëmarrës në reality show, për fenomenet që ndikojnë gjithnjë e më shumë në shoqëri.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Një nga Ne'| Nga Ilir Meta tek Yuri Kim, artisti shkodran nxjerr emrat: Ja kush më bleu piktura! SPECIALE/ Refuzoi 11 mijë euro për këmborët: Muzeu unik në Kaludh
Në ‘Një nga ne’, gazetarja Xhensila Nako sjell ditën e një artisti shkodran, i cili ka provuar emigrimin, por ka zgjedhur të rikthehet në vendlindje për të menaxhuar galerinë më të vjetër të artit në Shkodër, të trashëguar nga i ati. Çdo ditë, Kristi e kalon mes pikturës, ngjyrave dhe kujtimeve që e lidhin fort me qytetin e tij. Ai frymëzohet nga qytetet, tradita, motivet shqiptare dhe detajet e përditshmërisë. Punimet e tij kanë tërhequr vëmendjen e turistëve dhe politikanëve, ndërsa projekti i radhës është një ekspozitë personale në Itali. Në rubrikën ‘Speciale’, udhëtojmë drejt Përmetit, në shtëpinë e Lefter Sotirit, i cili ka krijuar një muze unik me këmborë dhe zile mbi 300-vjeçare. Edhe pse i janë ofruar 11 mijë euro për koleksionin, Lefteri nuk ka pranuar ta shesë, duke treguar se tradita, pasioni dhe trashëgimia vlejnë më shumë se çdo shumë parash.
-
VIDEO
Një nga Ne- 'Më erdhi Rama për vizitë', Kristi Shkodra mahnit politikën: Shita 3500 euro një pikturë
Në ‘Një nga ne’, gazetarja Xhensila Nako sjell ditën e një artisti shkodran, i cili ka provuar emigrimin, por ka zgjedhur të rikthehet në vendlindje për të menaxhuar galerinë më të vjetër të artit në Shkodër, të trashëguar nga i ati. Çdo ditë, Kristi e kalon mes pikturës, ngjyrave dhe kujtimeve që e lidhin fort me qytetin e tij. Ai frymëzohet nga qytetet, tradita, motivet shqiptare dhe detajet e përditshmërisë. Punimet e tij kanë tërhequr vëmendjen e turistëve dhe politikanëve, ndërsa projekti i radhës është një ekspozitë personale në Itali.
-
VIDEO
“Zaptuesi i Urdhrit të Stomatologut 400 euro tarifë për student”, kreu i zgjedhur Muçaj: Të ndalet Gurakuqi, po rrjep profesionistët! Vetes i jep 5000 euro rrogë
I ftuar në Report Tv, Presidenti i zgjedhur dhjetorin e kaluar, Arben Muçaj, i bën thirrje të gjitha institucioneve ta zgjidhin këtë situatë dhe të ndalin Gurakuqin, i cili sipas tij në paligjshmëri vijon abuzimet në krye të Urdhrit.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i ditës' 16 Maj | 'I ka ngelur dhe 100 metra...' Qytetarët kritikojnë protestat e PD
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 16 maj 2026
Titujt e gazetave për sot, nga vjen konsensusi i dytë mes PS e PD te më 10 qershor nis fshirja e borxheve për bizneset e deri tek miliardat e Alabbar-it një përrallë me Dubai.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 16 maj 1997/ PD shqyrton projektin Fino për ligjin elektoral, kërcënon i dërguari i OSBE: Ju braktisim nëse s’bini dakord
Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo. Në mesin e majit të vitit 1997-të palët politike po bënin një luftë të madhe për ligjin elektoral dhe datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Në shtypin e shkruar të datës 16 maj pasqyroheshin disa zhvillime që tregonin se mes partive mund të kishte kompromis për ligjin elektoral. Kjo për faktin se PD kishte pranuar të shqyrtonte projektin e kryeministrit Fino ndërsa në Tiranë ndodhej edhe i dërguari i OSBE-së Franc Vranicki. Koha Jonë shkruante : “ KOMPROMIS! Shqyrtohet projekti Fino” Ndërsa në Gazeta Shqiptare titulli kryesor ishte ky : “ PD tërhiqet, pranon Finon”.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Esencë'| Albania e Kaukazit, vespat e para në Shqipëri, kostot e Muzeut të Skënderbeut!
Sonte në Esencë ndër të tjera do të ndiqni: Bibliografi i nostalgjisë shqiptare Uvil Zajmi rrëfen ardhjet e para të vespave në Shqipëri! Rubrika Amarcord shkon në Albaninë e Kaukazit dhe në Fshatin Kish me një kishë në mes! Esencë arkiv, flet profesori dhe arkitekti Pirro Vaso mbi ndërtimin dhe kostot e Muzeut të Skënderbeut në Krujë. Esencë, sonte, ora 21:00 me Eljan Taninin në Report Tv.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Portofol'| Zonat më të lira dhe më të shtrenjta në Tiranë! Shokon eksperti: 40 vite për të blerë një shtëpi?!
Marrja e një prone me qira po kushton çdo vit e më shumë. Tashmë tregu po përballet me çmime tejet të larta jo vetëm për shitjen e apartamenteve por edhe për qiratë. Cilët janë faktorët? A po rrezikojmë një krizë strehimi prej çmimeve? Prej prillit të 2025-ës deri më tani inflacioni i qirave gati janë 3-fishuar. Nëse vjet inflacioni i qirave ishte 2.5%, në muajin e kaluar të këtij viti ishte 7.1%, kurse kulmi është regjistruar në dhjetor të vitit të kaluar, trend që nuk ndryshoi as në janar e shkurt 2026. Kurse si periudhë 4-mujore shtrenjtimi këtë vit është më i larti historik me 7.8%.
-
VIDEO
Turistët po bëhen investitorë, Beti: Të huaj nga Italia deri në Amerikën Latine po blejnë prona në Shqipëri
Pasuritë e Paluajtshme janë sektori i preferuar për investitorët e huaj. Brenda 6 vitesh investimet e huaja në prona janë rritur me 7 herë, nga 80 milionë në 2020-ën kanë arritur në 561 milionë euro.
-
VIDEO
Strehimi në pikëpyetje? Ekspertët paralajmërojnë: Në dekadën e ardhshme shtrenjtimi do jetë edhe më i lartë
As qiratë në zonat periferike të Tiranës nuk mund të konsiderohen më të lira, kjo pasi qiraja për një apartament 1+1 nis nga 300 euro në Fresk, ndërsa për 2+1 çmimet nisin nga 400 euro. Zonat më të kushtueshme janë nga Stadiumi Dinamo, Zona përreth Liqenit Artificial, Myslym Shyri, Rruga e Kavajës apo zona rreth Air Albania.
-
VIDEO
'Sali komunisti'/ Spartak Ngjela sulmon opozitën: Ka frikë se e rrëzojnë, prandaj nuk pranon garë
Në emisionin 'Studio Live' në Report TV, me gazetarin Ermal Qori, avokati Spartak Ngjela komentoi zhvillimet brenda opozitës dhe qëndrimet e Sali Berishës. Ngjela u shpreh se Berisha nuk pranon një garë të hapur politike, pasi sipas tij ka frikë se mund të rrëzohet nga drejtimi i opozitës. Ai e cilësoi Berishën si 'Sali komunisti', duke e akuzuar se po mban peng Partinë Demokratike dhe po shmang çdo proces të vërtetë demokratik brenda saj.